• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
HEINER KIESEL/ BE-Turqi: Samit apo matje forcash në Varnan bullgare?
Home
Blog

HEINER KIESEL/ BE-Turqi: Samit apo matje forcash në Varnan bullgare?

March 25th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Klimë e acartë në marrëdhëniet e BE me Turqinë. Në samitin e së hënës (26.03) në Bullgari, si Ankaraja ashtu edhe Brukseli e Berlini duan të flasin për të drejtat e njeriut dhe operacionet ushtarake.

Pas së hënës gjërat do të përmirësohen…të paktën kjo mund të thuhet për parashikimin e motit në qytetin bullgar bregdetar, Varna. Sepse parashikimet për përmirësimin e klimës mes BE dhe Turqisë këtë të hënë janë më të zymta. Në ç’pikë ndodhen partnerët? Në fillim të vitit, presidenti francez, Emmanuel Macron i vlerësoi si „hipokrite” këto marrëdhënie, javën e kaluar, kancelarja Merkel e kritikoi shumë hapur ofensivën turke në rajonet kurde në Siri. „Është e çuditshme që disa nga aleatët tanë e shohin situatën me sytë e terroristëve”, u kundërpërgjigj Ankaraja. Zemërimi gjen shprehje edhe në deklarata, si ajo e publikuar para samitit në Bruksel. „Këshilli i BE i dënon shkeljen e vazhdueshme të së drejtës nga ana e Turqisë në pjesën lindore të Mesdheut dhe në Egje.” Po ashtu dënohet fakti që në burgjet turke qëndrojnë qytetarë të BE.

Më shumë se keqkuptime

Nevojë për bisedime ka. Në Bullgari vijnë si kreu i Këshillit të BE, Donald Tusk ashtu edhe presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker për të folur me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Turqia rrezikon lehtësimet në viza për qytetarët e saj në BE dhe këstin 3 miliardë euro nga marrëveshja e refugjatëve. Megjithëse marrëveshjen për refugjatët, kancelarja Merkel e mbrojti në Bundestag. Njëra nga arsyet pse BE por edhe Gjermania reagojnë kaq të përmbajtur ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Turqi. Një Turqi me shpatulla pas muri mund të hapë kufijtë me pasoja të paparashikueshme për BE.

Sevim Dagdelen, deputete e së Majtës në Bundestag thotë se „kjo është një legjendë, që po justifikon faktin që të mos ushtrohet presion ndaj Turqisë. BE e humb besueshmërinë, kur kërkon nga njëra respektimin e parimeve dhe ana tjetër nuk ndërmerr asgjë, veç deklaratave. „Samiti as nuk duhej të zhvillohej”, sipas politikanes së majtë.

BE zvogëlon veten para Turqisë?

Me gjasë BE e zvogëlon veten në raport me Turqinë, më shumë se sa realiteti i marrëdhënieve të pushtetit mes dy palëve. „Nuk është e vërtetë që europianët i kanë duart të lidhura përballë Turqisë”, thotë Asli Aydıntaşbaş, eksperte për Turqinë në European Council on Foreign Relations, Këshillin Europian për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Ka shumë mënyra, se si BE mund të ushtrojë presion ndaj Turqisë. Sepse Turqia është e lidhur në masë të madhe me lidhje ekonomike me Europën. Sidomos me Gjermaninë.”Kur qeveria turke përdor tone të ashpra kundër Berlinit, bien aksionet e kursi i bursës në Turqi”, thotë Aydıntaşbaş.

Gjermania merr një të gjashtën e eksporteve turke, prej vitesh vendi importues më i madh për Turqinë. Kësaj i shtohen dërgesat financiare të diasporës turke. Sipas Bankës Federale rreth 800 milionë euro rrjedhin çdo vit nga Gjermania në Turqi. Por Gjermania, kritikon Aydıntaşbaş, nuk ka ditur se si të përdorë forcën e aftësinë vepruese që ka. Në marrëdhëniet bilaterale kjo përdoret, si në rastin e gazetarit të arrestuar, Deniz Yücel, por përtej kësaj me sa duket nuk ka më shumë interes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANILA WILMS/ Sa realist është viti 2025 për Ballkanin Perëndimor?
Previous article Kërcënimi ndaj tregtisë botërore

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k