• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ISP apel kuvendit, deputeteve dhe partive: Respektoni kodin e sjelljes
Home
Blog

ISP apel kuvendit, deputeteve dhe partive: Respektoni kodin e sjelljes

April 21st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Kuvendi i Shqipërisë më 5 prill 2018 miratoi Kodin e Sjelljes, një akt konsensual me rëndësi për rritjen e besimit publik të deputetëve dhe për transparencën dhe llogaridhënien parlamentare.  Në nenin 2 të tij, Kodi i Sjelljes përcakton se “Kodi zbatohet për të gjitha aspektet e jetës publike të deputetit. Ai nuk rregullon aspektet e jetës private, përveçse kur jeta private e tij cenon dukshëm besimin publik te deputeti dhe institucioni i Kuvendit”. Pas miratimit të Kodit të Sjelljes pritej që partitë politike parlamentare, deputetët dhe strukturat drejtuese të Kuvendit, të ndërmarrin hapa seriozë për jetësimin e tij në praktikë, përmes trajtimit me prioritete në të gjitha punimet parlamentare, në mbledhjet e grupeve parlamentare dhe në raportet e deputetëve me publikun.

Instituti i Studimeve Politike, si grupim civil që monitoron Kuvendin e Shqipërisë 2017-2020, shpreh shqetësimin e thellë se gjatë ditëve dhe javëve të fundit disa prej deputetëve të parlamentit kanë shkelur të gjitha parimet etike të Kodit të Sjelljes, si dhe kanë demonstruar vullnet publik për të ndërtuar një ligjërim fyes, denigrues dhe diskriminues ndaj etikës, ligjit, Kushtetutës dhe normave të edukatës morale të komunikimit. Gjuha e përdorur nga kryeministri ndaj qytetarëve protestues, u pasua me gjuhë shumë denigruese të përdorur nga disa deputetë të opozitës kundër tij, nga disa parulla fyese dhe jashtë çdo standardi komunikimi, si dhe së fundi, nga replika e deklarime publike përpara sallës së parlamentit apo në mediat publike të ish ministrit të brendshëm, dhe të disa deputetëve të opozitës në replikë më të. Shprehje që janë fyese edhe për nivelin e fjalorit të rrugës, të artikuluara në parlament dhe në media, në studio televizive dhe në replika personale, – janë tregues i nivelit ku ka rënë ligjërimi dhe përfaqësimi politik.

ISP i drejtohet Byrosë së Kuvendit, si autoriteti kryesor për zbatimin e Kodit të Sjelljes, si dhe institucioneve etike të ngritura në PS, PD e LSI, të ndërmarrin hapa seriozë distancomi dhe penalizmi ligjor ose statusor për individët që promovojnë gjuhë vulgare e fyese në parlament dhe në komunikimin politik. Çdo individ politik që bën deklarime të tilla duhet të kërkojë ndjesë publike dhe nëse e refuzon ndjesën e ndryshimin, duhet të marrë publikisht vlerësim negativ për performancën e tij politike në parlament, në qeveri dhe në partitë politike. Gjithashtu apelon median të refuzojnë kronikat që përmbajnë elementë të tillë dhe të mos lejojnë që hapësira publike mediatike të vihet në dispozicion të një abuzimi të tillë me lirinë e fjalës, imunitetin parlamentar dhe vlerat e demokracisë.

Besimi publik rritet kur politikanët japin llogari dhe janë transparentë në aktivitetin e tyre, kur partitë dhe institucionet përfaqësuese manifestojnë sens mase, përgjegjësi publike dhe vlera morale, kur qytetarët krijojnë bindjen se ata që na përfaqësojnë të paktën të jenë individë qytetarë që kanë, besojnë ose promovojnë ca vlera minimale komunikimi dhe veprimi.

Grupi monitorues i Kuvendit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JOZEFINA TOPALLI/ S’kam nevojë për asnjë karrige, dje e premte e zezë për PD-në. Luli do jetë i përjetshëm
Previous article ARTUR AJAZI/ Basha si Xi Jinping, me mandat të përjetshëm

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k