• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ILIR BEQAJ/ COVID 19 – java 27-të
Home
Blog

ILIR BEQAJ/ COVID 19 – java 27-të

September 15th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Shqipëria mbylli javën e 27-të që nga fillimi i epidemisë së Covid-19. Pra ka kaluar më shumë se gjysma e vitit me bashkëjetsën me këtë sëmundje.

Java e kaluar shënoi edhe ditën me numrin me të madh të rasteve të reja në nivel botëror që prej fillimit të sëmundjes që u shëndrrua shumë shpejt në pandemi. Në 11 shator 2020 janë shënuar 310,692 raste të reja në botë. Më të prekurat nga Covid 19 janë Amerikat. Në dy kontinentet së bashku janë 52 % e rasteve në nivel botëror dhe 56 % e fataliteteve në nivel botëror.

 

Në botë më prekurit janë SHBA-të, Amerika e Jugut dhe Lindja e Mesme.

Ndërsa fatalitet në botë dominohen nga Amerika Latine, vendet e Europës Perendimore dhe SHBA-të. Duhet mbajtur në konsideratë se vendet e Amerikës së Jugut ne periudhën mars – shtator janë në gjysmën më të ftohtë të vitit.

Në Europë rastet pozitive kanë një shtrirje të gjerë gjeografike. Në ndryshim nga dy-tre muajt  e parë të pandemisë, ka shtrirje edhe në Europën Lindore. Kjo rrëzon perceptimin e krijuar fillimisht se vendet e ish – bllokut komunist kanë një përhapje më të ulët sepse kanë patur dikur një mbulim më të mirë vaksinal.

Në Shqipëri, java e kaluar pati numrin më të lartë të rasteve të reja pozitive që prej fillimit të epidemisë. Në grafikun në vijim ilustrohet numri i rasteve të reja javore në javët 22 – 27.

Grafiku në vijim jep numrin e rasteve të reja për 15 ditë për 100 mijë banorë. Në ditët e fundit vihet re rikthimi i prirjes rritëse.

Brenda vendit ka luhatje të ndjeshme të përhapjes së sëmundjes midis qarqeve. Dominon Tirana, ndërsa Dibra ka prekjen më të ulët.

Java e 27-të ka shënuar numrin më të ulët të fataliteteve në 6 javët e fundit.

Për rrjedhojë edhe shkalla e fatalitetit të rasteve është ndjeshëm më e ulët se javët e mëparshme.

Edhe vdekshmëria ka luhatje shumë të ndjeshme midis qarqeve. Kryeson Shkodra, ndërsa Berati ka shkallën më të ulët.

Në 4 javët e fundit ka një rritje të numrit të testimeve, por tashmë në nivele të qëndrueshme.

Megjithatë “positivity rate” mbetet ende shumë i lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Sondazh: Sa Sunitë, Bektashij, Ortodoksë, Katolikë ka në Tiranë?
Previous article MERO BAZE/ Me Besën, dështuam ne!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k