• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ILIRJAN BLLOSHMI/ Mjafti si sebep i dështimit!
Home
Blog

ILIRJAN BLLOSHMI/ Mjafti si sebep i dështimit!

December 9th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Ilirjan Blloshmi 

Ka plasur një debat përsa i përket protestës që po bëjnë studentët. Askush nuk e priste një pjesmarrja aq të madhe në protestë. Nuk e priste opozita, por as qeveria.

I pari që u trëmb ishe Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Ky i fundit nëpërmjet medias që ka i biri filloj të nxjerrë njerzit e qeverisë që duan të prishin protestën. Por nuk mbeten mbrapa dhe njerzit e LSI-së. Të cilët thonë se disa që drejtojnë protestën janë të Mjafti-it.

Të gjithë e pranojnë se ish pjestarët e Mjaftit sot dominojnë politikën. Ish drejtuesi i saj sot është kryetar i bashkisë më të madhe në vënd. Praktikisht njeriu i dytë më i fuqishëm në vënd. Pjesa tjeter e Mjaftit janë deputetë qoftë nga e majta qoftë nga e djatha. Madje njeriu që këshilloj Ilir Metën kur ishte kryetar kuvendi, ishte një ish Mjaftist.

Shumë ish Mjaftistë kanë qënë drejtues, janë drejtues dhe sot. Dikur Sali Berisha mbushte sheshet për Mjaftin, këtë e bënte se njerzit nuk i vinin për të bërë mitingje. Nese Fatos Nano ngriti buxhetin për arsimin kjo u bë se protestoj Mjafti. Arsimin e vdiq një ish Mjaftist si Genc Pollo, e po e varros një ish Qemaliste si Lindita.

Ky debati se protestën po e drejtojnë ca njerëz të Erion Veliaj, tregon dështimin që ka klika politike në shqipëri. Qofte Edi Rama, qoftë Lulzim Basha kanë strukturat e partive që merren me organizimin, kanë biznesmenët që paguajnë transportin, kanë këngetarët që këndojnë dhe nuk ja kanë arritur të mbledhin kaq shumë njerëz.

Sot studentët i trëmben dhe si gjithmonë duhet gjetur një armik, e kur ky armik nuk është duhet shpikur. E u hapën sirtarët dhe armiku ishte Arlind Qori. Ai është e keqia, se ai po proteston, ai po na merr terrenin, ai duhet sulmuar, jo sistemi, se po ti hapim fletët dalin këta tanët.

Pra për të mbuluar dështimin e tyre opozita po përdor një ish levizje për të bërë zhurmë. Kjo tregon se opozita nuk ka një plan, nuk ka një program sesi mund të nxjerre vëndin nga kjo gjëndje që e ka futur kjo qeveri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERJON BRAÇE/ S’po kërkohen negociata me PD dhe LSI, por dialog me studentët
Previous article ILIR LEVONJA/ Rudina, mos i gënje njerëzit!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k