Nuk më duket ndonjë lajm kushedi fitorja e Ermal Metës në Itali. Lajmi i vërtetë është fitorja e Eugent Bushpepës në Shqipëri. Pse e mendoj kështu?
Sepse, që një talent të fitojë në Itali (qoftë edhe emigrant), nuk eshtë më e vështirë sesa një talent të fitojë në Shqipëri.
Në Itali, talenti ia del në fund, pavarësisht vështirësive e pengesave. Shoqëria dhe kultura është e tillë aty.
Përkundrazi në Shqipëri, shoqëria noton mes delirit të injorancës, që i ngre piediestal mediokritetit, duke u bërë gardh për talentin e vërtetë.
Fakti që Eugent Bushpepa ia doli, është lajmi i vërtetë!
Është fitorja që duhet ta duartrokasim fort e këlthasim me gëzim! Talenti ia doli më në fund edhe në Shqipëri!
Kundër tallavasë! Injorancës! Komercializmit! Mediokritetit! Eugenti ia doli! Qoftë ogur i mirë!



Leave a Reply