• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
JOSIF PAPAGJONI/ Sulmi ndaj Bregoviç nga mendësi primitiviste
Home
Blog

JOSIF PAPAGJONI/ Sulmi ndaj Bregoviç nga mendësi primitiviste

August 7th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Shoh këto ditë një vërshim llumi nëse ia vlen a s’ia vlen të këndojë Goran Bregoviç në Korçë?! Dhe llumi sjell llumin, dmth ndezjen e urrejtjeve të vjetra e të reja, ikën nga tingujt muzikorë dhe shkon bash aty, te nacionalizmi i verbër, periferia, mbyllja në haurin tënd, në shpellën tënde. E provuam mbylljen 50 vjet, u dashka provuar sërish nga një mori kinse “patriotësh”, që bartin mbi shpinë veçse kasollen e tyre të mjerë, shpellën inkuizicioniste të ideologjive të sëmura nga bacili i vetmisë, ksenofobisë, urrejtjeve. Bota vrapon e ethshme drejt një kozmopolitizmi të hapur, aktiv, ku njeriu bëhet Zot, me gjithë liritë dhe të drejtat e tij, me punën dhe familjen, kudo ku ai jeton, në hapësirën pa klone e kufij.

Unë nuk e di se si tingujt e këngëve të dala nga një shpirt artisti mund të kthehen në plumba, gjyle e topa. Ç’është kjo mendësi primitiviste kështu? Ç’janë këto kreni të ngjyera në idiotësitë e luftërave dhe urrejtjeve nacionaliste, pa arsyetuar. Kjo e shtyn dhe një shekull më tej domosdonë e komunikimeve, marrëdhënieve mes shqiptarësh e serbësh, duke ringjallur makthe, pandehma dhe paranoja, jashtë kontekstit historik. Kohët nuk janë të ngrira. As marrëdhëniet mes popujve, qoftë dhe rasti mes serbëve dhe shqiptarëve, që ka përsipër ankthin e gjakut.

Arti nuk është senjor i gjakut. Them se është e kundërta. Arti bashkon zemrat njerëzore, nuk i përçan dhe as i fut nëpër kolibet arkaike të mendjeve të stërmunduara nga dyshimet, paragjykimet. Korça është qytet i kulturës, i pritjes së të huajve, nuk është një gjelltore urrejtjesh dhe përçarjesh. Është në nderin e saj ta presë edhe një këngëtar të njohur serb si Goran Bregoviç.

E ç’u bë se ai na këndoi në këtë qytet kulture? Thjesht do të lërë udhëve dhe qiellit të Korçës ca tinguj njerëzie, ca tinguj miqësie, dashurie. Vallë i bën keq dikujt tingulli? Në i bëftë keq, le të vërë pak dyll në vesh, më pas do të mësohet se shpirtrat e popujve ngjajnë. Arti bashkon…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Albin Kurti po bën me Bregoviçin, atë që ka tentuar të bëjë Milosheviçi, apo Shesheli
Previous article LORENC VANGJELI/ Njëri Oso Kukë, tjetri Piter Pan, dy bashkëpengjet nga PD-ja yrysh Amerikës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k