• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
KERSTEN KNIPP/ Themelimi i Ushtrisë së Kuqe
Home
Blog

KERSTEN KNIPP/ Themelimi i Ushtrisë së Kuqe

February 23rd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

100 vjet më parë u themelua Ushtria e Kuqe, armata e ish-Bashkimit Sovjetik. Që në fillim historia e saj ishte e lidhur ngushtë me atë të Gjermanisë.

Nja dy cigare dhe hip në kamion. Katër kilometra e gjatë është rruga nga fshatrat përreth qytezës branderburgase Erkner deri te stacioni i trenit. Një rrugë që nuk bëhet dot gjithnjë më këmbë a me biçikletë. Kështu që ishte shumë komode, kur atypari kalonte ndonjë kamion i kazernave të ushtrisë ruse: “Mjafton t’u jepje ndonjë cigare dhe të merrnin me vete në karroceri”, kujton fotogarfi Christian Thiel që është rritur në këtë zonë, në kohën e pushtimit sovjetik gjatë viteve 1950.

Gati një gjysmë shekulli, prej vitit 1945 deri kur u tërhoqën, në gusht të vitit 1994, Ushtria Ruse ishte stacionuar në pjesën lindore të Gjermanisë. Ajo ishte pararoja ushtarake e sundimit sovjetik e drejtuar kundër Europës Perëndimore.

“Për rusët ne ishim kafshë të egra”

Marrëdhëniet me popullsinë civile u normalizuan vonë. Në vitin 1945, Gjermania naziste sapo kishte humbur Luftën e Dytë Botërore, gjermanët kishin shumë frikë nga ushtarët sovjetikë. Me të hyrë në Gjermani dhe pasi okupuan ndërtesën e Rajhstagut, ushtarët rusë e bënë të qartë se kush do ta kishte pushtetin këtej e tutje.

Zweiter Weltkrieg - Leningrader Front 1942 (picture-alliance/akg-images)

Me të marrë sovjetikët më 1 maj ndërtesën e Rajhstagut ata ngritën aty flamurin e Bashkimit Sovjetik. Fotografi rus Jewgeni Ananjewitsch Chaldei e ka fiksuar skenën me kamera. Edhe pse skena mund të jetë sajuar më pas, kjo fotografi është bërë tashmë ikonë e historisë së fotorafisë.

Në fillim, nën flamurin e kuq të Bashkimit Sovjetik sundonte dhuna dhe aribrariteti, viktimat kryesore të të cilave ishin gratë. “Rusët mund të bënin tani me ne çfarë të donin”, kujton berlinezja Eva Schliep ditët e para pas pushtimit të Berlinit në prill 1945, në gazetën e përditshme “Die Welt”. “Përdhunime, ekzekutime dhe plaçkitje dhe veç kësaj një urrejtje e pakufishme ndaj gjermanëve që u kishin shkaktuar aq shumë vuajtje rusëve na e bënin jetën shumë të vështirë.” Numri i grave të shfrytëzuara dhe përdhunuara gjatë muajve të parë të pushtimit rus nuk dihet saktësisht. Hamendësimet janë shumë të ndryshme: nga 200.000 deri në dy milionë.

Armiq të urryer

Në vitin 1945 Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania kishin një armiqësi të urryer. Edhe themelimi i Ushtrisë së Kuqe kishte qenë rezultat i një humbjeje shkurajuse që kishin pësuar rusët në Luftën e Parë Botërore. Në vitin 1917, ushtria gjermane kishte pushtuar pjesë të tëra të perandorisë cariste që ishte në rrënim e sipër. Në dhjetor të po atij viti u takuan përfaqësues të dy shteteve për të bërë negociatat e paqes në qytetin Brest Litovsk, 180 km larg Varashavës. “Rrethanat historike”, do të shkruante Leo Trotzki, që disa muaj më pas organizoi themeleimin e Ushtrisë së Kuqe, “kishin bërë që të deleguarit e regjimit më revolucionar që ka parë historia të ulen në një tryezë me përfaqësuesit diplomatikë të kastave më reaksionare ndër të gjitha klasat qeverisëse”.

Kjo kastë reaksionarësh u diktoi rusëve një paqe shumë të disfavorshme. Bashkimi Sovjetik duhej t’i dorëzonte Perandorisë Gjermane pjesë të mëdha të terrenit të tij – një humbje poshtëruese që nuk duhej të përsëritej edhe një herë kështu.

Nga kazma te pushka

Kështu edhe Trotzki, në janar 1918, nisi të ndërtonte një ushtri sovjetike “të kuqe”. Ai e ndërtoi atë mbi bazën e ushtrisë cariste që nuk ishte shpërbërë ende, prej së cilës rekrutoi edhe shumë komandantë. “Përqindja e papërfillshme e analfabtëve ndër rekurtë sa vjen e ulet”, shënon ai në vitin 1934. “Gjatë vitit të kaluar, vetëm në Moskë kanë marrë çertifikatat e qitësve 50 000 punëtorë nga profesionet civile dhe shkollat.”

Spastrimi i madh

Sowjetrepublik Leo Trotzki (picture-alliance/akg-images)

Për Stalinin ushtria me shumë oficerë që kishin shërbyer në kohën e carit, ishin të rrezikshëm. Themelusin e saj ai e kishte detyruar të mërgonte qysh në vitet 1928/29. Në vitin 1937 ai vendos të bëjë një “spastrim”: Shkarkoi afro 35 mijë oficerë, gati gjysmën e tyre i dërgoi në internim. Shumë syresh i ekzekutoi. Pas Luftës së Dytë Botërore, Ushtria e Kuqe u bë ushtria më e madhe e botës. Ajo përfshinte 170 divizone këmbësorie, 35 divizione tankesh dhe 58 divizone artilerie, afro katër milionë e gyjsmë ushtarë ishin me armë në dorë. Por ushtria e rezervistëve ishte shumë më e madhe, afro 30 milionë vetë.

Tërhqja nga Gjermania

Edhe arsenali në tokën gjermane ishte shumë i madh. Kur Ushtria e Kuqe u largua nga RDGJ-ja në vitin 1994, ajo la pas një rrjet me 1.500 impiante ushatarake. Rreth një gyjmë milionë ushtarë u kthyen në shtëpi. Ata morën me vete afro 4.300 tanke, 100.000 kamionë, 3.600 armë dhe 180 sisteme raketore.

Gjermanisë, e cila sapo ishte bashkuar pak më parë, kjo i kushtoi shumë: ajo mori përsipër një pjesë të mirë të kostove të transportit të impianteve ushtarake, përafërsisht 7,5 milardë marka gjermane (afro katër miliardë euro). Shumë prej aparaturave janë ende në përdorim, si pjesë e inventarit të ushtrisë së shtetit pasardhës të Bashkimit Sovjetik, Federatës Ruse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FATOS LUBONJA/ Rama i dha “Xhatit” një kioskë në ambientet e Akademisë dhe hante falas
Previous article ALASDAIR ROBERTS/ Strategjia e Madhe nuk është mjaftueshëm e madhe

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k