Nga Ilir Metaj
Eshte bukur te shijosh mbremjet ne Lungomare. Lokale te kombinuar ne detaje, turiste te te gjitha racave, fluks njerezish i denje per cdo qytet turistik europian, alegri alkooli, romantizem ne nivelin e perndimit te diellit mbi Sazan, raporti cmim/cilesi ne nivelin e duhur.
Nuk dua te futem thelle ne temen e turizmit(te mirat dhe te keqijat) se nuk eshte vendi dhe do kohen e saj.
Dua vetem te them dicka qe ma ka sjelle ne maje te hundes!
Sigurisht qe nuk jam racist. Sigurisht qe jam i ndjeshem( mbase tepruar, si shumica e vlonjateve) te ndihmoj dike ne nevoje.
Por lypesit e qejfit nuk duhen toleruar! Eshte nje fenomen qe shteti duhet ta ndaloje! Tani !
Nuk ka mbremje kur ushtria e lypesve te qejfit, ardhur kryesisht nga Levani sulet mbi turiste e vendas ulur lokaleve, njesoj si kafshet e uritura kur shohin prene.
Me eren e keqe qe ndihet nje ore larg, grate me kalamj neper krahe e neper kembe u hidhen persiper njerezve qe jane duke ngrene e duke pire, duke ua sjelle zorret ne goje.
“He mo kusheri na jep ndonje leke” te zgjasin njeren dore dhe me tjetren te marrin dicka nga pjata qe ke perpara!
Administratoret e lokaleve mundohen ti largojne, por e kane te pamundur sepse ata jane pafund! Vetem gra e kalamaj te te gjitha moshave. Qe nga ata qe nuk u kane prere ende kordonin e kerthizes e deri te ata qe te flasin me cigare ne goje.
Nje duhme peshtirosje qe te heq cdo ndjesi pozitive, nga ato mesiper te cituara.
Mua me prek gjithmone nje lypes! Flas per lypesit nga halli, jo keta te qejfit!
Lypesit e hallit qe jane kryesisht te sakatosur qe nuk kane mundesi fizike te punojne, ose pleq te braktisur nga femijet dhe kane te shkruar ne balle hallet dhe jeten e zeze qe po jetojne. Jetojne? Hm.
Keta i ndihmoj gjithmone me c’te me ndodhet. Gjithmone!
Por nuk honeps dot kete ushtrine e lypesave te qejfit, qe u tundet dhjami bytheve nga te ngrenit e te pirit gjithe diten pa u lodhur ne pune, keta “burra” krijesa dembele qe edhe pse ne moshe pune dhe te plote fizikisht per pune, preferojne te nxjerrin grate e kalamajte rrugeve per lypur e vete te numerojne leket ne darke per te pare sa raki e qofte dalin te blejne.
Lypesa ka ne gjithe boten, por askund nuk sheh te derdhen ne kulmin e sezonit turistik ne qendrat e qyteteve dhe vendeve te mbipopulluara nga te ardhurit.
Turizmi eshte biznes! Eshte imazh!
Eshte koha qe shteti duhet te nderhyje per te mos i detyruar te ardhurit te dhunohen nga duhma e lypesave te qejfit !
Le te punojne nese duan te rrojne!
Nuk ua kane borxh as turistet, as vlonjatet, dhe mbi te gjitha as administratoret e bizneseve qe derdhin djerse 24 ore ne pune.
Eshte koha!
Leave a Reply