Serbët i kemi vëllezër, – donin të na i nxirrnin sytë toskët e brigadave shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur u futen egërsisht në Dardani. Nipërit e tyre me përkatësi të njëjtë krahinore: historianë, politikanë, gazetarë, komentues sporti e sharlatanë fetarë, që po bëhen lavatriqe të krimeve serbe, prapë duan të na bindin se serbët i kemi vëllezër. Fantazma e dashurisë perverse po rizgjohet frikshëm. Këto pjella frankeshtajni duan të na nxjerrin neve fajtorë pse serbët kryen gjenocid në Dardani e Maqedoni, ndërsa nuk duan t’ia dinë pse Serbia nuk e shkrepi asnjë plumb kundër Turqisë në luftërat ballkanike, apo pse Turqia me Serbinë e Greqinë e sulmuan Bullgarinë. Ata fajësojnë shqiptarët e Dardanisë, që sipas tezave të tyre kriminale e provokuan Serbinë!
Nuk e dinë a nuk duana t’ia dinë se krimet serbe kundër popullatës shqiptare vazhduan edhe kur Perandoria turke ia fali territoret shqiptare Serbisë. Derisa Turqia me 1911-12 nuk e shkrepi asnjë plumb kundër ushtrisë serbe, në të njëjtën kohë vrau mijëra shqiptarë, dogji katunde e qytetet që t’ua lehtësonte okupimin serbëve. Qytetet e katundet shqiptare i la pa burra, sepse ata që nuk i vrau, i mori rob lufte deri në Selanik e tutje në djerrinat e Edrenesë për t’i futur me dhunë në luftën shfarosëse të çanakalasë (Galipolit).
Bastardet që po e ringjallin vëllazërim-bashkimin
Edhe pas këtyre krimeve të mynxyrshme Shqipëria komuniste aleatin kryesor e bëri Serbinë. Serbët i bënë vëllezër, kurse shqiptarët e Dardanisë i kthyen në armiq. Enver Hoxha i vriste ose i kthente mbrapshtë në gojën e ujkut shqiptarët e Dardanisë që iknin nga shfarosja serbe. Ramiz Alia, sllav-mysliman i Bosnjë-Hercegovinës e Shefqet Peçi, komandant kriminel, ndihmuan partizanët serbo-malazezë në vrasjen e 50.000 shqiptarëve në Dardani, Maqedoninë Perëndimore e Mal të Zi.
Pas gjashtëdhjetë vjetësh prapë nxjerrë krye nostalgjia e nipave bastardë të Enverit e Ramizit për serbët e Serbinë. Madje kjo dashuri skllavi shpërthen edhe të komentuesi i sporti, K. Grillo. Sikur të ishte i vetëm, gazetari Grillo, në Dardani do t’i thoshin kokrra e budallës (koçe budallai), mirëpo nuk e bëri ai këtë marrëzi kokë në vete, pra nuk është vetëm koçe budallai. Grillo është eunuk haremi, pjesë e një loje të pistë. Prapa tij qëndron Radiotelevizioni Shqiptar, drejtori i përgjithshëm Thoma Gëllqi, ndërsa drejtorin Gëllqi e vuri në post Edi Rama. Gjërat janë më të ngatërruara. Është shteti shqiptar ai që e ka nxit. Ndryshe komentuesin Grillo do ta nxirrnin me shqelma në të prapme nga prona e shtetit. Televizioni shtetëror po e kultivon dashurinë ndaj Serbisë e urrejtjen ndaj shqiptarëve të Kosovës në mënyrë sistematike. Ndiqini ndeshjet e këtyre ditëve nëpër kafene të Shqipërisë dhe do të bindeni.
E. Rama, P. Milo, M. Nano, K. Grilo, Th. Gëllqi etj. secili në lëmin e vet e shpërfaqen simpatinë ndaj Serbisë me veprime e deklarata publike. A është e rastit që të gjithë këta dashnorë-eunukë të Serbisë janë me prejardhje nga jugu, mu si ish kreu i shtetit shqiptarë 45 vjet?
Nga jugu ishin edhe kolosët shqiptarë e patriotët e mëdhenj Lasgush Poradeci e Mitrush Kuteli, që mendonin ndryshe. Nga jugu ishte edhe Llazar Fundo, i cili u përpoq që Shqipërinë Etnike ta bënte aleate të Britanisë së Madhe, por e penguan dhe e pushkatuan. Asnjëri prej tyre nuk mendonte se serbët mund t’i kemi vëllezër.
Leave a Reply