• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
KIMETE BERISHA/ Kapitalistët e Albin Kurtit kundër kapitalizmit!
Home
Blog

KIMETE BERISHA/ Kapitalistët e Albin Kurtit kundër kapitalizmit!

July 1st, 2021 F.autor Blog 0 comments

Kapitalistët e Vetëvendosjes kundër kapitalizmit!

Kjo është një kontradiktë e thellë!

Deklarohet milioner majtisti që është kundër kapitalizmit.

Me fjalë janë kundër kapitalizmit, ama me pasuri janë kapitalistë,

janë shumë të pasur që bëjnë jetë luksoze, nëpër lagje luksoze, larg nga populli, larg nga Ju.

Idenë e tyre për barazi e realizoni Ju.

Ata, për vete, janë të pasur.

E Ju mbeteni të varfër, sepse po keni qejf.

Ata, gjërat luksoze i konsiderojnë të domosdoshme, e ju militantët varfanjakë të Vetëvendosjes (që baba ua jep nga 1 euro për kafe), Ju

gjërat e domosdoshme i konsideroni luksoze.

Por kjo nuk duhet t’ju dekurajojë nga shamjet e nga kërcënimet, ju duhet të vashdoni t’i mbroni siç dini veç ju, me afsh, milionerët tuaj të Lëvizjes, sepse këtë punë e kanë varfanjakët.

Deklarimi i pasurisë e zbuloi doktrinën e Vetëvendosjes, me të cilën do ta kishin kompleksuar edhe Marksin.

Besojnë në barazi mes jush, ama Ata i dallon nga populli pasuria.

Juve duan t’ju shohin duke e ndarë varfërinë tuaj në mënyrë të barabartë, ama për vete i ndajnë milionat.

Janë kundër luksit, ama jetojnë jetë luksoze.

Janë edhe majtistë, edhe milionerë.

Edhe socialistë, edhe kapitalistë.

Janë gjithçka sepse janë asgjë.

Janë thjesht mashtrues!

P.S. Në kohën kur të gjithë mashtrojnë – ta thuash të vërtetën është akt revolucionar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Listat realisht të hapura imponojnë ose “veting” për politikanët, ose marrëveshje të re PS-PD
Previous article ARTUR AJAZI/ Luli, “proamerikan” nga halli

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k