• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
GJERGJ SKURA/ Kur “Presidenti” Hoxha bën thirrje për protestë, e ka një hall
Home
Blog

GJERGJ SKURA/ Kur “Presidenti” Hoxha bën thirrje për protestë, e ka një hall

February 15th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Gjergj Skura/

Shohim çdo ditë ‘analistë’ që dalin në studio televizive dhe bëjnë moral medemek në emër të qytetarëve, kur në fakt marrin rrooga nga partitë opozitare për shërbimet që ofrojnë nga ekranet e televizioneve dhe portalet online. Për fatin e keq tonin, kemi të bëjmë me një grup individësh që abuzojnë me argumentin që flasin në emër të publikut të gjerë, ndërkohë që në darkë rrogat i marrin nga selia blu e Bashës apo e kuqja e Kryemadhit.

Një ndër ata që flet në emër të popullit, por që ishte prej kohësh i fshehur dhe larg kamerave, është Artan Hoxha. Flasim për Artan Hoxhën ‘presidentin’, i cili kishte kohë që ishte zhdukur nga ekranet, por mesa duket tani partia ka nevojë për të dhe ai është shfaqur sërish.

Mbrëmë ai ka dalë në Ora News dhe ka bërë thirrje për t’iu bashkuar protestës që Basha e Kryemadhi kanë thirrur për ditën e nesërme. Këtë Hoxha e bënte si analist i pavarur dhe në emër të qytetarëve.

Por se sa i pavarur është Hoxha mjaftojmë të kujtojmë që në 2012 me propozim të Sali Berishës ai ishte kandidat për President të Republikës. Por në momentin e fundit Hoxha u hoq si opsion pasi u aludua se kishte të shkuarën e lidhur me Sigurimin e Shtetit. Në këto kushte, Berisha bëri Nishanin President dhe jo Hoxhën.

Thënë këtë, Artan Hoxha ishte për Sali Berishën dhe PD-në njëlloj si Bujar Nishani. Po aq besnik ndaj partisë dhe po aq shërbëtor i saj.

Mirëpo sot, edhe pse kanë kaluar 7 vjet, Artan Hoxha vazhdon t’I shërbejë po me aq përkushtim PD-së, tanimë jo me shpresën se do ta bëjë president, por për interesa të tjera të ngushta që merren me mend lehtë.

Ky është realiteti në Shqipëri, ku disa persona vetëm pse kane fatin të dalin në TV e të flasin në emër të opinionit publik, janë vënë në shërbim të opozitës duke thirrur protesta e ekstremitete që Basha e Kryemadhi të vijnë në pushtet e eventualisht edhe këta të marrin ndonjë llokëm.

Për të kuptuar vokacionin e tij dhe dashurinë për Lulin, mjafton të shohësh se si ai shprehej për Bashën në vitin  2013, kur ai ishte në garë me Olldashin për kreun e PD-së, në një preononcim për REL:

“Dy kandidatët nuk është që dallojnë aq shumë, që njëri të jetë shumë i mirë dhe tjetri të jetë shumë i dobët. Ata janë mjaft konkurrues mes tyre. Është e vërtetë që Sokol Olldashi ka ardhur me pantallona të shkurtra në Partinë Demokratike, si djalë 17-vjeçar, dhe ka bërë një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në atë parti. Por, nga ana tjetër, edhe Lulzim Basha, që nga viti 2005, erdhi dhe bëri një karrierë të shkëlqyer në PD dhe ka dhënë sprova për atë parti”, thotë Hoxha për REL.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRA KAZHANI/ A të kam folur ndonjëherë për erën e 21 Janarit
Previous article ILIR YZEIRI/ Zemërimi vetjak, Edi Rama dhe boja blu

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k