• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ILIR DEMALIA/ Sikur burrat e politikës të ishin sa gjysma e Ajola Xoxës!
Home
Blog

ILIR DEMALIA/ Sikur burrat e politikës të ishin sa gjysma e Ajola Xoxës!

February 11th, 2025 F.autor Blog 0 comments

Ajola Xoxa një ditë më parë, i dha një mësim të rëndësishëm shumë burrave të politikës 35-vjeçare, të cilët fshihen pas fustaneve të grave, mandatit të deputetit dhe fuqisë së parasë së vjedhur që përdoret për të blerë drejtësinë.

Ndërkohë që Xoxa ndodhej jashtë shtetit kur u shpall urdhri i arrestit, ajo u kthye dhe, sapo mbërriti në Rinas, iu dorëzua policisë në mënyrë krejt normale, duke treguar një qëndrim të përgjegjshëm.
Në kontrast, kemi raste si ai i Arben Ahmetajt, i cili u largua si një frikacak, duke shmangur përballjen me drejtësinë dhe duke sulmuar nga distanca përmes kanaleve të kontrolluara si ato të Çim Pekës. Këto platforma financohen me shuma të mëdha nga burime të dyshimta, përfshirë fondet e Zenit, dhe sot, për ironi, opozita e quan Ahmetajn “burrë”.

E njëjta sjellje vërehet edhe tek individë si Mehdiu, i cili vazhdon të fshihet pas mandatit të deputetit dhe pas parave të përfituara nga tragjedia e Gërdecit – një ngjarje që vrau 27 persona dhe ku përfshihen edhe familjarë të Zenit si pronarë të biznesit. Përse drejtësia nuk heton burimin e parave që financojnë këto platforma mediatike si ajo e Çim Pekës, e cila paguhet me para gjaku nga Gërdeci dhe aferat e tjera të dyshimta të Zenit, Gitës dhe të tjerëve?

E ndërkohë, këta individë ende flasin lirisht në parlament, sikur mos të mjaftonin hajnitë, vrasjet, korrupsioni dhe abuzimet e tyre. Politikanët e tillë nuk duhet të lejohen të dalin nga salla e parlamentit pa pranga në duar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SILVANA DAUTI/ Je suis Erion Veliaj
Previous article BATON HAXHIU/ Grenell i tregon dyert Kurtit: SHBA nuk i beson më!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k