• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
KASTRIOT KOTONI/ Shitësit e farave dhe protesta e opozitës
Home
Blog

KASTRIOT KOTONI/ Shitësit e farave dhe protesta e opozitës

June 22nd, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Kastriot Kotoni

Ata nuk janë si shitësit e zakonshëm të farave ,të cilët i sheh në të rrallë në Tiranë.

Ata shitësit e farave në të 9-të protestat e opozitës, janë profilizuar vetëm për ngjarje të mëdha politke ndaj dhe kanë karakteristika të dallueshme nga ata shitësit e farave të cilët janë jo vetëm vendalinjë por edhe nga mjetet e thjeshta të punës ndryshojnë.

Këta të protestave vijnë me arka bananesh dhe kanë përgatitur kaush sa për gjith vitin,dmth presin nga lideri i opozitës shumë protestues nga e gjithë Shqipërija.

Dhe siç thuhet rëndom derisa të mblidhen protestuesit në orën e caktuar për miting ata ose do pinë cigare ose do qërojnë farat e lulediellit.

Ka biznes më të mençur se të presësh kushtrimin e LBashës e të përgatisësh kaushët e pastaj ti pjekësh farat e ti ndash kaushët sipas variantit me 50 lek të mëdhajat e 20 lek të mesmet e 10 lek të voglat. e të nisesh prej çdo rrethi për një ditë mitingu në Tiranë.

Ja që këtë biznes kaq të parëndësishëm nuk e di as gazetari shqiptar dhe as gazetari perëndimor qoftë edhe ky gjerman apo hollandez.

Se e dini ju more shitësa të bekuara fara luledielli ku nuk i fusin hundët gazetarët?Po vetëm sot e patë me sytë tuaj se protesta ishte jo vetëm shumë madhështore por edhe paqësore sa mua personalisht më erdhi keq për mundimin tuaj dhe natyrisht për zhgënjimin që pësuat nga mosshitja e farave të zeza e të pjekura për merak.

Ju iku nga dora një fitim por më e rëndësishmja duhet edhe të profilizoheni edhe më shumë në politkë e mos e merrni seriozisht çdo zë të çjerrurr të kryetares së bashkisë së Shkodrës apo edhe të gjithë krerëve të opozitës se nuk bëjnë asgjë pa ndërkombëtarët apo e keni harruar votimin e 140 deputetëve për reformën në drejtësi.

Po do ti shkojë mendja ndonjë faraxhiu e ti besoj ndonjë ëndre se me lekët që do të fitonte nga shitja me arka bananesh të farave do të financonte revolucionin e Republikës së re.

Farraxhinj edhe pse nuk kam parë deri tani në mitingjet e PS të skërmitet njeri duke ngrënë fara ju them se vetëm nëse bashkëqeverisin Luli me Edin si më 2017 atëhere do keni fitime marramendëse,por unë besoj se njeherë bie daci në kos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLERINA HOXHA/ Zjarri i politikës djeg ekonominë
Previous article MIRA KAZHANI/ Keq është, do bëhet edhe më keq, që të bëhet më në fund mirë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k