• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

January 17th, 2021
  • HOME
ILIR BEQAJ/ Taksa e Lulit
Home
Blog

ILIR BEQAJ/ Taksa e Lulit

June 27th, 2020 bora.autor Blog 0 comments

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ka vijuar të premtojë se nëse do të vijë në pushtet do të vendosë një taksë të sheshtë 9 % mbi të ardhurat.

Përtej diksutimit akademik çfarë janë taksa e sheshtë apo taksa progresive, në vijim po përpiqem të ilustroj se çfarë mund të ndodhë konkretisht me të ardhurat mujore të disa profesioneve të ndryshme në Shqipëri.

Punonjësit e policisë

Të ardhurat mesatare mujore të rreth 7 mijë punonjësve të Policisë së shtetit janë rreth 77 mijë lekë (paga bruto dhe shtesa për vështirë, orë pune natën etj).

Aktualisht, këta punonjës marrin pagë neto mujore 62,260 lekë.

Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 61,450 lekë.

Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 8 mijë lekë më pak në muaj apo 98,000 lekë më pak në vit.

Ndërsa të gjithë 7000 policët së bashku do të paguajnë  rreth 690 milionë lekë më shumë taksa në vit.

Në vijim edhe ilustrimi grafik.

Mësues në arsimin 9-vjeçar

Të ardhurat mesatare mujore të rreth 23 mijë punonjësve të arsimit 9-vjeçar janë rreth 54 mijë lekë.

Aktualisht, këta mësues marrin pagë neto mujore 44,880 lekë.

Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 43,100 lekë.

Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 17,500 lekë më pak në muaj apo 210,000 lekë më pak në vit.

Ndërsa të gjithë 23 mijë mësuesit së bashku do të paguajnë rreth 4,8 miliardë lekë më shumë taksa në vit.

Në vijim edhe ilustrimi grafik.

Mësues në arsimin e mesëm

Të ardhurat mesatare mujore të rreth 7 mijë punonjësve të arsimit të mesëm janë rreth 60 mijë lekë.

Aktualisht, këta mësues marrin pagë neto mujore 49,400 lekë.

Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 47,900 lekë.

Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 15,000 lekë më pak në muaj apo 180,000 lekë më pak në vit.

Ndërsa të gjithë 7 mijë mësuesit së bashku do të paguajnë  rreth 1,26 miliardë lekë më shumë taksa në vit.

Në vijim edhe ilustrimi grafik.

Infermierë në spitale

Të ardhurat mesatare mujore të rreth 6250 infermierë e laborantë në spitale janë rreth 54 mijë lekë.

Aktualisht, këta infermierë e laborantë marrin pagë neto mujore 44,800 lekë.

Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 43,100 lekë.

Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 17,000 lekë më pak në muaj apo 210,000 lekë më pak në vit.

Ndërsa të gjithë 6250 infermierët së bashku do të paguajnë  rreth 1,3 miliardë lekë më shumë taksa në vit.

Në vijim edhe ilustrimi grafik.

Infermierë në qendra shëndetësore

Të ardhurat mesatare mujore të rreth 6800 infermierë në qendra shëndetësore janë rreth 45,500  lekë.

Aktualisht, këta infermierë e laborantë marrin pagë neto mujore 38,400 lekë.

Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 36,300 lekë.

Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 21 mijë lekë më pak në muaj apo 250,000 lekë më pak në vit.

Ndërsa të gjithë 6800 infermierët së bashku do të paguajnë  rreth 1,7 miliardë lekë më shumë taksa në vit.

Në vijim edhe ilustrimi grafik.

Sanitare në spitale

Të ardhurat mesatare mujore të rreth 1500 sanitare (punonjëse të higjenës) në spitale janë rreth 44,500  lekë.

Aktualisht, këto sanitare marrin pagë neto mujore 37,600 lekë.

Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 35,500 lekë.

Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 21 mijë lekë më pak në muaj apo 250,000 lekë më pak në vit.

Ndërsa të gjithë 1500 sanitaret së bashku do të paguajnë  rreth 380 milionë lekë më shumë taksa në vit.

Në vijim edhe ilustrimi grafik.

Shoferë në autoambulancat e Urgjencës Kombëtare

Të ardhurat mesatare mujore të rreth 500 drejtuesve të automabulancave të Urgjencës Kombëtare Mjekësore  janë rreth 66,500  lekë.

Aktualisht, këta shoferë marrin pagë neto mujore 54,300 lekë.

Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 53,100 lekë.

Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 12 mijë lekë më pak në muaj apo 250,000 lekë më pak në vit.

Ndërsa të gjithë 500 shoferët së bashku do të paguajnë  rreth 75 milionë lekë më shumë taksa në vit.

Në vijim edhe ilustrimi grafik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Tek cila anëtarësi, zoti Basha?
Previous article BATON HAXHIU/ Poshtërimi i Shtëpisë së Bardhë

bora.autor

Related Posts

ASTRIT PATOZI/ Dy gjela nuk mund të këndojnë majë të njëjtit pleh Blog
January 16th, 2021

ASTRIT PATOZI/ Dy gjela nuk mund të këndojnë majë të njëjtit pleh

LORENC VANGJELI/ Lidhëset elektorale të Ramës dhe këpucët e palidhura ende të opozitës Blog
January 16th, 2021

LORENC VANGJELI/ Lidhëset elektorale të Ramës dhe këpucët e palidhura ende të opozitës

MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë! Blog
January 15th, 2021

MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë!

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
FELIX STEINER/ SPD - Vdekja e tetos plakë?

FELIX STEINER/ SPD - Vdekja e tetos plakë?

Blog Feb 21st, 2018
ANDREA DANGLLI/ Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit! Aktualitet

ANDREA DANGLLI/ Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit!

Jan 13th, 2021
ANILA DENAJ/ Një sqarim për publikun dhe opozitën Blog

ANILA DENAJ/ Një sqarim për publikun dhe opozitën

Jan 9th, 2021
SPARTAK NGJELA/ 11 aktet antihistorikë të Trump kundër zhvillimit e demokracisë perëndimore. Shqiptarët dolën nga rreziku Blog

SPARTAK NGJELA/ 11 aktet antihistorikë të Trump kundër zhvillimit e demokracisë perëndimore. Shqiptarët dolën nga rreziku

Jan 10th, 2021
DENAR BIBA/ Çfarë ka dashur të thotë ky tipi që shkon në protestën e dhunshme pro Trump me flamurin kombëtar shqiptar Blog

DENAR BIBA/ Çfarë ka dashur të thotë ky tipi që shkon në protestën e dhunshme pro Trump me flamurin kombëtar shqiptar

Jan 7th, 2021
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k