• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
JURI RESCHETO/ Rusia vendi i kontrasteve
Home
Blog

JURI RESCHETO/ Rusia vendi i kontrasteve

March 17th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Në prag të zgjedhjeve presidenciale Rusia paraqitet si një vend plot kontraste, ku hendeku social po bëhet më i madh. Por politika nuk kujdeset shumë për këtë problem.

Rusia në prag të zgjedhjeve presidenciale

Dallimi mes rajoneve të Rusisë dhe sidomos mes provincës dhe Moskës, si dhe dallimi mes të pasurve dhe të varfërve po thellohet.

Maria Katasonova, jeton në Moskë dhe punon në parlament. Metropoli rus është vendi ku shteti investon shumicën e parave. Vitet e fundit aty janë derdhur miliarda euro për restaurimin e rrugëve, banesave apo ndërtesave të tjera. Dhe kush ka një punë të mirë në Moskë shijon anën prej çokollate të Rusisë. Kush ka para në Rusi, jeton në një botë më vete, dhe të bukur. Maria bën pjesë tek përfituesit e sistemit Putin. Dhe ajo nuk është e vetme. Numri i multimilionerëve rusë u rrit në vitin 2017 me 27 për qind.

Maria Katasonova mbështet presidentin Putin

Si dhe mjaft të tjerë edhe Maria Katasonova i është mirënjohëse për suksesin e saj  politikës së Vladimir Putinit. “Unë i jam mirënjohës Presidentit që kam një vend pune dhe që prindërit e mi kanë punë. Jam shumë krenare për vendin tim dhe historinë e tij. Dhe për këtë arsye falënderoj Presidentin që i ktheu Rusisë rolin udhëheqës në të gjithë botën.” – thotë ajo.

Dhe si mjaft të tjerë edhe Maria Katasonova shpreson se gjërat do të mbeten si janë: “Gjashtë vitet e ardhshme, shpresoj që presidenti do t’i përfundojë të gjitha ato që planifikon të bëjë. Ai ndoshta do të veprojë me më shumë ashpërsi. Sidoqoftë, shpresoj se  do të vazhdojë punën mbi themelet që ka krijuar deri tani “.

Dyqani luksoz GUM në Moskë

Dyqani luksoz GUM në Sheshin e Kuq është simbol i Rusisë së shpejtë, krenare dhe fine. Antipodit i provincës, ku përtej fasadave tërë shkëlqim interesi për zgjedhjet është i vogël dhe mosbesimi i qytetarëve ndaj shtetit  i madh. Si në periferi në Jekaterinenburgut, ku gjendja është e keqe dhe njerëzit nuk janë simpatizantë të presidentit Putin.

Daria Daar banon në një shtëpi që është në rrezik të shëmbet dhe banorëve të saj mund t’u bjerë çdo moment çatia mbi kokë. Ajo thotë se shteti i ka lënë në baltë qytetarët e tij. Dikur shtëpia ishte në pronësi të një ndërmarrjeje shtetërore, por pas mbylljes së saj, askush nuk e ndjen më veten përgjegjës për të. “Shikoni tavanin! Kudo myk. Ne i riparojmë të gjitha vetë. Madje edhe kur bllokohen kanalet, mbledhim para dhe gjejmë dikë që mund ta riparojë.

Daria Daar

Autoritetet e shtetit nuk duan të dinë asgjë për ne, ata na dërgojnë sa andej këtej. U përpoqa të takohesha me kryeministrin ose kryetarin e bashkisë sonë. Më kot. Në TV, ata tregojnë vazhdimisht se si presin çdo ditë nëna ose gjyshe me shumë fëmijë. Por unë nuk munda të marr dot takim.” – tregon Daria.

Kurse fqinji i saj Juri Lavigin thotë: “Unë nuk do të votoj për Putinin. Atij nuk i intereson populli. Ne po varfërohemi dhe po jetojmë gjithnjë e më keq.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rrëfimi i rrallë i Ismail Qemalit/ Le Figaro: Jam dëshmitar i një ngjarje që do të flasë Evropa
Previous article MAX BOOT/ Rusia ka luftuar me Perëndimin për vite me radhë, ne thjesht nuk e kishim vënë re

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k