• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
INES POHL/ Gjermania në prag të krizës psikike
Home
Blog

INES POHL/ Gjermania në prag të krizës psikike

July 28th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Në fillim ky problem vetëm të zemëronte, në krahasim me problemet e tjera që preokupojnë botën, me thënë të drejtën një problem shumë i vogël. Mesut Özil, lojtari i ekipit kombëtar gjerman me rrënjë turke viziton presidentin Erdogan, pozon krah tij, fotoja përhapet në internet. Fillon një debat që mund të zhvillohej me shumë interes. Çfarë roli shoqëror luan një futbollist, që përfaqëson vendin në kampionate të rëndësishme. Sa besnikëri mund të kërkojë ky vend? Ku janë kufijtë mes rolit dhe privatësisë. Dhe sidomos: Pse lejohen të pozojnë politikanët në krah të despotëve, por lojtarët e ekipit kombëtar jo?

Pyetje me interes, para kampionatit të diskutuara në një nivel që i kishte momentet e tij kulmore. Por ndodhi që ekipi gjerman dështoi keqazi në kampionat, si kurrë në një kampionat më parë, dhe Gjermania nxorri në dritë gjendjen e saj të vërtetë.

Özil stilizohet si fajtori

Papritur Mesut Özil, lojtari i përmendur deklarohet si fajtori për dështimin në sport dhe me këtë lihet vetëm. Diskutimi humbi çdo masë, racizmi i pastër mundi rëndësinë e diskursit. Ndërkohë që hapësira për kritikën me fakte për afrinë e Özilit me Erdoganin u zvogëlua gjithnjë e më shumë. Papritur pretendimi për mungesën e luajalitetit të njerëzve me „sfond migracioni” sundoi pjesë të mëdha të debatit publik.

Gjermania është në rrugën e humbjes së aftësisë si një shoqëri të kërkojë argumentin më të mirë dhe të grindet për këtë. Me sa duket po humbasim edhe normat e mirësjelljes, që krijojnë kuadrin mbrojtës për debate të guximshme politike, për një shkëmbim të qartë dhe të drejtë të argumentave.

Ines Pohl Kommentarbild App (DW/P. Böll)Kryeredaktorja e Deutsche Welles, Ines Pohl

Një çështje pushteti ngrihet në parim

Jo vetëm në mediat sociale, por edhe nga radhët e qeverisë stilizohen vlerësimet e ndryshme si çështje besimi, pushteti ngrihet në parim, kundërargumenti nuk kuptohet si ofertë, por si sulm. Tingëllon banale, por diskutimi në thelb jeton prej asaj që ta dëgjosh tjetrin. Që shoqëritë të zhvillohen më tej, duhet të ruhen hapësirat, ku pikëpjekja të bëhet me empati, e nxitur nga dëshira, për ta kuptuar tjetrin përballë teje, për të verifikuar qëndrimin tënd. Që një debat të jetë i frytshëm, duhet që në fillim të tij të ketë një ujdi – se çfarë vlen janë argumentat dhe jo mundësia rikonfirmim të bindjeve të thella.

Një kthesë në frymën e kohës

Mënyra se si u zhvillua konflikti për Özilin, tregon se sa e polarizuar është Gjermania dhe sa i madh rreziku, që edhe këtu, si në vende të tjera, në fund të dominojë dëshira për ardhjen e një „fyhreri”- udhëheqësi të ri, që t‘i vendosë gjërat në vend, e t’ua mbyllë gojën, të gjithë atyre që kanë një qëndrim tjetër. Shumë postime në mediat sociale e vërtetojnë këtë kthesë në frymën e kohës. Këtë mund ta ndryshojë në fund vetëm çdonjëri prej nesh – përmes sjelljes së tij dhe reflektimit të vazhdueshëm kritik të qëndrimit në diskutime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REXHEP HOTI/ S’mund të të vijnë të gjithë në kortezh!
Previous article REXHEP QOSJA/ Mandati i tij – Mandat i gjithëkohshëm

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k