• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ILIR SULI: Isha krenaria e kombit, por sot jetoj me… pensionin e mamasë. Kaq pak vlejmë ne?!
Home
Blog

ILIR SULI: Isha krenaria e kombit, por sot jetoj me… pensionin e mamasë. Kaq pak vlejmë ne?!

December 15th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Unë jam Ilir Suli. Dhjetë vjet më parë ata që do të njihnin këtë emër do të ishin shumica, sot dyshoj…

Unë kam qënë nënkampion bote në peshëngritje. Ka qënë një kohë që kam qënë krenaria e këtij kombi.

Por jeta në këtë vend e solli që sot, unë vetëm si nënkampion bote të mos dukem. Sigurisht që unë nuk jam perfekt, bile jam larg saj. Jam njeri problematik edhe me vese, por ama shikojini pak duart e mia.

Të gjitha këto medalje janë vite pune, stërvitje, lodhje dhe sakrifice. Të gjitha këto kupat janë brohoritje, përgëzime, përqafime, puthje e duartrokitje biles edhe politikanësh. Ku janë sot?! Falë gabimeve të mia dhe kokëfortësisë që më karakterizon një ditë rashë nga maja e Olimpit në fund të oqeanit!

Ishte rënie spektakolare nga e cila s’kam arritur ta marr veten as sot. Dikur kam dëgjuar një shprehje që më ka mbetur në mendje: “Nëse rrëzohesh 7 herë në jetë, duhet të ngrihesh 8.”. Vetëm të ketë qënë kampion bote në peshëngritje ai zotëria, se unë që jam nënkampion s’po e ngrej dot herën e 8-të.

Jetoj me pensionin e nënës. Besojeni apo jo kjo është e vërteta! Nuk e kam një punë, sepse nuk e kam një shkollë. Ato punë që gjej janë thjesht të përkohshme. Pavarësisht çdo gjëje, një gjë që më dëshpëron është sa pak vëmendje na kushton shteti.

Kam qënë i pari në kohën e post-komunizmit që e çova flamurin shqiptar në një podium botëror.

I pari..dhe të tjerë më ndoqën nga pas, por unë isha i pari. Dhe tani jam totalisht i harruar.

Askush as do t’ja dijë si jam, si jetoj, si ha…a ha, a s’ha.

Nuk vazhdova një shkollë, sepse iu përkushtova sportit.

Sporti im i solli lavdi vendit, a s’duhet dikush të kthejë sytë nga unë sot që mosha iku dhe s’vazhdoj dot më sportin?!

Kaq pak vlejmë ne?! Kaq asgjë?!

Kjo nuk është e drejtë. Por e dini çfarë më trishton më shumë?

Fakti që nëse do të mundja, do të ndërroja me shumë dëshirë gjithë arritjet e mia sportive, për një diplomë shkollë dhe një shpinë më elastike.

Shumë janë fëmijët dhe të rinjtë që rriten me ëndrrën për të qënë kampionë, për të ngritur flamurin kuqezi në një podium botëror, ndërsa unë kampioni, jam gati që nëse do të më jepej mundësia do ta ndërroja çdo gjë për një diplomë, një kurriz që përulet shpesh dhe një vend pune.

Sepse ky vend nuk i respekton kampionët!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA: SHBA u tall me Berishën, a do ta pranojë Basha…
Previous article NDUE DEDAJ: Në Shkup, mes shqiptarëve dhe monumenteve

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k