• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ILIR YZEIRI/ Asgjë e re, vetëm se ligjërimit i është shtuar një President mendjelehtë
Home
Blog

ILIR YZEIRI/ Asgjë e re, vetëm se ligjërimit i është shtuar një President mendjelehtë

July 7th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ilir Yzeiri/

Përtej teorive konspiracioniste se pas 30 qershorit, një i dërguar special nga përtej Atlantikut, do të bënte mrekullinë në politikën shqiptare dhe do të gjente zgjidhjen, në ligjërimin publik të para dhe pas 30-qershorit, nuk pati asgjë të re dhe të panjohur. E vetmja e re është përfshirja në ligjërimin publik e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili, me statuset dhe me letrat që dërgon nga Gjiri i Lalësit apo nga Prsidenca apo nga Valbona, na kujtoi edhe njëherë të gjithëve se është një personazh i dobët politikisht dhe një njeri mendjelehtë.

Ai na u shfaq me dy pamje ; njëherë, para 30 qershorit, mori pamjen e luftëtarit dhe të shpëtimtarit të Shqipërisë nga një përplasje e luftë civile që e ndiente vetëm ai. Pastaj, kur e pa se të gjithë, të brendshëm e të huaj, e kishin marrë për njeri të leshtë, jo të lehtë, dhe pasi u zhburrërua publikisht me injorimin që i bënë shqiptarët dhe aleatët e tyre procesit të dekretim-zhdekretimit, ditën e diel, e mbajti frymën në plazh, te vila e tij luksoze dhe, që andej, në vend të portretit të vrerosur, na nxori portretin e fëmijës së lumtur dhe nisi të bëjë batuta e të dërgojë selfi me cilindo që i binte rruga andej pari.

Kulmin e kësaj mendjelhetësie e arriti këto ditë, kur, për të deligjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit, përdori metaforën e seksit, pra, të votave që bëjnë seks. Jo vetëm nivel i ulët intelektual, shprehje e një njeriu pa kulturë e pa shije, por, edhe tipar i një njeriu në krizë ekzistenciale që kalon nga hakërrimi me luftë, në zgërdhirjen me batuta seksi.

Ndërkaq, opozita duket e lodhur dhe drejtuesit e saj përsëritin, sikur i ka zënë vapa, të njëjtin refren që nuk e besojnë as vetë. Protesta përsëri, ftesë shqiptarëve që të mblidhen në rrugë… Për çfarë ? Askush nuk e di. Sipas Lulëzim Bashës opozita ka arritur disa fitore. 85% e shqiptarëve janë me të. Qëllimi i protestave u arrit sepse opozita i tregoi botës mbarë fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. Tashmë, të gjithë e kanë harruar se qëllimi i protestave ishte rrëzimi i Edi Ramës, por kjo do të ndodhë shumë shpejt. Të gjithë në SHQUP besojnë se ashtu është një muhabet, se tani këtë punë e ka marrë në dorë vetë z. Trump dhe Rama i ka ditët të numuruara. Në fakt, Basha është mjeshër që thotë gjithçka pa thënë asgjë, që bënë çdo gjë, pa bërë asgjë.

Protestat në Shqipëri janë të vetmet manifestime publike të cilat, në emër të luftës kundër krimit, kundër trafikimit, kundër të gjitha të këqijave të kësaj bote, i drejton një njeri që, zyrtarisht, është i akuzuar, pra, është marrë i pandehur nga Prokuroria Shqiptare me letër porosi nga agjencitë inteligjente të SHBA-ve për mashtrim dhe pastrim parash të pista, i hetuar nga FBI-ja se ka pranuar para për lobimin e PD-së nga një kompani ofshore me pronarë rusë. Është i vetmi drejtues që në protestat e tij dhe në akuzat që i janë bërë, është marrë në mbrojtje nga ambasadori rus në Shqipëri, i cili, ashtu si Luli ka hedhur poshtë akuzat për financim nga kompani ofshore me drejtues shtetas rusë.

Protestat në Shqipëri janë të vetmet manifestime që kanë në qendër interesin e një grupi të caktuar politik që i ka vënë vetes qëllim që të deligjitimojë me të gjitha mjetet dhe mënyrat kundërshtarin politik, i cili, i ka mundur dhe i ka shpartalluar në zgjedhjet politike që janë njohur nga të gjitha organizmat ndërkombëtare. Protestat në Shqipëri janë thirrur nga opozita dhe i nxisin militantët që marrin pjesë në këto protesta që të lëshojnë britma dhune, të shpallin linçimin politik të një njeriu të vetëm – Edi Ramës. Me akuza të qena e të paqena, me mllef, me gjithçka të ligjshme e të paligjshme, opozita ka nxitur te mbështetësit e saj një ndjenjë të tillë urrejtjeje ndaj Edi Ramës që nuk është parë prej kohësh. Për ta radikalizuar këtë urrejtje, opozita ka dalë nga sistemi dhe tani është katandisur në një forcë politike që nuk përfaqësohet në asnjë nivel të qeverisjes së vendit.

Partnerët strategjikë të Shqipërisë e kanë injoruar tërësisht këtë aksion të opozitës dhe kanë vendosur të mos merren më me të. Mbështetja që i dhënë KQZ-së që të zhvillonte zgjedhjet më 30 qershor megjithësë opozita nuk ishte regjistruar dhe megjithëse presidenti i Republikës i kishte zhdekretuar në mënyrë të paprecedentë ato, tregoi se SHBA-të dhe BE-ja janë të vendosur që të njohin në Shqipëri vetëm aksionet legale dhe të mos mbështesin asnjë retorikë të dalë boje dhe halucinante si kjo e opozitës.

Ndërsa dhuna dhe forca që u përpoq të tregonte opozita disa ditë para 30 qershorit morën një përgjigje të ashpër dhe nuk ka gjasë të përsëriten.

Çfarë do të ndodhë ?

Asgjë.

Ne do të shohim përsëri njerëz që mblidhen në Bulevardin e Madh dhe dëgjojnë Lulëzim Bashën sesi artikulon një mijë të zeza për Edi Ramën, pastaj do të shohim nëpër studio të ndryshem biseda që fotografojnë përsëri Edi Ramën me një mijë të zeza dhe, si për të na e hequr mërzinë nga kjo e keqe që nuk ka fund, do të argëtohemi me ndërhyrjet e presidentit tonë mendjelehtë që do ta na tregojë jo vetëm se si shumohen votat, por edhe sa zgjat shumimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËTIM LUKU/ Ilir Meta një "kafshë" jopolitike!
Previous article MERO BAZE/ Psikopatët dhunues që po shpëtojnë opozitën!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k