• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ILIR YZEIRI/ Popullin nuk e përfaqësoni ju, populli është spektator
Home
Blog

ILIR YZEIRI/ Popullin nuk e përfaqësoni ju, populli është spektator

February 27th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ilir Yzeiri

Nocioni i popullit është spekulimi më i madh politik që bëhet në demokraci. Sot ai ka një ngjyrim keqësues dhe përdoret për të karakterizuar politika konservatore, të mbyllura dhe izolacioniste. Duke kuptuar me « popull » tërësinë e një etnie që mbyllet në kufijtë e një shteti, dhe duke aktualizuar vlerat e saj si të ndryshme dhe superiore ndaj vlerave të të tjerëve, sot, populistët kanë fituar terren në vendet e mëdha demokratike, si në SHBA apo Itali, sepse tronditja që ka pësuar bota dhe lëvizjet e mëdha migratore kanë shkatuar vështirësi në kuptimin dhe menaxhimin e demokracisë.

Vlerat e shenjta të lirisë, të bashkëpunimit dhe të hapjes, në shumë raste, janë në luftë me pretendimet për të mos u hapur, por për të theksuar diferencat dhe për të vendosur kufijtë, jo vetëm në mes të shpirtrave, por për të ngritur edhe kufijtë fizikë mes popujve. Ky është konteksti i përgjithshëm, por në vendin tonë është një situatë krejtësisht tjetër.

Shqipëria është vendi që ka bërë eksperimentin më të madh e tragjik me termin « popull ». Komunistët që erdhën në pushtet e përdorën këtë term deri në absurd për ta çuar luftën e klasave deri në tragjedi. Pas viteve ’90, shqiptarët ende nuk po mësohen me mënyrën se si ata përfaqësohen në qeverisjen e vendit. Secila forcë politike pretendon se përfaqëson popullin.

Ndërsa, ajo që po bëjnë tani në fund Sali Berisha, Lulëzim Basha dhe Monika Kryemadhi, jo vetëm që nuk ka asnjë gjë të përbashkët me popullin shqiptar, por, populli, në këtë rast, nëse do ta përfytyronim atë si një frymë apo si një shpirt apo si një tërësi mendimesh e ndjenjash të ndryshme, jo vetëm që nuk identifikohet me këta emra, por, në shumicën e rasteve, ndjehet i huaj dhe është spektator në këtë katrahurë tragjike e komike që po përjeton.

Nxitja për dhunë që u bëjnë këta udhëheqës burracakë militantëve të tyre, nuk ka asnjë gjë të përbashkët me ndjenjat e shqiptarëve. Shqiptarët duan paqe sociale, prosperitet ekonomik dhe zhvillim të qëndrueshëm. Të dënuar me demokraci, shqiptarët janë bindur se mënyra e vetme për të deleguar dëshirat dhe pritshmëritë e tyre janë zgjedhjet demokratike. Shqiptarët janë kombi që më së shumtgi janë masakruar nga dhuna qeveritare dhe nuk ndjekin më asnjë udhëheqës burracak që i shtyn në dhunë dhe në shkatërrim.

Natyrisht, Shqipëria ka më shumë se një a dy probleeme, por zgjidhja e tyre nuk mund të bëhet me halucianocionet e Berishës, Lulit e Monikës. Madje, këta tre persona nuk kanë asnjë kredit moral e politik që të diskutojnë fatet e demokracisë në këtë vend. Sali Berisha prej kohësh duhej të ishte para dyerve të gjykatës për krimet që i ka shkaktuar këtij populli, për vjedhjet galopante të tij dhe të familjarëve të tij.

Lulëzim Basha, më së pari duhet të ketë turp kur kthehet në shtëpi dhe ngjitet në katin e fundit të ndërtuar pa leje dhe aty ndoshta në një moment duhet të kujtohet se është një ministër vrasës dhe hajdut. Ai duhet të tregojë kur fluturan milionat e Rrugës së Kombit. Ndërsa për Monika Kryemadhin dhe bashkëshortin e saj është kohë e humbur të flasësh. Blloku i Ilir Metës dhe pasuria marramendëse e kësaj familjeje një ditë do të verifikohet dhe pastaj do të shohim se cilin popull përfaqësojnë ata.

Opozita mund të vazhdojë të bëhet si e çartur rrugëve të Shqipërisë dhe para Parlamentit, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë. E vetmja gjë që shqiptarët do të përjetojnë do të jetë ndjenja e neverisë për një palë politikanë që duan me çdo kusht të vonojnë Shqipërinë në rrugën e progresit dhe të na turpërojnë në sy të botës duke na rikujtuar të gjithëve kohën e Haxhi Qamilit dhe dhunën e tij kundër shqiptarëve në emër të shqiptarëve që nuk e njihnin veten për të tillë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Pse po reshtin kudo partitë tradicionale shqiptare?!
Previous article ARTAN FUGA/ Gaz lotësjellës dhe shashka e kotlej molotov në epokën e dialogut

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k