• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
ILIR BEQAJ/ Si e lehtësoi paketën anti-Covid liberalizimi i çmimit të barnave 6 vjet më parë
Home
Blog

ILIR BEQAJ/ Si e lehtësoi paketën anti-Covid liberalizimi i çmimit të barnave 6 vjet më parë

September 2nd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Nesër, 3 shtator, mbushen 6 vjet nga hyrja në fuqi e ligjit 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik “.

Miratimi dhe më tej zbatimi i tij, na dha mundësinë, ne socialistëve, të përmbushnimin angazhimin tonë programor, elektoral dhe qeverisës se barnat në Shqipëri nuk do të ishin më të shtrenjtë sesa në vendin e origjinës.

Qeverisja e deriathershme e kishte kthyer Shqipërinë në një nga vendet më qesharakë në botë. Shqipëria dhe Meksika ishin të vetmet vende kur barnat gjenerikë ishin më të shtrenjtë se origjinatorët përkatës.

Nuk ka qenë reformë e lehtë. Në përgatitjen e reformës mua, si ministër, më ka ndihmuar shumë ekspertiza kroate që misioni i Bankës Botërore në Tiranë na mundësoi. Ndërsa për thellësinë e reformës veç të tjerash më kanë ndihmuar jashtëmase edhe dy këshilla shumë të vlefshme.

E para, nga kryeministri Tony Blair. Nëse nuk të shajnë më pati thënë, do të thotë që reforma që mendon se ke bërë është një hiç. Ma ilustroi me reformën e arsimit që qeveria e tij kishte bërë në mandatin e parë.

E dyta, nga Ellen Goldstein, në atë kohë drejtore e Bankës Botërore për vendet e Ballkanit. Ellen, me të cilën kisha njohje pune prej 1995, kur ndava me të shqetësimin se një reforme e thellë mund të sjellë largimin nga tregu shqiptar tw prodhueseve më në zë botërorë farmaceutikw më siguroi se përtej “kërcënimeve” askush nuk do të largohej. Zbatimi i plotë i reformës në çmimet e barnave i ka kursyer shqiptrarëve çdo vit rreth 70 milionë USD apo në 6 vite së bashku mbi 400 milionë USD.

Kanë kaluar disa vite dhe me të drejtë shumë shqiptarë janë mësuar me çmimet aktuale të barnave dhe i kanë harruar çmimet e dikurshme.

Se çfarë ka sjellë në të vërtetë ajo reformë po e ilustroj me koston aktuale të një mjekimi bazë të Covid – 19. Një terapi bazë për trajtimin e Covid – 19 përfshin pak a shumë :

– 8 tableta Azitromicin 500 mg

– 8 tableta Levofloxacin 500 mg

– 10 ampula Dexamethason 4 mg/1 ml

– 30 shiringa të mbushura Fraxiparin 0,6 ml
(është zgjedhur Fraxiparin si më e lira midis Fraxiparin/Enoxaparin/Xarelto)

– 30 tableta Paracetamol 500 mg

– 15 njësi Vitamin C 1 g

– 15 njësi Vitamin D 2000 IU

I gjithë ky mjekim kushton rreth 9,600 lekë (nëse përdoren antikoagulantë më të shtrenjtë kushton 18,500 lekë ose 17,500 lekë).

Nëse do të ishin ende në fuqi çmimet e importit, marzhet dhe TVSH 10 % mbi barnat, i njëjti mjekim do të kushtonte 49,000 lekë apo 5 herë më shtrenjtë.

Reforma e çmimeve të barnave është për mua, personalisht, një një nga arritjet më të mëdha në angazhimin tim të deritanishëm njerëzor, profesional dhe politik në shërbim të njerzve të vendit tim.

Mund të jetë e tepërt, por ndjej detyrim të vlerësoj publikisht mbështetjen totale të Edi Ramës (e bëj publikisht edhe pse ka qënë i vetmi që më ka mbështetur edhe kur i kisha të gjithë kundra, brenda e jashtë politikës, brenda e jashtë PS-së) në hartimin, miratimin dhe zbatimin e kësaj reforme.

Në fund, dua t’i kërkoj ndjesë njerzve më të afërt të familjes me të gjitha “të zezat” që u është dashur të dëgjojnë për mua edhe prej 70 milionë USD në vit të hequra nga pak duar sipërmarrësish që kontrollin kartelin e tregut të barnave me bekimin e politikës së athreshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Bardh, (ti dhe të tjerët) shko tek “Shefqet Ndroqi” jep shembullin tënd
Previous article SERVET PËLLUMBI/ Koronavirusi është një fakt real, por ka edhe spektakël me tepri

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k