Pasi i « shpertheu » partite e vjetra politike ne France ku e majta dhe e djathta jane ne agoni historike, presidenti francez po pergatitet te beje te njejten gje me partite tradicionale qe kane zene rrenje ne parlamentin europian dhe po myken aty. Fjalimi i shumepritur i numrit nje francez dje ne Strasburg duhet kuptuar si nje loje shahu, ku viktime kolaterale e perkohshme, ne mos per nje kohe shume te gjate, do te jete projekti i gjerman dhe ai i Komisionit europian per zgjerimin e BE-se ne Ballkan.
Per ironi te fatit dhe te shqiptareve presidenti francez shpalli plateformen dhe vizionin e tij per Europen, ne te njejten dite e ne te njejten ore kur ne Tirane kryeministri i Shqiperise i gezohej rekomandimit te Komisionit euripian per hapjen e negocjatave me Shqiperine. Edi Rama nuk eshte naiv. Me ose pa fjalimin « acar » te Makronit ndaj perspektives integruese te Ballkanit perendimor, Edi Rama e di me mire se kushdo se integrimi i Shqiperise ne BE nuk eshte çeshtje vitesh, por dekade biles dekadash. Ambicja dhe perpjekja e tij e vazhdueshme qe Shqiperise t’i hapen negocjatat duke perdour dhe shantazhin «(rrezikun ruso-kinez) eshte megjithate e lavderueshme per te mos thene oportuniste.
Hapja e negocjatave do t’i jape akses Shqiperise ne mos tek integrimi, me e pakta (ose me maksimalja) tek fondet europiane qe mund te shkojne ne miliarda. Dhe kete « kocke », presidenti francez nuk eshte aspak i prirur t’jua heqe « fukarenjve » te Ballkanit perendimor nese eshte ky çmimi qe niveli I demokracise dhe i zhvillimit te ketyre vendeve te perafrohet me ato te BE-se. Por me shume, qe t’ju integrojme me pas ne BE, kete mos na e kerkoni , te pakten jo tani, ishte ky mesazhi i presidentit francez sot nga Strasburgu qe duhet kuptuar ne nje skeme shume me te gjere qe do te perpiqem ta analizoj shkurtimisht ne vazhdim.
E ardhmja e Europes perpara asaj te Ballkanit
Opinionet publike jashte BE-se , domethene ato ne Ballkanin perendimor, kujtojne dhe me te drejte, se mjafton te plotesosh një më një kushtet per te hyre ne BE (ato qe ne zhargon njihen si kritere te « Kopenhagut ») dhe integrimi vjen me pas natyrshem siç ndodhi me shumicen e vendeve te Europes lindore nga 2004 e mbrapa. Per me teper qe vendet e Ballkanti perendimor kane dhe nje « avantazh » me shume qe e shtyn BE-ne t’i integroje sa me shpejt, ato jane shnderruar ne « gjah » per fuqi boterore dhe rajonale qe nuk ndajne te njejtat vlera me BE-ne , si Rusia, Kina, apo se fundi Turqia.
Por me pozicionimin publik te presidentit francez, zbulojme dhe anen tjeter te medaljes. Mund te jesh fare mire nje vend qe i ploteson te gjitha kushtet per te qene ne BE, por duke qene brenda BE-se, vendi ne fjale i krijon shume probleme BE-se. Kjo po i ndodh Europes sot e cila peson vazhdimisht veto nga vende te ndryshme per tema te ndryshme duke vene keshtu interesin « kombetar » para atij te bashkesise europiane. Per shembull kur behet fjala per te pritur migrante me kuota sipas çdo vendi, jane Polonia, Hungaria apo Republika çeke qe bllokojne fuqimisht.
Ose kur behet fjala per solidaritet ekonomik siç u paraqit situata gjate krizave financiare ne Greqi , Portugali Spanje, jane vendet e veriut te Europes qe bllokojne. Ose te marrim rastin e njohjes se Kosoves, jane tre kater vende te BE-se qe bllokojne nder te cilat dy fqinje ballkanike. Ideja e presidentit francez eshte Europa mos te kete synim te pare zgjerimin, por mire-funksionimin brenda rradheve te saja. Qe do te thote, po te ndiqet me kujdes vizioni i presidentit francez,se Europa jo vetem qe nuk duhet ne keto kushte te zgjerohet, por pse jo , te zvogelohet.
Nje Europe e gatshme te avancoje bashkarisht mund te ndahet si ne rrathe koncentrik nga ato vende europiane qe bllokjne me veto funksionimin e Europes per tema vitale ne aspektin e ekonomise por dhe te vlerave. I mire apo i keq, ky eshte vizioni i presidentit francez : më mire nje Europe e reduktuar por ku te gjithe vendet anetare jane solidare dhe nuk bllokojne me veto vendimet e shumices, sesa nje mega-Europe, ku do te vazhdohet qe disa t’I bien “gomarit » dhe disa te tjere “samarit”.
Mbi te gjitha presidenti francez eshte totalisht I atashuar ndaj mire-funksionimit ekonomiko-financiar nje fushe ku si ish bankier , ai eshte nje ekspert. Emanuel Makron synon nje BE me nje zone euro qe te kete nje buxhet te perbashket ndershtetor, qe do te thote nje minister financash i vetem qe do te menaxhoje shpenzimet publike te çdo vendi anetar, dhe po ashtu nje parlament europian krejt ndryshe nga ai sotmi, ku do te votohen ligje e vendime per çdo vend anetar, domethene nje parlament supranacional qe do te marre kompetenca te çdo parlamenti kombetar ne disa fusha kyçe.
Pra presidenti francez po vizaton nje arkitekture institucionale krejt te re, thuajse revolucionare per Europen e te nesermes, nje projekt qe ka kundershtare te panumert duke filluar nga Gjermania ku ish-ministri i financave Shaubel alergjik ndaj ketyre tezave ka mjaft idhtare ne Bundestag! Por perballe Gjermanise dhe Junkerit, Makron u shfaq si i prere ne qendrimin e tij me mesazhin se vetem kur te pranoni te diskutoni per projektin tim, nje Europe me te mire, atehere une do te pranoj te diskutoj per projektin tuaj per nje Europe me te madhe me zgjerimin ne Ballkan qe nuk eshte fare nje teme urgjente.
Beteja e zgjedhje europiane
Por nuk mjafton te kesh nje projekt si ai presidentit francez per ndryshime radikale ne menyren e funksionimit te Europes. Duhen njekohesisht dhe forca ne terren per ta mbeshtetur kete projekt, ose me shkoqur, nje raport force ne Europe ne favor te presidentit francez. Kete raport force synon te modifikoje Emanuel Makron. Nese Gjermania eshte shtylle sot ne Europe, kjo fale dhe nje shtylle tjeter qe ajo ka ne favor te saj, grupin e Partive popullore ne Parlamentin Europian qe dominohet nga CDU-ja gjermane.
Si mund te dobesohet PPE-ja (grupi i partive popullore) ne menyre qe nje korent tjeter politik te mbarte ndryshimet qe kerkon Emanuel Makron per Europen ? Se pari duke e perçare, se dyti duke bere qe te fitoje ne zgjedhjet europiane te 2019-es nje grup i ri rival ne Parlamentin europian i gatshem te avancoje tezat e presidnetit francez. Pika e pare, dobesimi i i PPE-se nuk duket shume e veshtire, dhe presidenti francez e beri me « finese » ne fjalimin e tij ne Strasburg pa patur nevoje te permende emra te perveçem.
A mund te pretendoje aktualisht PPE-ja te jete siç ka qene historikisht, nje grup demokrat, liberal, pro-europian, kur ne gjirin e tij mban Fidesz-in eViktor Orbanit te Hungarise, apo partite e djathta austriake qe jane bashkuar ne koalicion me ekstremin e djathte fashist ne Austri, apo sa e sa parti te tjera ne Europe qe po shkojne drejt formave autoritare pa harruar partine popullore spanjolle e deri tek CSU gjermane e Manfred Weber-it qe ka hyre ne nje gare « djathtezimi » te skajshem? Edhe grupi i partive te majta ne Parlamentin europiane (socialiste e demokrate) nuk eshte ne gjendje me te mire.
Pasi e egzagjeruan me nje mbeshtetje absolute per pritjen e migranteve ne Europe, ky grup eshte dobesuar tashme me zgjedhjet e fundit ne Gjermani dhe Itali ku te majtat jane ne krize. Ndaj Makron ka nje bulevard te hapur perpara tij per krijimin e nje poli te ri ne parlamentin europian. Perse mos te imagjinohet qe pas (ose fale) zgjedhjeve europiane te vitit te ardhshem nje grup i ri demokrat liberal te dominoje grupet e tjera ne parlamentin europian ? Pak a shume si ne skenarin qe ndodhi ne France, ku brenda nje vit nje parti e re u ngrit ajo « En Marche » e Makronit dhe nxorri jashte loje partine socialiste te Holland-it dhe ate te djathte te Sarkozise.
« En Marche » u krijua duke i marre elemente edhe te djathtes edhe te majtes. Keshtu mund te ndodhe dhe ne parlamenin europian, ku ne nje grup te ri te qendres te bashkohen « En Marche » te Frances, me « 5 yjet » e Italise, me qendren e djathte te Spanjes, me liberalet ne parlamentin europian te kryesuar nga belgu Verhofstadt, dhe me parti te moderuara te grupit PPE, pa harruar dhe te blertet gjermane. Kjo eshte beteja elektorale europiane qe po pergaitet dhe qe do te kete pasoja direkte ne fatin e integrimit te Ballkanit perendimor. Ne njeren ane vizioni francez per « thellimin » e Europes nga brenda ne menyre qe BE-ja t’i beje me mire balle sfidave qe po paraqiten ne nje bote shume-poleshe ku SHBA-te, Rusia, Kina kane axhendat e tyre.
Nga ana tjeter, vizioni gjerman, per zgjerimin e Europes qe te kete me shume tregti pa kerkuar domosdoshmerisht me shume unitet dhe solidaritet. Qe presidenti Makron t’ja arrije qellimit te tij, te promovoje planin e tij, i nevojitet ne rradhe te pare qe partia e tij te fitoje binshem zgjedhejt europiane ne France per te krijuar nje grup te fuqishem , siç u tha me siper , ne parlamentin europian me parti te tjera aleate. Dhe Makron e di mire nepermjet sondazheve te shumta, se nese partia e tij En marche, do te guxoje te beje nje fushate europiane ne favor te zgjerimit te BE-se ne Ballkanin perendimor, elektorati francez do ta ndeshkoje me vote dhe projekti i tij per ndryshimin e Europes mund te deshtoje.
Mjafton per kete te konsultosh komentet qe kane lene lexuesit e shumte te artikullit te djeshem te Figarose online, kushtuar hapjes se negocjatave me titullin « Shqiperia troket ne deren e Europes ». Jane 100% komente tmerresisht negative te tipit « totalisht irrealiste », « gojera me shume per te ushqyer” “kal Troje I Turqise”, “Shqiperia? Pse jo Zimbabvet?” “Stop zgjerimit, çfare fituam me shume me vendet e tjera qe i pranuam”. “Pse mos t’ja japim Putinit keto vende te varfera, te pakten do ta kene gazin gratis ». Apo : « Shqiperia do te hyje ne Europe ? Por me gjithe mafian qe kane tek ne, ajo eshte tashme ne Europe ».
Eshte fare e kuptueshme qe ne kete kontekst skepticizmi te jashtezkonshem ne France ndaj zgjerimit te BE-se ne Ballkanin perendimor, Emanuel Makron ka më interes te avancoje me nje plan te reformimit te institucioneve europiane sesa me integrimin e vendeve te tjera, nje perspektive qe ai duket sikur e çoi dje per ne kalendat greke. I takon tani vendeve te Ballkanit perendimor, e ne rradhe te pare Shqiperise si derguese masive azilantesh drejt Europes, te permiresojne imazhin e tyre nese duan qe te pranohen nga opinionet publike europiane si kusht i domosdoshem qe te pranohen me pas nga udheheqesit europiane.
Qeveria e Edi Rames thote se ka punuar efikasisht per kete meqenese Komisioni europian rekomandon hapjen e negocjatave. Por me sa duket Franca, dhe nuk eshte habi sepse eshte ajo qe ka “vuajtur” me shume nga valet e azilanteve shqiptare keto vitet e fundit, nuk ndan te njejtin opinion as te njejtin prioritet me Komisionin europian. Por kjo nuk eshte nje drame. Asgje s’e pengon qeverine shqiptare t’i perkushtohet punes per te ndrequr jo vetem imazhin e shqiptareve jashte shtetit, por mbi te gjitha kushtet e jeteses dhe te funksionimit te demokracise brenda vendit.
Testi i ardhshem do te jete si ai ne Europe, me zgjedhjet qe do te mbahen edhe ne Shqiperi me 2019 (ato lokale) por qe nje pjese e klases politike po pergatitet t’i bojkotoje ne mungese te nje reforme te mirefillte zgjedhore. Perpara se qeveria e Shqiperise t’i kerkoje qeverive te Europes ta pranojne, ajo do te bente mire te pranohej nga klasa politike e vendit te saj me zgjedhje te pakundershtueshme!
Leave a Reply