• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ILIR DEMALIA/ Aleanca e krimit me elitat shërbëtore
Home
Blog

ILIR DEMALIA/ Aleanca e krimit me elitat shërbëtore

June 5th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Sot Shqipëria ndodhet në gjendjen më të rëndë qysh prej formimit të shtetit shqiptar. Sistemi arsimor, dhe kjo do të thotë, sistemi edukues i vlerave, ka përfunduar si piramida e Sudes. Sot nuk merret dije dhe kulturë, por blihen diploma. Këto diploma hidhen në tregun e partive si teserat e partisë në injorancën funksionale të militantizmit që pasqyrohet në administratën shtetërore  të radhës. Ky sistem arsimimi, kryesisht shtetëror, por edhe ai privat, ka ardhur pikërisht nga ata që u emëruan nga sistemi 45-vjeçar si elitë intelektuale, kulturore, artistike, politike dhe ekonomike. Janë pikërisht këta, që pasi iu shkërmoq sistemi komunist në dorë, ngritën imazhin e ri demo(n)kratik duke degraduar dhe ato pak vlera shkollimi nga sistemi i kaluar, duke i kthyer shkollat në treg diplomash sikurse “Pazari Gabit”.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me zhvillimin mediatik, kulturor, letrar, kinematografik. Nuk kemi mundur të krijojmë një formim të ri, një elitë të re. Të rinjtë, si shërbëtorë të klaneve të së vjetrës, janë bërë dhe më të vjetër si kopje e shëmtuar e shëmtirës manipuluese-simuluese e sundimit të antivlerave në shërbim të sundimit oligopolitik Emërimi i këtyre elitave në një shoqëri pa liri, e kjo do të thotë pa konkurrencë vlerash të një shoqërie të lirë, ka sjellë këtë gjendje trashëgimisë së lakenjve të parisë së sundimit të pushtetit, oligopolitik të një varfërie jo vetëm ekonomike, por edhe modele vlerash dhe morali deri në një gjendje të pashpresë të ndërtimit të shtetit funksional të së drejtës, të lirisë dhe prosperitetit, janë po ata manipulues, po ata zvarritësmendorë dhe përunjës pusht-tetesh në shërbim të së keqes, në kurriz të shoqërisë që: duke na përcjellë të kaluarën dhe veprën e tyre si shërbëtorë të zellshëm të regjimeve politike me shërbim shërbëtorësh të rinj, duken më të vjetër prej mënyrës si operojnë dhe shfaqen në shoqëri.

Kjo tregon se akoma shqiptarët janë peng i së kaluarës diktatoriale sot nën sundimin oligopolitik të banditëve, krimit të organizuar, injorancës funksionale të brezit të ri nga sistemi shkollor si piramadat e Sudes në shërbim të kësaj katrahure shtetërore, shoqërore dhe politike të drejtuara dhe sunduara nga krimi i organizuar që ka marrë sot shtetin në dorë së bashku me lakenjtë e elitave intelektuale dhe kulturore, ku i shërbejnë këtyre si evidentim i liliputizmit të tyre integral dhe kulturor. Kush po e mban peng vendin në këtë gjendje?

Është krimi i organizuar me elitat shërbëtore të krimit dje-sotshëm për të na shitur si vlera antivlerat e shërbimit të djeshëm në bashkëpunim me krimin ekonomik sot ashtu si dje me shërbimin e demagogjisë dhe propagandës së krimit shtetëror komunist. Janë ata që shërbyen dhe u nënshtruan deri në paturpësi morale dhe intelektuale për një bursë shkollimi, duke u bërë deri bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Janë po ata që merrnin bursa jashtë shtetit dhe sillnin raportet (kjo ishte e detyrueshme për çdo njeri që shkonte me bursë nga shteti, jashtë shtetit, në kohën e komunizmit) dhe sot me “eksperiencën e tyre perëndimore” ashtu si me raportet që sillnin dje kur vinin nga jashtë, ”për kapitalizmin në kalbëzim dhe spiunimet e shokëve të tyre,” sot na sjellin nga perëndimi si shërbëtorë dhe lakenj të përjetshëm modele lirie, kuraje, morali, sakrifice dhe vuajtjeje në diktaturë shërbëtorët më të denjë të regjimit, duke u identifikuar si vlera në antivlerën dhe imoralitetin, që ka pllakosur vendin në nivelet më të ulëta të një shoqërie antivlerash të shitura si vlera intelektuale, letrare, kulturore në gënjeshtrën e madhe të radhës.

Kjo lukuni batakçinjsh, të paaftësh, shërbëtorësh të lindur për të vdekur të tillë si e vetmja gjë që dinë të bëjnë, siç i përshkruan Vigani i Veriut, Fishta, këta: “rriqna të ndyet e mikroba t’kqinj/ që të mjerës moj Shqypni,/ kthellë i kanë hy në mushkni dhe gjakun tu’j ja pi/ jo me hinka por me sahana”, këta pra, janë grusht-bashkuar edhe sot si klan sundues, vazhdimësisë së varrosjes së vlerave dhe modeleve morale të trashëgimisë kulturore, historike, politike.

I ke këta brenda dhe jashtë Shqipërisë në bashkëpunim me të keqen dhe funksionojnë si një përbindësh i shkatërrimit dhe groposjes së vlerave tona që duhet të ishin modele të ngritjes sonë shtetërore, kulturore, morale shoqërore. Këta Lej-Fenë të djeshëm të komunizmit të konvertuar në “antikomunistë” sot, kanë marrë përsipër të kujtojnë se si vuajtën dhe sakrifikuan në diktaturë. Aq të pacipë dhe të pafytyrë janë në kujtimet e tyre, sa nuk kuptojnë se vetë formimi dhe falsiteti tyre, edhe ne kujtimet e tyre, ngelet përsëri peng i elitave komuniste si e vetmja gjë që dinë dhe si i vetmi referim që kanë në shërbim të këtij klani të së keqes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pse i zuri smira për pagën e Fevziut?
Previous article Nëse BE nuk na hap negociatat, Rama me Berishën e çojnë vendin në destabilizim

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k