Dikush e ka nisur diten me kembana alarmi e dikush ka shkruar nje faqe te re ne trillerin e konspiracioneve.
Mire bejne. I japin kuptim dites se vet.
Dhe e kane gjetur fabulen uleritese: nuk jane dhurate, jane kredi!!
Madje njeri e shtjellon per t’u bere me i besueshem “Të krenohesh se do marrësh borxh?! Të marrësh borxh është e lehtë.”
Dhe kete e thote nje ekspert ekonomie.
Epo, po merrem edhe une pak me teorine e ekspertit, pa pretenduar te jem po aq “ekspert” sa ai.
Po nje gje e di mjaft mire, e po kaq mire besoj e dine te gjithe shqiptaret qe, ashtu si une, ndoshta nuk jane aq ekspert sa “eksperti”.
Te marresh borxh eshte gje shume e veshtire. Por, te marresh kredi eshte akoma me e veshtire.
Kush ka trokitur ndonjehere ne dyert e nje banke per kredi, e ka ndjere kete ne lekure te vet.
Te marresh dhurate eshte mjaft me e lehte.
Te marresh nje dhurate te mjafton vetem te jesh ne gjendje te mjere, mjaftueshem i pervuajtur sa te ngjallesh meshire kristiane apo ndjenjen njerezore te solidaritetit.
Per kete te mjafton vetem te jesh ne nevoje te thelle, pavaresisht arsyeve dhe mosarsyeve qe te cuan ne kete gjendje paaftesie. Per te perfituar nje dhurate, te mjafton te jesh nje popull ne nevoje, mes popujsh solidare e human.
E per kete ty te duhet vetem fotografia e mjerimit tend e vene perpara kancelarive te botes, ajo e pasur apo jo, demokraci apo tribu. Perpara fotografise se dhimbjes njerezore te gjithe perpiqen te heqin dicka nga vetja e ta dhurojne.
E bejme te gjithe cdo dite: kur kalojme perpara nje lypsi, kur na vjen nje thirrje per “go-fund-me”, kur na aksidentohet nje mik apo i njohur.
Eshte ndjenje njerezore, nuk eshte analize. E bejme aq sa mundemi dhe e harrojme.
Nuk ka rendesi nese lypsi i merr ato qindarka e ne vend te bleje buke,shkon e dehet me raki. Nuk ka rendesi nese lypsi nuk e ka aspak te prere kemben, por shtiret.
Ne nuk e analizojme. I hedhim dicka qe nuk na prish pune e ikim pa u thelluar.
Ne fund te fundit, edhe nese besimi yne keqperdoret, ne nuk humbem dicka qe na trondit financat.
Dhe e leme gjykimin ne doren e Zotit.
Ama, te marresh kredi?!!
Ketu Zoti ka lene mbi toke bankieret. Nuk e kujtoj dot kete fjale pa m’u shoqeruar me imazhin e nje trupi lakuriq qe me kot perpiqet te gjeje nje gjethe te mbulohet.
Analistet e kredise te heqin nje nga nje cdo teshe,pa te lene kohe te mbrohesh, te mbulohesh, te fshehesh nje tatuazh qe e ke bere vetem per vete.
Ata nuk te falin! Dhe moto eshte e thjeshte: zoteri po te jap hua parate e mia. Dhe dua te sigurohem qe do tí marr mbrapsht.
Ti do te vuash merakun e kreditorit per ate qe bankieret e quajne “risku i informacionit asimetrik”, qe eshte rreziku se ti mund tí fshehesh bankes informacione qe ajo nuk I ka. E qe mund te cojne ne moskthim.
Sepse ajo qe po te jap nuk eshte dicka qe kam vendosur ta fal. Eshte dicka qe me trondit themelet e financave te mija. Dhe duhet te jesh i afte te ma kthesh.
Dhe pasi kalon kete skaner? Mos kujto se shpetove.
Aty nis kalvari tjeter. Ti do te japesh llogari sa here te te kerkohet, ti do vertetosh ku ka shkuar cdo lek i kredituar. Ti do vuash ne te perditeshmen tende pasojat e atij meraku qe bankieret i vene emrin “ moral hazard”, qe do te thote “rreziku I moralit”.
Kjo do te thote se bankieri do te kontrolloje cdo hap nese parate jane perdorur per qellimin per te cilin jane dhene dhe me efektivitetin e duhur.
Dhe ketu vijme tek tek teza ime: shume me mire per popullin qe ndihma eshte kredi. Sepse, me besoni, do jene vertet “mall me zot”. Cfare do paguajme per interesin eshte asgje perpara firove neper kanalet e labirinthet e korrupsionit.
Une jam i bindur se ato 800 milione do jene nen kontrollin e “ustallareve” te Europes qe do kthehen ne melhem per plaget e ketij populli shume me teper se 8 miliarde dhurate. Sepse dhurata eshte mall pa zot. Dhurata falet e nuk e kthen me koken pas njeri te kontrolloje ku shkoi.
Dy lajme te mira ka ne gjithe kete histori:
1.Shqiperia nuk qenka ajo nusja dembele e plot vese, qe te gjithe e shajme perdite. Vjehrra Ëurope paska tjeter opinion per te. Ajo e sheh si nje nuse qe mund tí lere edhe celesa ne duar.
2.Kredite vertet shlyhen nje dite, por pasi ato kane perfunduar misionin e tyre, nxjerrjen e vendit nga plogeshtia e fillimi i nje rruge pa kthim rindertimi. Nese kjo ndodh, sic jane gjasat, e kujt do tí dhemb kthimi i borxhit? Popullit jo e jo!
Dikush sot, ka marre persiper rolin e Kasandres. Mire ben qe lexon mitologjine, por te hedhe nje sy nga faqet e shkruara per Planin Marshall. Eshte me afer me te sotmen e FinTech sesa me Homerin.
Une, si ata dikushet me lart, po perpiqem tí jap kuptim dites time.
E ndaj them: Forca pra, ngrihu Shqiperi! Le te shohim nje here goten gjysem plot.
Leave a Reply