• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
GENC BURIMI/ Azilkërkuesit e dëbuar nga BE do dynden në Shqipëri. Me këtë përçmim do i marrë Rama negociatat?
Home
Blog

GENC BURIMI/ Azilkërkuesit e dëbuar nga BE do dynden në Shqipëri. Me këtë përçmim do i marrë Rama negociatat?

June 9th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

U desh «zyrtarizimi» nga gazeta “Le Monde” i një thashethemi konspiracionist që qarkullonte prej disa kohësh, për të shpresuar se më në fund ky lajm do të krijojë një valë elektroshoku në opinionin publik shqiptar. Pesë vjet pas skandalit të armëve kimike, që do ta kthente vendin e shqipeve në një nevojtore produktesh vrastare, Shqipërisë i kanoset tani një rrezik i ngjashëm. Ai i shndërrimit të vendit në një kamp botëror refugjatësh.

NJË ”PARKING” REFUGJATËSH

E para që dha alarmin mbi këtë çështje para dy muajsh është Sanda Raskovic Ivic, ish-ambasadore e Serbisë në Itali dhe aktualisht deputete serbe. Askush nuk i dha rëndësi deklaratës së frikshme që ajo bëri. Kur u pyet nga mediat se çfarë mendonte ajo për perspektivën e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor , ajo bëri këtë koment haluçinant: “BE-ja që mbështetej deri tani te Turqia si një filtër për të përmbajtur valët e pafundme të refugjatëve që presin të dynden drejt Europës, kërkon tani një tjetër zgjidhje, pasi Turqia nuk është më aleate si më parë. BE-já është në këto momente në kërkim vendesh në dyert e Kroacisë si kufiri i fundit europian në Ballkan, për të bërë rolin e filtrit. Duhen për këtë vende joanëtare të BE-së dhe mundësisht shumë të dobëta, që Europa t’i kërcënojë apo t’i joshë që ato të pranojnë të kthehen në parking refugjatësh”, ishte deklarata e deputetes serbe.

Dhe já që sot, e përditshmja “Le Monde” zbulon “komplotin”, që po gatuhet. Dy vendet që BE-já paska “piketuar” që të presin mijërat apo ndoshta dhjetëra-mijërat e refugjatëve, qenkan Shqipëria dhe Kosova. Dhe s’bëhet fjalë për një pritje për një kohë të caktuar, por për një periudhë pa fund. Pak a shumë si refugjatët palestinezë, që edhe pas 50 vjetësh janë aktualisht ende në kampe në Jordani e Liban. A i ka Shqipëria shpatullat për një mision të tillë surrealist? Por edhe sikur t’i kishte, a i takon Edi Ramës të negociojë në sekret çmendurira të tilla siç e bënte në 2013-ën në një cep tavoline në Nju York me John Kerri për të pritur tonelatat e armëve kimike në Shqipëri? A do pranojnë ta hanë shqiptarët sapunin për djathë, hapjen e negociatave për integrim që kjo qeveri pret ta festojë me fishekzjarrë, kundrejt hapjes së kufijve të Shqipërisë për hordhitë e të vobektëve, që po dynden nga harku Afrikë-Siri-Irak-Afganistan, të cilët Europa e kamur kërkon t’ia rrasë të vobektëve shqiptarë? A do të jenë më shqiptarët shqiptarë pas kësaj mpleksjeje të detyruar strate njerëzish fatkeq? Kur Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia thonë me vendosmëri “Non merci” (Jo, faleminderit) a ka sens që Shqipëria dhjetëfish më e dobët në ekonomi dhe popullsi të thotë “bujrum, m’i sillni mua?” .

EDI RAMA TË BËJË PËRGËNJESHTRIM

Të gjitha këto mbase janë thjesht thashetheme. Por i kërkojmë sot me qetësi dhe vendosmëri Kryeministrit të përgënjeshtrojë para opinionit publik shqiptar, të Shqipërisë dhe Kosovës, këtë “scoop” të gazetës më të madhe në Europë, “Le Monde”, e cila titullon frikshëm: “Austria dhe Danimarka kanë plan të hapin kampe azilantësh në dyert e BE-së”. “Sipas shumë burimesh, dy vende, Shqipëria dhe Kosova janë propozuar nga Danimarka dhe Austria për të ndërtuar aty kampet e refugjatëve, që synojnë azilin në BE”, shkruan “Le Monde”. A është i gatshëm Edi Rama të deklarojë se këto s’janë veçse marrëzira që dalin nga kazani mediatik europian? Po heshti, atëherë plani që shtjellohet në artikullin e “Le Monde” ka shumë gjasa të bëhet realitet. Bëhet fjalë për një eksperiment, që do të tejkalonte edhe imagjinatën e regjisorëve të “Netflix”. Në kampet që parashikohen të ndërtohen në Shqipëri a Kosovë apo në të dyja vendet bashkë, nuk do të hyjnë vetëm refugjatët që do vijnë nëpërmjet korridorit Turqi – Greqi. Kjo është e keqja më e vogël. Fjala është që të “parkohen” aty edhe refugjatët që ndodhen aktualisht në BE, të cilëve nuk u është pranuar kërkesa për azil dhe të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Këto turma që vërdallisen sot të pastrehë e të papunë rrugëve të Europës së bashkuar, do të vihen në varg drejt Shqipërisë. Po u realizua vërtet ky skenar, Shqipëria s’do të mund t’i çojë gjetiu fatkeqët që do t’i zënë derën. Ku t’i çojë? Në Siri? Në Irak? Në Afganistan? Në Mali? Në Libi etj., etj? Kush i pret? Në ç’rrugë tokësore? Me ç’avione? Me ç’leje kalimi? Po ndodhi ky skenar tragjik, azilkërkuesit e dëbuar nga Europa do të fiksohen për breza të tërë në Shqipëri. Nëse është e vërtetë, kjo që shkruan gazeta “Le Monde”, sipas së cilës këtë plan surrealist e kanë sajuar në mendjet e tyre Rasmussen, Kryeministër i Danimarkës, dhe kancelari austriak Sebastian Kurz, atëherë turp t’u vijë! Sidomos këtij të fundit, që i rrahu mirë e mirë shpatullat Edi Ramës para disa ditësh në Vjenë duke i premtuar hapjen e negociatave. Shqiptarët e duan Europën dhe integrimin europian. Por jo me çdo çmim, jo me këtë përçmim. Për Edi Ramën, ora e së vërtetës po afron. Deri atëherë, le t’i meditojë ditë e natë këto vargje të Naimit tonë gjigant:

”Buk’ e mëmëdheut

zëntë Tradhëtorët e pabesë!

Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,

Kurrë mos paçinë pjesë!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pr.ligji që i fal tokën privatëve për të ndërtuar kulla e shembur Teatrin, provokim
Previous article Mbi gazetarinë në kohërat e errëta

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k