• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
Hapja e negociatave, përgjegjësi e madhe për respektimin e të drejtave të njeriut
Home
Blog

Hapja e negociatave, përgjegjësi e madhe për respektimin e të drejtave të njeriut

April 20th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Hapja e negociatave të Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, progres por përgjegjësi më e madhe për respektimin e të Drejtave të Njeriut

Në datë 17 Prill 2018, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave të Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Njëkohësisht, theksoi se baza e këtij anëtarësimi është mbajtja dhe thellimi i reformave aktuale për zbatimin e 5 prioriteteve kyçe, si: reforma në sistemin e drejtësisë, në administratën publike, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar, si dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

Shoqata “Together for Life” vlerëson se ky Rekomandim përbën një hap të rëndësishëm progresi për integrimin e Shqipërisë në vendet demokratike perëndimore ku sundon shteti i së Drejtës dhe respektohen të Drejtat e Njeriut. Megjithatë, në Raportin e vitit 2018, Komisioni Europian thekson se Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për respektimin e të Drejtave të Njeriut.

Institucionet shtetërore shqiptare në nivel qendror apo lokal duhet të bëjnë përpjekje thelbësore për të siguruar konsultim sistematik, transparent dhe efektiv me Shoqërinë Civile pasi aktualisht pjesëmarrja e Shoqërisë Civile në vendimmarrje konsiderohet rastësore.

Ndalimi i diskriminimit të shtetasve, përfshirë të miturit që marrin shërbim shëndetësor, i romëve dhe egjiptianëve, mbrojtja e mjedisit përmes parandalimit dhe riparimit të dëmeve, garantimi efektiv i barazisë gjinore, sigurimi i aksesit në drejtësi për gratë që i nënshtrohen dhunës në familje etj., mbeten disa fusha ku Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë.

Për zbatimin e legjislacionit të punës, si dhe shëndetin e sigurinë në punë, Komisioni Europian kërkon që të merren masa efektive për parandalimin e punës së të miturve, të rriten kapacitetet dhe rezultatet e punës së inspektoriateve, si dhe të forcohen hetimet penale lidhur me rastet e dyshuara të mashtrimit apo abuzimit me detyrën.

Shoqata “Together for Life” iu bën thirrje organeve shtetërore përgjegjëse të shtojnë angazhimin dhe punën e tyre për të korrigjuar dhe përmbushur të gjitha mangësitë e evidentuara në Raportin e Komisionit Europian, me qëllim respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HARALLAMB KOTA/ A duhet të paguajmë tatime e taksa?
Previous article JACOB GRANDSTAFF/ Nga Klinton tek Trump-Kur Presidenti kërkon frymëmarrje, bombardon për zbavitje

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k