• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
JETON NEZIRAJ/ Mllefi 30 vjeçar s’duhet ta cenojë idenë për një Teatër të ri Kombëtar
Home
Blog

JETON NEZIRAJ/ Mllefi 30 vjeçar s’duhet ta cenojë idenë për një Teatër të ri Kombëtar

July 1st, 2018 F.autor Blog 0 comments

Teatri Kombëtar i Shqipërisë, i tillë si është tani, është thuajse jo-funksional: i mungojnë kushtet elementare për punë.
A mund të rinovohet ky që është tani dhe t’i ruhet arkitektura e jashtme? Them se po, por pyetja shtrohet, përse na duhet një rinovim i këtillë? Nga sa kam lexuar prej specialistëve të arkitekturës që kanë qenë të kyçur në debat, nuk bëhet fjalë për një godinë me vlera arkitektonike.
Por le të themi, bëhet fjalë për një godinë e cila ka vlera të tjera, memoriale e shpirtërore, sepse është si një kujtesë kolektive e një komuniteti artistësh që kanë vepruar e krijuar aty për mbi 50 vite. Dhe këto janë vlera që janë legjitime e që duhet të respektohen dhe të trajtohen me dashamirësi. Por, para se përmes kësaj godine jo-funksionale, kjo memorie shpirtërore kolektive mund të ruhet në forma të tjera, përmes, ta zëmë:
-një dokumentimi/fotografimi/filmimi të godinës aktuale dhe pastaj krijimin e një këndi në teatrin e ri, në të cilin do të mund të ekspozoheshin për gjeneratat e reja krejt këto materiale (video incizime, audio incizime, fotografi etj);
-përmes krijimit të një makete në miniaturë të teatrit aktual dhe e cila maketë mund të ekspozohet pastaj në hyrje ose diku në hollë të teatrit të ri;
– përmes incizimit të disa video e audio-intervistave me disa prej krye-protagonistëve kryesor të teatrit aktual, të themi, 10 video-intervista, e të cilat intervista pastaj do të ngeleshin si pjesë e arkivës digjitale të teatrit të ri dhe në dispozicion për publikun dhe gjeneratat e reja. Ta marrim si shembull: në njërën prej tyre, aktori Ndriçim Xhepa na rrëfen për kthinat e teatrit ekzistues, për skenën, për zhveshtoret, për dërrasat dhe gjithçka tjetër që ai mund ta konsiderojë si të rëndësishme për t’u rrëfyer dhe për t’ia transmetuar një publiku të ardhshëm;
– përmes ruajtjes së një pjese të fasadës/murit të jashtëm të teatrit ekzistues dhe përfshirjes së kësaj fasade/muri në ndërtimin e teatrit të ri;
Dhe natyrisht, duke digjitalizuar e ekspozuar në hollin e teatrit të ri fotografi, posterë, kostume, rekuizita e materiale tjera të rëndësishme nga shfaqjet kult të këtij teatri.
Dhe, së fundi, do të kërkoja që, brenda teatrit të ri, të krijohet një ‘arkivë e qasshme dhe publike’, në të cilën kureshtarët e ardhshëm, studiuesit dhe kushdo tjetër, do të mund të gjenin të arkivuar këtë ‘memorie kolektive’ të këtij teatri.
Teatri i ri duhet të ndërtohet mbi këtë trashëgimi shpirtërore të këtij teatri ekzistues i cili besoj se duhet të shembet. Debati aktual është zhvilluar përtej argumenteve pragmatike. Ai ka qenë, në të shumtën e herëve, debat në të cilin është derdhur mllefi mbi 30 vjeçar për gjendjen e mjerueshme të teatrit shqiptar në përgjithësi.
Duke qenë kundër shembjes së teatrit aktual shumë nga artistët sikur kanë dashur t’u hakmerren këtyre mbi 30 viteve të mjerimit teatror në Shqipëri, dhe jo vetëm.
Por kjo ‘hakmarrje’ s’duhet ta cenojë idenë për një teatër të ri kombëtar, të dinjiteshëm. Është më i mirë një teatër funksional në një truall më të vogël, sesa një teatër jo-funksional në një truall më të madh. Kur disa herë kemi sjellë shfaqjet tona në atë teatër, derisa aktorët luanin në skenë, nuk është se e kam pasur hallin e truallit mbrapa teatrit!
Jo! Hallin e kam pasur tek ato digat e metalta që në çdo moment mund të binin mbi aktorët, hallin e kam pasur tek ajo skenë e shtrembëruar dhe tek ato kushte të mjerueshme që i kemi gjetur në atë teatër.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KIÇO BLUSHI/ Sa mirë ke bërë, o Zot, që nuk e kufizove budallallëkun
Previous article ROZALB LIKA/ Botërori i futbollit. Cristiano Ronaldo dhe Leonel Messi, dy yje pa skuadër

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k