Teatri, si molle sherri sot per komunitetin artistik, intelektual dhe artdashes, u be pa vetedije pasqyra e nje shoqerie ne prag falimentimi. Debati u karakterizua nga nje gjuhe e eger, vulgare dhe e dhunshme ndaj kujtdo qe ka mendimin ndryshe. Deri edhe kunder atyre qe prej dekadash ndertuan me talentin, punen, perkushtimin e tyre ate çka sot quajme Teatri shqiptar.
Teatri sot po nxjer ne pah problemin e vertete te menalitetit, qytetarise dhe vetedijes sone. Problemin e demokracise shqiptare. Ne demokraci kundershton mendimin kunder duke e respektuar ate. Nese ky rregull baze do te respektohej sot te gjithe ne, pro dhe kunder do te kuptonim se ne thelb jemi ne nje mendje. Te gjithe e duam teatrin.
E ky eshte mendimi im.
A na duhet nje teater i ri ?
Pa dyshim. Identiteti i nje kombi nuk eshte vetem gjuha, kultura qe ai ka krijuar dhe shkruar etj, por edhe ndertimet qe ka bere dhe arkitektura. Historia jone na tregon se ne nuk jemi fise indigjene qe vetem trashegojne ndertesat e kolonizatoreve, por jemi edhe ndertues. Ka ardhur koha qe tu leme brezave jo fjale e zenka facebooku, por trashegimi reale ne vepra te shkruara e ndertuara te epokes sone, te shekullit tone si vlera te diteve kur jetuam ne.
A ka nevoje per teknike bashkekohore ne kinema, teater e gjetke talenti i artisteve shqiptare per te vene ne efiçence maksimale krijimtarine ? Per ta bere kete krijimtari konkuruese, masive dhe fitimprurese ? A duhet ne te hedhim syte te shkollimi i aktoreve dhe artisteve tane ? Te tregu dhe ofertat e punes ? Statusi i artistit ? Publiku dhe cilesia ? Perkrahja e sipermarresve artistike qe me djersen dhe parate e tyre kane investuar dhe ndertuar ne kete profesion te brishte ? Padyshim. Ky do te doja te ishte debati dhe kerkesa sot.
A na duhet nje teater nga taksat tona ?
Sinqerisht jo. Eshte nje luks qe e refuzoj. Ato taksa duhet me patjeter te shkojne per strehimin e te vobekteve, per kushte e trajtim te te miturve e jetimeve, per spitale e ilaçe per te semuret, per çerdhe e kopshte per femijet, rruge e infrastrukture te sigurt e cilesore.
A ka menyra te tjera ?
Nese paska ne kete kapitalizmin tone ku gjithkush fitoka diçka, pse jo ? Mua me shume me dhemb kur shoh qytetet tona te zgjerohen pa kriter duke gllaberuar toka buke, kodra e pyje sesa qiell.
E megjithate nuk dua te bej gjithologun, arkitektin, urbanistin, ekonomistin, politikanin. Une nuk i kam te gjitha aftesite, shkollimin dhe cilesite te jap mendimin tim ne keto fusha. Si artist do te doja te kishim nje teater. Si qytetar do te doja te kisha institucione shteterore te sakta dhe efikase qe te merreshin ato dhe vetem ato me çka me siper. E pra dhe ketu jemi dakort. Hajde flasim çfare duam realisht. Nje shtet !
Dhe per kete duhet qe kerkesat kryesore t’i kemi ndaj vetes. A jemi ne nje komunitet dhe bashkesi vlerash reale ? A jemi ne te pavarur dhe te papolitizuar ? A jemi ne te gatshem per tu sjelle ne menyre demokratike ? A dime te bejme zgjedhjen e duhur ne momentin e duhur ? A eshte sadopak faji yne per gjendjen ku jemi ? Hajde ta ulim pak zerin qe te degjojme mendjet tona.
E per ta mbyllur, nese do te me duhej te zgjidhja midis teatrit te ri apo te vjeter, do te zgjidhja njerezi, te gjithe, pa perjashtim.
Perzemersisht Genti Kame
Leave a Reply