• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
GUXIM ALIMANI/ O Isuf…Tropoja nuk eshte popull matuf!
Home
Blog

GUXIM ALIMANI/ O Isuf…Tropoja nuk eshte popull matuf!

November 9th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Deputetit te pazeshem per dy mandate dhe 8 vite me detyra te larta shteterore me ne fund i erdhi goja.Por çuditerisht dhe dy here qe foli ne dy legjislatura me vetem 7 deputete prezente ne sallë,foli perçart dhe jo me pergjegjshmerine politike e njerezore te nje ligjvenesi.
-Ne nje fjalim pa audience si brenda dhe jashte Parlamentit ky deputet “vizionar”,kerkoj shkeputjen nga Republika e Shqiperise te 1059 km² qe perbejne rrethin e Tropojes.Ky apel sa qesharak aq dhe medioker ne fakt ishte thjesht shprehje e deshperimit te tij individual e partiak.Isuf Cela i ndodhur dhe brenda stanit te tij politik pa identitet si nje politikan amorf mes Foltores dhe Qajtores shpik perralla nacionaliste copetimi te Atdheut.
-Fjalimi i dyte i tij erdhi pikerisht ne nisjen e nje aksioni gjithperfshires kombetar per pastrimin dhe kujdesin ndaj mjedisit iniciuar nga Kryeministri Rama ne Vlore.
Ai e quan horror situaten mjedisore ne Tropoje dhe i faturon te paverteta qeverisjes aktuale qendrore e vendore.
Per hir te realitetit dhe transparences po sqarojme lidhur me deputetin ne fjale dhe prononcimin e tij.
-Isuf Cela eshte jo vetem deputet i PD ne dy legjislatura por dhe kryetari aktual i PD ne Tropoje.
Ai ne 8 vite ka qene pjese e qeverise Berisha si sekretar i Pergj.i Ministrise se Brendeshme.
Te gjithe pushtetin dhe lidhjen e tij me familjen Berisha(pasi eshte nga Mali i Zi me origjine dhe kusheri i aferm i zonjes Berisha) ai e ka perdorur per tu shenderruar ne bisnesmen si aksioner i Kompanise”Gener 2″.
Dhe paradoksi ne prononcimin e tij qendron pikerisht ne faktin se teksa ky flet per shkaterrim mjedisi,eshte Kompania e tij e cila perfitoi dhjetera leje per HEC duke shkaterruar ekosistemin ne luginen e Valbones.
-Ai qe perlotet si krokodil per Tropojen ne fshatin e tij te lindjes Çerem nuk investoi nje lek ne 8 vite pushtet perkundrazi ju mori dhe ujin e pishem per ta futur ne tubat e HEC-it duke bere qe i gjithe fshati turistik i Çeremit te shperngulej.
Eshte qeveria socialiste qe jo vetem po nderton rrugen por vitin qe shkoi per here te pare ne histori ndertoi linjen 220kv te energjise elektrike ne Cerem.
E jo vetem kaq por abuzivisht ky njeri arrin permes manipulimeve t’ju marre qera per bjeshket e Markovçes qytetareve qe dalin te verojne ne bjeshke.
Nderkohe qe ne fshatin e tij te origjines ne Mal te Zi ky “pseudopatriot” ka ndertuar vila e pishina aty ku ka lindur ne Tropoje jo vetem nuk ka investuar por mbolli perjetesisht shkaterrimin e flores dhe faunes permes HEC-ve fitimprurese.
Ja pra ky eshte deputeti i foltores apo qajtores te cilin e vret realiteti investues i qeverise shqiptare ne Tropoje.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GERT GJYZELI/ Komandant na dogji malli!
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Zbatimi i Kodit Rrugor na ruan jetën dhe kuletën!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k