• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ILIR METAJ/ Çfarë bënë ata emigrantë për ne dhe çfarë po bëjmë ne për ata?
Home
Blog

ILIR METAJ/ Çfarë bënë ata emigrantë për ne dhe çfarë po bëjmë ne për ata?

August 16th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Tipike shqiptare. Kur dikush eshte ne veshtiresi, fjalet e para qe i themi nuk jane as ngushelluese, as qetesuese, as optimiste, as mbeshtetese.

Fjalet qe kemi per te thene jane ” Hë, e shikon? Mire te te behet, ç’tu desh!”

Kjo eshte sjellje prej legeni. Pale te shtojme faktin qe ky dikush ndodhet ne veshtiresi edhe sepse kishte deshire te na ndihmonte.

Te ndihmonte ne, qe tani i themi “Hë shikon? Mire te te behet, ç’tu desh qe erdhe!”. Emigrantet ne rradhet kilometrike, ndodhen ne veshtiresi edhe sepse ne kohen e krizes ekonomike te coronavirusit, vendosen qe ato te ardhura qe do shpenzonin per disa dite turizem, mos ti shpenzonin ne Greqi, por ne Shqiperi, duke injektuar para e optimizem, ne ekonomine e atdheut te perbashket, qe po perpelitet nga renia e konsumit per shkak te pamundesise dhe dobesise sone pasoje pandemike.

Erdhen te blejne sherbime e te mira, pikerisht ne vendin e tyre, duke i dhene oksigjen kaq te nevojshem mbi te gjitha turizmit, qe eshte katalizatori i ekonomise tone.

Pyetja eshte ” Cfare bene ata emigrante per ne dhe cfare po bejme ne per ta?”. Ata bene pikerisht cfare thashe me lart. Edhe ne beme pikerisht cfare thashe me lart. Sjellja e tyre eshte patriotike.

Qofte edhe e papergjegjshme, nese doni. Sjellja jone eshte legene. Qofte edhe e pergjegjshme nese doni.

Te pakten t’u rrime prane me fjale te mira. Te dalim njehere nga vetja. Rregullat e protokollit pandemik Greqia i ka ne te drejten e saj, nese behen ne mirebesim dhe te njejta per te gjithe.

Sikurse duket se jane. Une kam keto fjale per ju vellezer e motra emigrante: Faleminderit qe erdhet te na ndihmoni! Na falni qe nuk ua zgjidhim dot veshtiresine ku ndodheni. Por mbi te gjitha,mos i degjoni fjalet e keqia qe u hedhim persiper. Nuk dime c’bejme!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LORENC VANGJELI/ Më mirë Saliu se Salianji
Previous article ILIR YZEIRI/ Jam dakord, fajin e ka Greqia, po ne, shqiptarët, xhanëm, nuk kemi faj?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k