• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ILIR BEQAJ/ Na fal o zoti Vasili!
Home
Blog

ILIR BEQAJ/ Na fal o zoti Vasili!

August 13th, 2020 F.autor Blog 0 comments

“Shëndetësia një dështim i tmerrshëm të cilit Pandemia dhe administrimi katastrofik i vuri vulën.”

Kështu ka deklaruar sot Petrit Vasili. Sigurisht që gjithseicili është I lirë të thotë çfarë të dojë. Ka 30 vite që kjo është një e drejtë e fituar. Në fund të fundit, seicili nga ne, mbi super vetëm kokën e tij mban.

Por meqë për 3 vite e gjysëm kam punuar drejtpërdrejt në shëndetësi gjatë qeverisjes 7 vjeçare të Edi Ramës disa të vërteta ndjej detyrim t’i ndaj me publikun.

Po e nis nga pandemia e Covid -19.

Menaxhimi i pandemisë bazohet në kuadrin ligjor që rregullohet me ligjin nr 15/2016. Ligji i mëparshëm datonte 1994. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”.

Tamponët, kitet, reagentët, pajisjet laboratike (kaq të diskutuar këto kohë) vendosen në treg dhe në shërbim të pacientëve sipas kuadrit rregullator bazuar në ligjin 89/2014. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për pajisjet mjekësore”.

Dezinfektimi kaq i nevojshëm në këto kohe pandemia kryhet sipas kuadrit rregullator bazuar në ligjin 95/2015. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”.

127 apo urgjenca mjekësore kombëtare aq e vlefshme këto kohe funksionin në bazë të ligjit 147/2014. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për shërbimin e Urgjenës Mjekësore në RSH”.

Këto kohë pandemia ka patur jo ankesa, herë me vend e herë pa vend. Por kaluan 5 muaj e nuk pati asnjë ankesë se nuk mundi dikush të bëjë një skaner apo se skaneri nuk punon. Nuk ndodh më që prej 2014. Kohë pritja për një skaner FALAS është 2 ditë dhe për një rezonancë manjetike FALAS është 17 ditë. Na fal o zoti Vasili për këtë dështim.

Gjatë pandemisë recetat me rmbursim u lëshuan elektronikisht nga mjekët e failjes, të firmosura elektronikisht po nga mjekët e të ekzekutuara elektornikisht në rrejtin e farmacive. Na fal o zoti Vasili për këtë dështim të tmerrshëm që nuk u sorollat asnjë pensionist.

Prej 6 vjetësh ka urgjencë mjekësore 24/7 në shërbim të sezonit turistik. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim.

Prej 5 vjteësh ka urgjencë kardiake 24/7 në QSUT. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim.

Prej 4 vjetësh ka urgjencë celebrale-vaskulare 24/7 në QSUT. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim.

Na fal o zoti Vasili pse nënat e reja në Gjirokastër, Sarandë e Korcë sjellin në jetë fëmijët e tyre në kushte dinjitoze e në sterilitet maksimal.

Na fal o zoti Vasili pse duke filluar nga viti i ardhshëm edhe nënat e reja në Berat, Lezhë, e Kukës do të sjellin në jetë fëmijët e tyre në kushte dinjitoze e në sterilitet maksimal.

Na fal o zoti Vasili pse e mbrojmë shëndetin e shqiptarëve nga produktet e duhanit.

Na fal o zoti Vasili pse mbrojmë shëndetin dhe bezdisjen e shqiptarëve nga mushkonjat.

Na fal o zoti Vasili pse nxorrëm nga pluhuri që prej 2006 financimin5 milionë euro modernizimin e spitalit të Traumës.

Na fal o zoti Vasili për spitalin e ri neurollogjik në QSUT

Na fal o zoti Vasili për kirurgjinë e re të përgjithshme në QSUT.

Na fal o zoti Vasili për 100 transplante veshke FALAS për pacientët shqiptarë.

Na fal o zoti Vasili për mijra katarakte FALAS për pensionistët.

Na fal edhe për spitali e ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT që po ndërtohet.

Na fal edhe për spitali e ri të pediadrisë në QSUT që po ndërtohet.

Na fal edhe për spitalin e ri në Kukës

Na fal edhe për pediatrinë e re në Durrës.

Na fal edhe për 300 qendra shëndetësore të rikonstruktuara.

Na fal o zoti Vasili që e hoqëm taksën e sëmundjes 10 % që ti dhe Sali Berisha u vendosët shqiptarëve.

Na fal o zoti Vasili që nuk kemi asnjë borxh ndaj furnitorëve të ndryshëm, ndërsa në 2013 ti dhe Sali Berisha vetëm në shëndetësi latë 40 mln dollarë borxhe.

Na fal o zoti Vasili që ulëm 30 % çmimet e barnave të shqiptarëve duke kursyer çdo vit 70 milionë dollarë. Ah jo. Naiv unë i ziu. Jo, Jo. E di që këtë nuk na e fal ti jo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR XHUMARI/ “Mens sana in corpore sano”
Previous article ANALIZA/ Çfarë është “imuniteti i tufës” dhe pse shifra është gjithmonë e paqartë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k