• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
Jetoni ilegalisht në Itali? Salvini: Duhet të bëni gati çantat
Home
Blog

Jetoni ilegalisht në Itali? Salvini: Duhet të bëni gati çantat

June 7th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Bernd Riegert/ 

Numri i azilkërkuesve dhe migrantëve që vijnë në Itali krahasuar me një vit më parë ka rënë me 75 përqind. Që prej fillimit të vitit me varka nga deti kanë ardhur vetëm 13.000 njerëz, të nisur kryesisht në Libi. Marrëveshja me Libinë, kontrollet e shtuara kufitare dhe frikësimi i migrantëve prej tyre tregojnë efektin e shpresuar nga BE dhe nga Italia. Pra kthesa është arritur shumë kohë para ndërrimit të qeverisë.

Tregim fuqie me potere

Por qeveria e re populiste vazhdon të bëjë sikur po ndodh një “invazion”, siç e quan atë ministri ekstremist i djathtë i Brendshëm, Matteo Salvini. Kjo thjesht është e gabuar. Është e vërtetë se në pesë vitet e fundit në Itali kanë ardhur rreth 700.000 azilkërkues dhe migrantë, por që 500.000 prej tyre të vazhdojnë të jetojnë ilegalisht midis Alpeve dhe Siçilisë, siç pohon qeveria e re, kjo nuk është e qartë. Shumë prej këtyre njerëzve janë pranuar si azilantë, por shumë edhe janë larguar më tej në drejtim të Veriut, në Francë, Gjermani ose diku tjetër në BE. “Problemi” i paraqitur nga populistët bëhet kështu gjithnjë e më i vogël.

Organizata ndihmëse për azilkërkuesit dhe refugjatët në Romë presin që numri i të ardhurve të bjerë edhe më tej dhe që populistët ta kremtojnë këtë si fitoren e tyre, megjithëse ata kanë korrur vetëm fryte të politikës së tanishme të azilit në BE. Ministrat e Brendshëm të BE ka tri vjet që janë fokusuar te izolimi dhe frikësimi, në fillim në kufirin turko-grek, pastaj në rrugën detare për në Itali.

Deklarata mburravece e ministrit të Brendshëm ekstremist të djathtë se “ilegalët” duhet të bëjnë gati çantat për të ikur do të ketë ndoshta pak efekt në praktikë. Vitin e kaluar autoritetet ndërmorën 6.500 dëbime. Salvini do të shpëtojë tani nga 500.000 vetë. Për këtë e para ai duhet t’i gjejë ku janë ata, së dyti të ndërtojë kampe gjigande për dëbime dhe së treti të gjejë vende që t’i pranojnë dhe më tej të gjejë 2,3 miliardë euro që duhen vetëm për transportin dhe shoqërimin e atyre që duhen dëbuar.

Ndryshim i klimës sociale në Itali

Ajo që megjithatë do të ndryshojë dhe ka ndryshuar tashmë, është klima sociale në Itali. Po bëhet gjithnjë e më e pranueshme në opinion nxitja kundër azilkërkuesve dhe migrantëve, megjithëse në jug ata preferojnë t’i shfrytëzojnë si punëtorë të lirë me mëditje. Sulmet dhe dhuna kundër migrantëve po shtohen, mendojnë ndihmësit e refugjatëve.

Populistët e djathtë duan të heqin dorë nga parimi që përgjegjës për refugjatët është vendi ku ata hyjnë për herë të parë, i ashtuquajturi rregull i Dublinit. Ministri i Brendshëm Salvini kërkon një sistem të përhershëm shpërndarjeje për të gjithë ata që vijnë. Por këtë e kundërshtojnë shtete si Hungaria e Polonia. Këto premisa diametralisht të kundërta për zgjidhjen e çështjes së refugjatëve është vështirë që të harmonizohen. Një pajtim evropian për një sistem të unifikuar azili, me këtë qeveri italiane, bëhet edhe më i largët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mustafa Nano, po të tregoj se cilat janë vajzat me b***!
Previous article JENS THURAU/ Pyetje për Dr. Merkel

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k