Nga Gazmend Kapllani
Meqenese Shqiperia nuk ka burra por burracake kleptokrate dhe te dhunshem qe na kane katandisur turpin e Europes, e vetmja shprese qe ka patur dhe qe ka eshte qe ta shpetojne grate…
“Të dashur demokratë,
Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare.
Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokrat dhe as socialist por thjesht servil të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin:“Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier”
Le të jetë paga ime fillimi i një fushate ndërgjegjësimi nga çdo shqiptar që kërkon një Shqipëri si Europa.
Me respekt,
Rudina A. Hajdari”
“Djegia e shkolles nuk eshte historia e Shkodres.
E kunderta eshte historia e ketij qyteti.
Kjo nuk ka ndodhur kurre ne 3 dekada.
Nje demokrat nuk djeg as mandate as shkolla.
Nje demokrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet.
Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat.
Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e demokracise. Partia Demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu.
Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat”
– Jozefina Topalli
Leave a Reply