Nga Ilirjan Blloshmi
Nëse djalit të Enver Hoxhës i kanë prishur shtëpinë, i jepni një shtëpi tjetër dhe ju “antikomunistë” mos flisni, për a’t zot mos thoni asnjë fjalë.
Sepse:
Ne si popull nuk patëm b*le t’i dënonim krimet e kësaj familje, falë një grupi “antikomunistësh” që kapën për fyti çdo gjë, në emer të demokracisë.
Ajo familje jeton e qetë, falë këtyre “antikomunistëve” te krehur komunisçe sot, edhe pse janë qindra të pushkatuar që nuk dihen se ku kanë eshtrat.
Antikomunizmi ka “vdekur” si kauzë, sepse është shumë vonë.
E kjo gjë ka ndodhur së pari për fajin tonë, që nuk u vumë rruspën për atë që u bënë prindërve tanë dhe neve gjithashtu.
Prandaj ju “antikomunistët e leshit” që votoni akoma komunistët, pushoni e mos flisni fare.
Ju që keni rrëmbyer “xhaketat e antikomunizmit” shkoni e hani ndonjë paçe.
E mos flisni për komunizmin se në atë kohë i rrinit ndonjë sekretari partie mbrapa bythe.
E nuk e kishit për borxh të spiunonit shokët tuaj.
Përderisa familja Hoxha nuk është denuar për krime kundër njerëzimit, ka të drejta të barabarta me të tjerët.
Jetojmë në demokraci apo jo?
Leave a Reply