• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
KLAUDIA MALAJ/ Artistët nuk e duan Teatrin e ri
Home
Blog

KLAUDIA MALAJ/ Artistët nuk e duan Teatrin e ri

June 14th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Sot politika preferoi të luante role të ndryshme përpara trupës së shkëlqyer të artistëve shqiptarë të cilët u thinjën dhe humbën jetën në skenën shqiptare.

Duke tundur ligjet dhe duke treguar projektet me fjalë menduan se do i mbushej mendja artistëve se çfarë risie do të sillte ndërtimi i Teatrit, kur të gjithë nën zë, e thonë se aty përveçse godinës do të ndërtohen edhe disa kulla të cilat janë në dobi të porositësve.

Një ditë pas reagimit të Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta i cili ftoi Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës që të ulet dhe të dëgjojë artistët në lidhje me shembjen e teatrit, kryebashkiaku Erion Veliaj iu përgjigj pozitivisht kërkesës. Një ditë e gjatë me debate dhe konfrontime mes Veliajt së bashku me planin për teatrin, dhe artistëve të cilët e kundërshtojnë fuqimisht ndërtimin e tij.

Në dëgjesën e sotme mori pjesë edhe ministrja Kumbaro. Ndryshe nga herët e tjera ministrja, e cila duhet të jepte zgjidhje për çdo paqartësi të artistëve, preferoi të heshtte apo të thoshte disa fjalë pa mikrofon. Nga artistët është pritur me kohë një reagim nga Kumbaro, por edhe sot ajo u “mbështet” pas shpatullave të Veliajt dhe nuk tregoi asgjë në lidhje

Rolin e moderatorit e mori vetë kryebashkiaku i cili në fjalën e tij u shpreh se, ndërtimi i teatrit është një nga projektet më ambicioze në 13 vite.

Sado ambiciozë qoftë, vetë artistët e dinë shumë mirë se për çfarë po prishet teatri dhë se çfarë do të ndërtohet./AlpeNews.al

  • Tags
  • Klaudia Malaj
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Pse ky mall i PD-së për të rehabilituar renegatët?!”
Previous article Shastisja e Trump mbi Korenë e Veriut

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k