• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
GENC BURIMI/ U mbars mali dhe polli një “Llallë”
Home
Blog

GENC BURIMI/ U mbars mali dhe polli një “Llallë”

February 18th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nese ne tabelen e qitjes se reformes ne drejtesi do shohim vetem persona pa pushtet dhe pa pike rendesie per opinion publik shqiptar, Shqiperia do ta kete te veshtire te binde Europen se e ka marre seriozisht punen e integrimit.

Adriatik Llalla eshte nje nga ata qe populli me te drejte i konsideron si te rene nga fiku. Pergezimin e ambasades amerikane se ish-kryeprokurori u shpall persona non grata, nje thenie frenge do ta ironizonte me fjalet nuk eshte aspak e veshtire te qellohet mbi nje ambulance.

Te rrime shtrember e te flasim drejte. Pse rastesisht tani qe Llalla nuk eshte me kryeprokuror, amerikanet zbuluan “bemat” ose mos “bemat e tij dhe e shpallin si person te padeshirueshem dhe si te korruptuar ?

Popullit shqiptar do t’i ishte kryer nje sherbim shume here me i vyer sikur aleati i tij i madh amaeirkan ta kishte “hapur gojen” shume kohe me perpara. Linçimi i Llalles sot nuk perben as me te voglin lajm ne asnje agjenci lajmesh ne bote.

Por do te kishte qene ndryshe para 6 muajsh dhe Shqiperise do te i ishte bere nder i madh ne proçesin e hapjes se negocjatave me BE. Imagjinoni titujt e lajmeve te llojit “Kryeprokurori i Shqiperise shpallet personna non grata nga Shba-te qe e akozojne per korrupsion”?

Kush mund ta besoje se Washingtoni nuk i dispononte ne muajt  dhe vitet e kaluara faktet e sotme qe po i vlejne LlaLles flaket e dragoit amerikan?

Pse kjo heshtje kaq e gjate, aq e gjate sa sot Llalla nuk i vlen me as dreqit dhe aq me pak shqiptareve? Shqiptaret degjojne shume e shume thashtehteme sot, siç degjonin dhe dje per Adriatik Llallen.

A nuk degjojne per blerje te politkaneve ne fuqi nga mafiat e droges?

A nuk degojne per vjedhje neper koncesione?

A nuk degjojne per kapjen e strukturave te larta te policise nga krimi dhe per mbathjen jashte shtetit te fajtoreve ne nje lloj pandeshkueshmerie surrealiste?

A nuk degjojne, nuk shikojne standartet e shfrenuara te jeteses jo vetem te kriminileve ordinere te droges, por te kush e di sa politikaneve dhe familjeve te tyre?

Pyetja shtrohet, kush mund ta besoje se Washingtoni ashtu si per Adriatik Llallen nuk ka dosje po aq te mirengopura me materiele kompromentuese per shume zyrtare qe ushtrojne pushtet real?

Cfare i pengon t’i shpallin si persona non grata dhe persona te korruptuar? Cfare periudhe me te mire, me te volitshme se kjo e sotmja pret Washingtoni per te na e kryer kete sherbim shpetimtar?

Deri tani kujtonim (ose te pakten naivet) se amerikanet nuk kishin dosje.

Por rasti “Llalla” e provon edhe nje here se ata dine gjithshka. Rasti Llalla provon gjithashtu se “timing”- u i amerikaneve nuk eshte domosdoshmerisht ai i shqiptareve.

Rasti Llalla provon se amerikanet dine te jene selektive ne goditjet e tyre, dhe se me shume se rezultati u intereson mesazhi.

“Who’s next”, pyeste e ngazelluar nje e perditshme shqiptare dje, nga kjo loje me “pikatore” e doctor US. A s’do te ishte me kurajoze t’i drejtoheishm mikut pertej atalnatikut me ate formulen paramartesore:“te flase tani qe nuk eshte ende vone, ose te heshte pergjithmone”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGIM BAÇI/ Dhuna kulturore, nga bindja në banalitet
Previous article MARIN MEMA/ Është koha e maskarenjve, tallen e ngërdheshen me idealet

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k