• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
KERSTEN KNIPP/ Asadi, gazi helmues dhe njoftimi nga Moska
Home
Blog

KERSTEN KNIPP/ Asadi, gazi helmues dhe njoftimi nga Moska

August 29th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Të shtunën Ministria ruse e Mbrojtjes doli me një paralajmërim për opinionin. Rebelët sirianë, anëtarë të një grupi islamist, Tahrir al-Sham janë duke përgatitur një sulm me armë kimike në provincën e Idlibit në veriperëndim të Sirisë. Sipas zëdhënësit të ministrisë ruse, Igor Konashenkov, ky grup po e inskenon një sulm të tillë për ta paraqitur atë në sytë e opinionit si të kryer nga regjimi i Asadit. Rebelët kanë sjellë disa fuçi me klorofin në një fshat në afërsi të qytetit Jisr dhe kanë angazhuar një firmë të huaj që t’i ndihmojë në kryerjen e sulmit. Qëllimi është i qartë, sipas Konashenkovit. Rebelët duan t’u japin një shkas SHBA, Britanisë së Madhe e Francës për të sulmuar nga ajri objektiva të qeverisë siriane.

“Gënjeshtra dhe pretendime”

Pretendimi i rusëve u hodh poshtë nga organizata që në shkallë ndërkombëtare gëzon kredibilitet, “Qendra Siriane e Vëzhgimit për të Drejtat e njeriut” në Londër. Kjo organizatë i cilësoi paralajmërimet nga Moska si “gënjeshra ” dhe “thjesht pretendime që shërbejnë për të hapur luftën në Idlib”, u shpreh Rami Abdel-Rahman, drejtor i qendrës, sipas mediave ndërkombëtare. Klorin është transportuar për një arsye tjetër. “Ky ofrohet kohë pas kohe, me qëllim që ujësjellësit në lokalitete të sterilizojnë ujin”, thotë Abdel-Rahman. Ndërsa një gazetë në internet “Al-Araby al-jadeed pyet se “që kur ushtria ruse lejon akte terrori, për të cilat është e informuar më parë?”

“Rusët nuk kanë besim tek Asadi”

Një pyetje tjetër që shtrohet, është se pse Moska me një paralajmërim të tillë i drejtohet opinionit, kur dihet, që të gjithë aktorët, edhe organizatat ndërkombëtare, shohin me vëmendje të veçantë drejt Sirisë? Elias Parebo nga iniciativa “Adopt a revolution” që simpatizon me kryengritësit, shprehet se “me sa gjasa edhe rusëve u mungon besimi tek regjimi i Asadit.” Me sa duket edhe në Moskë nuk ka siguri, që qeveria e Asadit heq dorë nga armët kimike, thotë Parebo në bisedë me Deutsche Wellen. “Në të shkuarën janë kontrolluar 34 misione me gaz helmues nga kontrollorët e OKB. Për 28 prej tyre është bërë përgjegjës regjimi. Ky nuk ka përdorur vetëm klor, por edhe sarin dhe materiale të tjera.”

Sipas kësaj nuk përjashtohet që qeveria të përdorë edhe në Idlib gazin helmues. Në Idlib ndodhet një nga zonat e deeskalimit për të mbrojtur civilët. Por aty gjenden edhe pozicionet e opozitës së armatosur, sidomos të Frontit Al-Nusra.

Gaz helmues dhe luft psikologjike

Fronti al-Nusra u godit ashpër ditët e fundit nga regjimi, por rebelët vazhdojnë të mbrohen. Kjo mund të jetë një arsye sipas, Parebos që qeveria të përdorë gazin helmues. Gazi helmues vret shpejt, dhe përmes i tij u thuhet njerëzve, se askund nuk jeni të sigurtë. Deri më tani përdorimi i armëve kimike ka mbetur pa u ndëshkuar. Paralajmërimi i Obamës i verës 2013 se me përdorimin e armëve kimike, qeveria e Asadit kalon “vijnë e kuqe” mbeti pa pasoja.

Paralajmërim nga Uashingtoni

Edhe këshilltari amerikan i sigurisë, John Bolton e paralajmëroi qeverinë siriane nga përdorimi i gazit helmues. Nëse kjo ndodh, thotë Bolton, në drejtim të Damaskut, SHBA “do të përgjigjen shumë fort.” Ndoshta me këtë lidhet edhe paralajmërimi rus për sulme të mundshme me gaz helmues nga rebelët.

Megjithatë nuk mund të thuhet me siguri, se çfarë do të mbesë në fund nga ky paralajmërim nga Shtëpia e Bardhë. SHBA operojnë në Siri prej dy vjetësh, por këtë më shumë në fshehtësi. Edhe sepse një konfrontim direkt me regjimin e Asadit do të mund të çonte lehtë në një përplasje me fuqinë e tij mbrojtëse, Rusinë. Prandaj mbetet e hapur, nëse administrata e Trumpit do të ishte e gatshme për një hap të tillë.

Asi i perëndimit – paraja

Elias Parebo thotë, se një hap i duhur për të penguar një sulm të ri të mundshëm me gaz helmues, do të ishte që Putinit t’i bëhet e qartë: Në rast të sulmeve të tjera me gaz helmues nuk do të ketë para për rindërtimin e Sirisë. Me rënien e Idlibit do të bjerë edhe bastioni i fundit i rebelëve. Nga kjo pikë nuk do të bëhet më fjalë për aspektet ushtarake, por ato ekonomike të luftës. Rusia i ka boshatisuar arkat financiare, pas vitesh angazhimi në Siri. Edhe hapësira financiare e fuqisë së dytë mbrojtëse, Iranit është e kufizuar pas sanksioneve të reja të Trumpit kundër Teheranit. Shtetet perëndimore gjatë luftës në Siri u treguan relativisht të përmbajtura. Në negociatat e ardhshme ato mund të luajnë asin që kanë në dorë – ekonominë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELONA AGOLLI/ Dritëroi thoshte se dekomunistizimi është huazuar nga intelektualët e Etiopisë
Previous article OLIVER PIEPER/ Trazirat në Chemnitz - Pushteti i "FakeNews"

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k