• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ILIR YZEIRI/ Shërbim i vyer për Shqipërinë i qytetarit Edi Rama
Home
Blog

ILIR YZEIRI/ Shërbim i vyer për Shqipërinë i qytetarit Edi Rama

March 7th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ilir Yzeiri

Pas raportimeve mendjelehta, bezdisëse dhe pa asnjë dëshirë për të kuptuar se çfarë ndodh realisht në vendin tonë që bën mediat italiane në bllok, për protestën e 16 shkurtit, Edi Rama nisi një tur intervistash në të gjitha kanalet televizive gjeneraliste të vendit fqinj dhe, me një italishte perfekte, me rrjedhshmërinë e ironinë që e ka si stil të komunikimit dhe me fakte e argumente, paraqiti Shqipërinë reale, atë vend që nuk po «digjet nga protestat popullore», që nuk ka « krizë konstitucionale», siç thotë lideri real i opozitës që merr rrogën si president, por, që është përfshirë nga marrëzia e radhës dhe që nxitet nga halucionacionet e një opozite pa ide, pa moral, pa program dhe që, ashtu në tym, siç është vetë, kërkon të mbulojë me blozë edhe Shqipërinë.

Paraqitja që bëri Edi Rama në televizionet gjeneraliste italiane ishte mbrojtja më dinjitoze që mund t’i bëhet imazhit të Shqipërisë, i cili, me shumë mundim, këto vitet e fundit ka nisur të përmirësohet dhe ne tani nuk shihemi si delja e zezë apo si vendi batakçi në mes të Europës që prodhon kriminelë e kriza dhe që ka nevojë për shkopin e Europës që të rrimë urtë e të mbledhim mendjen. Shqipëria ka filluar të prodhojë sukses dhe imazhi i saj po tërheq gjithnjë e më shumë të huajt të cilët po vizitojnë vendin tonë në mënyrë të shtuar dhe mahniten vërtet nga ajo që gjejnë këtu. Bukuria e natyrës është njëra anë dhe atë vendi yne e ka me tepri.

Ajo që i mahnit të huajt është bukuria që kanë në shpirt shqiptarët. Statistikat thonë se ne jemi vendi unikal në Europë, me përjashtim të vendeve skandinave, besoj, ku krimi ndaj të huajve është thuajse në nivelin zero. Të huajt që vijnë në Shqipëri mahniten pikërisht nga mikpritja shqiptare që nuk e gjejnë kollaj në vendet rreth nesh. Shqipëria, po ashtu, është një ndër vendet më paqësore që nuk prodhon asnjë shqetësim apo handikap për të huajt që vizitojnë këtë vend. Të mos harrojmë edhe ushqimin e lirë e të mrekullueshëm dhe hotelerinë pefekte, gjithashtu. Këtë imazh dhe këto vlera, ne, shqiptarët mendjelehtë, nuk dimë t’i shpallim si të shenjta dhe të paprekshme.

Edi Rama dhe Igli Tare në studion e Bruno Vespës mund të bënin krenar cilindo shqiptar sepse ata paraqiteshin aty me gjithë sharmin që ka një europian i vërtetë dhe i lashtë. Edi Rama është kryeministri më dinjitoz që kanë pasur shqiptarët dhe që i përfaqëson ata me dinjitetin maksimal. I ditur, i kulturuar, europian në sjellje me karizmën e lindur, Edi Rama është imazhi më i mirë që mund të përcjellim në Europë. Igli Tare, po ashtu, një personalitet i botës europiane të sportit dhe një ish-futbollist i shquar, e ka ngritur emrin e tij dhe të Shqipërisë në një vend të paimagjinueshëm.

Lazio e tij, falë mençurisë, integritetit profesional dhe moral si dhe punës së tij është shëndoshur financiarisht dhe është ngritur në nivele të jashtëzakonshme. Për të mos folur edhe për shqiptarë të tjerë nëpër botë. Mirëpo, në anën tjetër, ne kemi një opozitë që është lidhur live me televizionet ruse dhe shpërndan në eter një imazh tjetër për këtë vend. Sipas Lulëzim Bashës ky është një vend i mbytyr nga krimi, nga droga, nga kriminelët dhe vetëm Luli është ëngjëlli. Për Lulin nuk ka rëndësi Shqipëria. Aq budalla sa është i gjori Lul, nuk llogarit se është tjetër gjë të bësh luftë politike dhe është tjetër gjë të duash Shqipërinë.

Të lidhesh live me televizionin e Putinit dhe të shash nga mëngjesi në mbrëmje vendin tënd është një histori e njohur e elitave shqiptare. Ajo nis në kohërat e largëta të historisë kur princërit shqiptarë për të asgjësuar njëri-tjetrin thërritën deri edhe mercenarët otoamnë në fillimi dhe pasta i bënë gropën këtij vendi. Esad Toptani simboli i njeriut që e ka parë Shqipërinë si plaçkë për ta shëkmbyer në tregun e pazareve ballkanike është ende i gjallë. Ndërsa, Haxhi Qamili që i vuri flakën vendit në emër të Babës së Madh është një sindromë që i kap politikanët tanë sa herë mendojnë se për ta mundur kundërshtarin ka vetëm një rrugë: të djegin Shqipërinë. Ndaj Edi Rama si qytetar i këtij vendi dhe jo si kryeministër, bëri atë që do të bëja edhe unë, edhe cilido shqiptar tjetër që beson se Shqipëria është një vend i bukur, me njerëz të mrekullueshëm dhe që po ndryshon në mënyrë spektakolare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Mësuesi i rrezikuar
Previous article IVA TIÇO/ Për budallaçkat që nuk e dinë sa e bukur është bota përtej leckave!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k