• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
GERTI SQAPI/ Nevoja për njohjen dhe rregullimin ligjor të lobimit në Shqipëri
Home
Blog

GERTI SQAPI/ Nevoja për njohjen dhe rregullimin ligjor të lobimit në Shqipëri

July 26th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Për një pjesë të mirë të shoqërisë shqiptare, termat “lobim”, “lobist” mbartin konotacione negative, dhe që shpesh shihen si të lidhura me aktivitete të paligjshme si korrupsioni, klientelizmi politik, ndikimi i padrejtë i grupeve të caktuara apo ushtrimi të influencave të paligjshme mbi politikanët etj. Megjithatë, po në perceptimin e një pjese të madhe të shoqërisë shqiptare, lobimi është një aktivitet që ndodh në Shqipëri dhe që në pjesën të madhe të tij bëhet pas dyerve të mbyllura. Në mungesë të studimeve specifike të ndërmarra për të treguar shkallën reale të ekzistencës apo shfaqjes së lobimit në Shqipëri, studime të kryera në vende në tranzicion të Europës Qendrore dhe Lindore kanë treguar se shumica e sindikatave, grupeve të biznesit dhe atyre të punëdhënësve e konsideronin veten si aktive ose si tepër aktive në përpjekjet për të influencuar politikat e qeverisë dhe se kishin patur një farë suksesi në përpjekjet e tyre të lobimit (McGrath, 2008). Pra, midis grupeve të ndryshme të interesit dhe qeverisjes ekzistojnë lidhje që priren të zhvillohen në mënyrë të natyrshme dhe kjo është një pjesë e pandarë e procesit vendimmarrës në sistemet politike demokratike moderne.

Përvoja e Shqipërisë me pluralizmin politik dhe ekonominë e tregut këto njëzet e shtatë vitet e fundit, megjithëse jo më jetëgjatë apo më e suksesshme se ajo e vendeve të tjera më të industrializuara, ka diferencuar mjaftueshëm strukturat dhe interesat e ndryshëm që ekzistojnë në shoqëri. Këto struktura dhe grupe interesi të ndryshme, që po bëhen gjithnjë e më aktive dhe të mirëvendosura, kanë interesa legjitime të tyre dhe të drejtën për të influencuar mbi politikat dhe legjislacionin në fushat përkatëse, sa herë që preken prej tyre. Në këtë kuptim, lobimin, si procesin nëpërmjet të cilit kërkohet të influencohet qeveria / qeverisja dhe institucionet e saj në lidhje me politikat publike, – mund ta konsideronim si një element të rëndësishëm dhe legjitim të një sistemi demokratik modern.

Ndër virtytet dhe rolin me vlera që lobimi luan në sistemet politike demokratike mund të përmendnim ndihmën që ai iu jep zyrtarëve të zgjedhur për të patur informacionin që kanë nevojë për të zhvilluar nismat legjislative apo rregullatore; për të vlerësuar se si propozimet për një aksion qeveritar do të ndikojnë interesa specifikë, industritë, votuesit apo shoqërinë në përgjithësi; për të përcaktuar se si grupe të ndryshme i shohin alternativat e politikave të veçanta; dhe për të vendosur se si ata do të votojnë masat që vijnë para tyre. Lobimi iu mundëson grupeve të ndryshme të interesit që ekzistojnë në shoqëri të kuptojnë, të gjurmojnë, si dhe të ndikojnë në procesin e hartimit të politikave publike, duke iu garantuar kështu atyre një kontribut të rëndësishëm në vendimmarrje.

Në rastin e Shqipërisë, një vend ku korrupsioni dhe klientelizmi politik janë të lulëzuara, dhe ku një kulturë informaliteti ekziston paralelisht me rregullat dhe ligjet e shkruara, rregullimi ligjor i aktivitetit të lobimit do të kishte një impakt pozitiv mbi sistemin politik të paktën në dy aspekte kryesore. Së pari, duke njohur ndikimin që interesa legjitimë të grupeve të ndryshme në shoqërinë shqiptare mund të ushtrojnë në mënyrë të ligjshme ndaj procesit vendimmarrës politik, do ta bënte këtë të fundit jo më thjesht një monopol të atyre që janë zgjedhur apo emëruar në poste drejtuese, por më të hapur dhe më të nënshtruar ndaj publikut. Së dyti, impakt tjetër pozitiv që do të sillte rregullimi ligjor i lobimit në Shqipëri do të ishte në funksion të rritjes së transparencës në sistemin politik duke kanalizuar dhe kontrolluar ndikimet që interesa të caktuar ushtrojnë mbi procesin e vendimmarrjes të qeverisë. Roli kryesor i rregullimit të lobimit në këtë drejtim është të forcojë transparencën “duke hedhur dritë dhe të bëjë publikun më të kujdesshëm/të mirinformuar mbi interesat që qëndrojnë pas politikave të propozuara si dhe lidhjet që ekzistojnë mes lobistëve dhe politikbërësve” (Ninua, 2012).

Hedhja dritë mbi marrëdhëniet që ekzistojnë midis interesave të caktuar dhe politikanëve apo zyrtarëve publikë duhet të shihet si një zhvillim i nevojshëm në funksion të qeverisjes së mirë në një vend me demokraci ende të brishtë si Shqipëria. Lobimi dhe njohja/rregullimi ligjor i ndikimit që interesa apo grupe të ndryshme mund të ushtrojnë në procesin vendimmarrës politik duhet parë si një zhvillim pozitiv në zhvillimin dhe përmirësimin e politikave publike, si dhe në procesin demokratik të vendit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERVIS ILJAZAJ/ Mungesa e markave të mëdha ndërkombëtare, problemi i ekonomisë shqiptare
Previous article SOPHIA ANKEL/ Të moshuarit kanë varësi nga telefonat njësoj si të rinjtë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k