• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ILIR BEQAJ/ Po të ishim sjellë si Suedia
Home
Blog

ILIR BEQAJ/ Po të ishim sjellë si Suedia

May 23rd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Po hyjmë në një fazë të re të përballjes me Covid-19. Masat shtrënguese vijojnë të lehtësohen. Që prej fillimit të kësaj jave kanë rifilluar aktivitetet stërvitore sportive, kanë filluar të shërbejnë baret dhe restorantët, maturantët janë kthyer në bankat e shkollës. Kufizimi më i fundit masiv mesa duket do të jetë falja e Fiter Bajramit nesër në sabah. Pas 1 jave është diskutuar se mund të fillojnë edhe çerdhet e kopshtet.

Deri më tani ia kemi kaluar paq si vend. Sigurisht kur gjërat shkojnë mbarë nuk është e udhës të lavdërohet qeveria. Qeveritë janë për t’u sharë.

Nëse qeverinë shqiptare nuk kanë ku të shajnë për menaxhimin e epidemisë së Covid-19, përpiqen ta shajnë për masat ekstreme shtrënguese dhe pasojat e këtyre masave në ekonomi. Apo për mbështetjen jo të mjaftueshme financiare që ka dhënë për të lehtësuar pasojat negative në ekomomi, sipërmarrje, punësim, etj.

Midis shumë diskutimesh sillet shembulli i Suedisë e cila nuk bëri bllokim të jetës ekonomike e sociale të vendit. Suedia dhe Shqipëria kanë shumë pak gjëra të përbashkëta. Megjithatë le vendosim për një moment Shqipërinë në pasojat e Suedisë.

Në 22 maj 2020, Suedia shënoi gjithsej që nga fillimi i epidemisë 32,809 raste me Covid-19 dhe 3,925 fatalitete. Për 1 milion banorë rezulton me 3,251 raste dhe 389 fatalitete.

Nëse Shqipëria do të kishte përqafuar qasjen suedeze të moskufizimeve po supozojmë se do të kishte të njëjtin efekt në pasojat në shëndetin e qytetarëve të saj. Do të kishim 9,249 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 1,107 fatalitete. Sesi do ta kishte përjetuar shoqëria shqiptare këtë përmasë të pasojave të Covid-19 në shëndetin e bashkëqytetarëve të saj nuk jam në gjendje ta përfytyroj, por meqë nuk ndodhi nuk ia vlen të zgjatemi këtu. Ndërsa histerinë e opozitës jashtëparlamentare askush nuk e ka të vështirë ta përfytyrojë.

Le të vijmë te ekonomia. Për tremujorin e dytë 2020 parashikohet që rritje ekonomike me bazë vjetore në Suedi të jetë -12,6 % ndërsa papunësia të arrijë 9,5 %. Çfarë na thonë këto të dhëna për pasojat në ekonomi. Le të krahasojmë Suedinë me tri vendet e tjera skandinave që zbatuan masa shtrënguese që në krye të herës. Tabela në vijim tregon se nëse fatalitet për 1 milionë banorë në Suedi janë 4-10 herë më të larta se në tre vendet e tjera, rënia ekonomike në tremujorin e dytë në të katër vendet luhatet midis – 10.5 % dhe – 12.8 %. Papunësia është në shifra më të larmishme, por edhe Danimarka edhe Finlanda parashikojnë shkallë papunësie më të ulët se Suedia.

Case 1M Death 1M Fatality Rate Q2 Growth rate Q2 Unemp rate
Sëeden 3251 389 12.0% -12.6% 9.5%
Norëay 1536 43 2.8% -11.7% 23.2%
Denmark 1940 97 5.0% -12.8% 5.4%
Finland 1180 55 4.7% -10.5% 8.5%

 

Në vijim është edhe ilustrimi grafik i fataliteteve për 1 milion banorë krahasuar sipas rënies ekonomike dhe shkallës së papunësisë. Përveç Norvegjisë ka një normë shumë të lartë papunësie, të dhënat e tjera janë pak a shumë të ngjashme. Me lockdown apo pa lockdown.

Mbetet për t’u vlerësuar se çfarë ka ndodhur me të ashtuquajturin “imuniteti i tufës”. Ende nuk disponohen në dhëna pë testime epidemiologjike serologjike për të 4 vendet për të vlerësuar sesi mund të përgjigjet popullsia e çdo vendi përkatës në një valë të dytë të virulencës së Sars-CoV-2 që me shumë gjasë pritet të përplaset vrullshëm në Europë në vjeshtë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDMOND ARIZAJ/ Mos u tregoni të ulët. Mos e prekni Pëllumb Piperon
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Pse Monika dhe Iliri po krijojnë një parti të re politike?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k