• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
GURJAN DOÇI/ Frika se fiton Rama
Home
Blog

GURJAN DOÇI/ Frika se fiton Rama

December 17th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Gurjan Doçi

Askush nuk e kishte menduar se mëngjesi i 26 nëntorit do ishte tragjik për vendin tonë.
Një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë, ku rrënoi disa godina, mbetën 51 të vdekur e ndërsa me qindra të tjerë u plagosën.

Fatkeqësitë janë dukuri që janë të vështira për t’u përballuar në vende shumë të zhvilluara, e jo më nga vendi jonë që është në përpjekjet e para për t’u bërë shtet.

Raste të tilla, janë nga ato pak raste kur e gjithë politika bëhet bashkë për të përballuar pasojat. E gjithë shteti u ngrit në këmbë, edhe pse eksperienca për të tilla ngjarje ishte thuajse zero.
Edhe pse kreu i Opozitës u mundua të menaxhonte këtë situatë, duke zhvilluara disa takime me banorë të prekur, nuk mund të tejkalojë veten.

Lulzim Bashën e ka kapur frika se po u ule në tavolinë me Ramën je i humbur, e kjo psikozë lindi me marrëveshjen e 17 majit.

Kjo ndodhi edhe në rastin e kësaj fatkeqësie natyrore, ku Rama i bëri thirrje për t’u ulur për përballuar bashkë këtë situatë, duke i kërkuar edhe propozime konkrete.
Por, Lulzim Basha mendon se duke mos u ulur në tavolinë e duke refuzuar Ramën, ai del më i fituar.
Nuk ka dhe nuk do të ketë moment më të përshtatshëm se ky për të krijuar një frymë mbështetëse për opozitën.

Por opozita mendon se nëse një ide në të mirë të qytetarëve, merret dhe arrihet të implementohet nga qeveria është humbje.
Në fakt jo! Disa propozime të opozitës, kryeministri Rama doli e tha që janë të mira, por duhet që të ulen në tavolinë për të konkretizuar.

Për Lulzim Bashën, lutja më e madhe është që qeveria të dështojë, që të fitojë politikisht, duke mos i dhënë shumë rëndësi se çfarë ndodh me qytetarët.
Ndryshimi mes opozitës dhe pozitës në botë, nuk shihet te dështimi, por shihet se cila palë është më e suksesshme në politikat e saj.

Halli më i madh i opozitës ishte se Rama po tenton që të shtyjë zgjedhjet e parakohshme, me shtyrjen me 3 muaj të afatit të Gjendjes së Jashtëzakonshme.
Nëse nuk është e vërtetë, të paktën kështu të jep përshtypjen reagimi zyrtar i Partisë Demokratike ditën e djeshme.
Është e trishtë që në një situatë të tillë, partia më e madhe opozitare të mendojë për zgjedhjet, në vend që në çdo artikulim në daljet publike të jetë përmirësimi dhe angazhimi që të përmirësohen kushtet e qytetarëve pas tërmetit.

Megjithatë një gjë mund të thuhet me bindje: Tërmeti lëkundi edhe politikën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JOSIF PAPAGJONI/ Ajo kutia magjike prej kartoni e Krishtlindjeve të fëmijërisë...
Previous article MERO BAZE/ Beteja kundër Edi Ramës, duhet ndarë nga beteja për ndryshimet ligjore në medie

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k