• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ILIR SECI/ 5 € Shqipëri-Kosovë? Kaloj 4 shtete amerikane me 1,75 $
Home
Blog

ILIR SECI/ 5 € Shqipëri-Kosovë? Kaloj 4 shtete amerikane me 1,75 $

March 28th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

A din kush me na thanë a ka tjetër rrugë në Shqipni ku paguhet taksë 5 € si kjo që po e vendosin në rrugën për në Verilindje të Shqipnisë? Rruga e vetme që bashkon Shqipninë me Kosovën!?

Une jetoj në shtetin e New York-ut në Amerikë, kurdo mundem me shkue me makinë nga shpia jeme në Westchester deri në skajin e Cape Cod në shtetin Massachusetts, janë 294 miles, (473 kilometra), ku paguaj 1 dollar e 75 cent…Rruga për në Cape Cod kalon nëpër 4 shtete, New York, Connecticut, Rhode Island, Massachusetts, vetëm 1 dollarë e 75 cents. E pra Cape Cod ne Massachusetts asht nji nga plazhet ma të famshme në Amerikë, zonë shumë e pëlqyeme për pushime dhe shumë e shtrenjtë.

Perveç kësaj këto katër shtete ku kalon rruga, New York, Connecticut, Rhode Island, Massachusetts, janë ndër shtetet ma të pasuna të Shteteve të Bashkueme të Amerikes, me të ardhunat nga ma të naltat në krejt Amerikën, prape 1 dollar e 75 cents paguejnë për 473 kilometra rruge.

Më kanë ba shumë përshtypje do shqiptarë që jetojnë në Perëndim të cilet nxituen me e përshendetë taksën…e para më bani përshtypje se ku e gjajnë të drejten që nga luksi në Perëndim me u ba moral atyne që po u thahen xhepat në Verilindje!? Shqiptarë që jetojnë në Perëndim të cilët nga komoditeti ku jetojnë, me punë të mira e të ardhuna të majme, kanë kurajon me thanë “taksat janë të mira”.

Interesant ky soj patriotizmi herbariumesh, me dhanë leksione në xhepat e tjerëve!? Nji kompleks i pashpjegueshëm mazohizmi ky, që vetëm ndër na shqiptarët e ndesh. Ndodh që rriten takstat në Amerikë, rriten 25 cents dhe tanë ngrihen e protestojnë ankohen e turfullojnë kurse bijtë e shqipes gëzojnë!? Mos pastë kush punë me ne…

Ky soj reagimi në fakt dëshmon se nuk jemi katandisë rastësisht në këtë gjendje në Shqipni e Kosovë…tek shumë shqiptarë ka nji prirje patologjike për mazohizëm…mos harrojmë se para 30-40 vitesh këta patriotë herbariumi përshëndesnin Shqipninë Socialiste, adhuronin diktatorin Enver Hoxha të cilit i dërgonin urime dhe buqeta lulesh nga komoditeti i jetës në Perëndim…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROF. DR. ARBEN MANASTERLIU/ Adios LSI
Previous article ANDREW HIGGINS/ Një tjetër Luftë e Ftohtë me Rusinë? Jo, është më keq se kaq

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k