• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
KERSTEN KNIPP/ 7 vite luftë në Siri dhe gabimet e perëndimit
Home
Blog

KERSTEN KNIPP/ 7 vite luftë në Siri dhe gabimet e perëndimit

March 15th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Më 15 Mars, para shtatë vitesh filloi lufta në Siri. Në këto shtatë vjet perëndimi ka bërë shumë gabime. Por nuk mund të thuhet me siguri, nëse ai mund ta shkurtonte periudhën e luftës.

Syrien Luftangriffe in Aleppo (picture-alliance/abaca/E. Karaca)
Lufta në Siri është një rast për lëndën e historisë fiktive -çfarë do të ndodhte sikur? Por më shumë kjo çështje shtrohet po t’iu referohesh shteteve perëndimore. Si do të kishte shkuar rrjedha e kësaj lufte, nëse perëndimi do të kishte vepruar ndryshe? Pyetja nuk është edhe aq e pavlefshme, sepse ajo lidhet me fate të panumërta, që ndoshta mund të jetonin ende, nëse perëndimi do të kishte reaguar ndryshe.

Nga pikëpamja e sotme historia e vendimeve europiane është sidomos një histori e shanseve të humbura. Rasti më i njohur ishte në vitin 2013: Kur po qartësoheshin shenjat, se regjimi i Asadit kishte përdorur gaz helmues kundër popullsisë së tij, presidenti Obama bëri fjalë “për vijat e kuqe” që po kaloheshin dhe paralajmëroi për pasoja. Kur vërtet u përdor gaz helmues, Obama nuk veproi. Ai e injoroi gazin apo paralajmërimet e tij, apo të dyja së bashku.

Obama dhe “vijat e kuqe”

Me këtë u fshi edhe mundësia e fundit për t’i treguar kufijtë regjimit të Asadit. Ende ai nuk ishte plotësisht nën mburojën e Iranit dhe Rusisë, të paktën jo në atë masë, si aktualisht. Ende të paktën ekzistonte një drejtpeshim forcash, që e bënte të përfytyrueshëm një intervenim të SHBA dhe partnerëve të tij. Obama e humbi këtë shans. Për këtë ai vërtet ka pasur arsye të forta. Intervenimi amerikan në Irak, një dekadë më pas në atë kohë- kishte dalë si një katastrofë politike, morale dhe propagandistike. Intervenimi i pamenduar, mbi bazën e gënjeshtrave të padurueshme e bëri SHBA të dukej një fuqi neoimperiale arrogante -një imazh, nga i cili SHBA as sot nuk është shëruar. Nga këto arsye një intervenim i ri në Siri mbante rreziqe.

Por po kaq peshonte edhe rreziku strategjik. Në fund të fundit nuk ishte mundur të parashikohej se si do të ishte fundi i këtij misioni. Do të ishte dorëzuar Asadi? Do ta kishin pranuar Rusia dhe Irani këtë marshim në Siri? Do të kishte ngritur Obama pjesë të botës islame kundër vendit të tij? Shiitët por ndoshta edhe sunitët? Do të thoshte ky intervenim edhe atentate të tjera terroriste në SHBA apo Europë?

Çmimi i pasivitetit

Nuk ka dyshim që një ndërhyerje amerikane mund të kishte pasur pasoja fatale. Dilema është se po kjo vlen edhe për vendimin që të mos ndërhyhet. Situata e sotme është e njohur: Rusia dhe Irani kanë marrë frenat në dorë në Siri e janë kaq shumë brenda vendit saqë një intervenim i perëndimit është i pamundur. Kërkesat e Uashingtonit dhe kryeqyteteve europiane se Asadi duhet të largohet janë bërë fjalë boshe dhe të parëndësishme. Nuk luan më rol, se çfarë dëshiron perëndimi. As gjestet e tronditjes nuk prekin më askënd. Më shumë se kaq: Që SHBA që para fillimit të luftës kishin luajtur me strategji të ndryshme për rrëzimin e Asadit, strategji që me gjasë mund ta kishin zhytur po ashtu vendin në kaos, kjo i nxjerr ato si një vend me qëllime të dyshimshme.

Knipp Kersten Kommentarbild App
Kersten Knipp

Gjërat nuk u zhvilluan më mirë, kur presidenti Obama dhe partnerët e tij në vend të një ndërhyrjeje të ashpër zgjodhën politikën e pavendosmërisë. Mbështetje e rebelëve po, por jo shumë nga frika se mbështeten të gabuarit (xhihadistët). As kjo strategji nuk e përmirësoi gjendjen, përkundrazi ajo inkurajoi opozitarë të panumërt në një luftë, që nga pikëpamja e sotme ishte humbur që atëherë. Jo vetëm ata u vranë. Edhe qindra mijëra civilë u bënë viktima të dhunës së papërfytyrueshme.

Fjalë goje? Kurrë më

Çështja është çfarë mund të mësohet nga kjo? Intervenimet e perëndimit janë bërë në mënyrë diletante dhe dështuan përgjakshëm si në Irak edhe në Libi. Është e qartë që perëndimi në plan afatgjatë nuk është më në gjendje për operacione të tilla. Por ai nuk mund t’ua lërë edhe fushëbetejën të tjerëve. Kthesa që Rusia dhe Irani sollën në luftën e Sirisë mban cinizëm të pashoq. Për të ardhmen, për Sirinë është shumë vonë, mund të thuhet vetëm – Ujditë e mundshme duhet të ndiqen pas nga veprime të vendosura. Ose perëndimi të mbajë duart larg që në fillim. Asgjë nuk arrihet me fjalë goje. Ato vetëm e përkeqësojnë gjendjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ FAKTET, të gjithë ata që nuk u ndëshkuan për Gërdecin
Previous article RIKARD LJARJA/ në kulmin e debateve për teatrin, ai ishte i shenjtë, tani…

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k