• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
Fundi i mistershëm i Matthias Sindelar, Mesit austriak që refuzoi të ishte pjesë e Gjermanisë së Hitlerit
Home
Blog

Fundi i mistershëm i Matthias Sindelar, Mesit austriak që refuzoi të ishte pjesë e Gjermanisë së Hitlerit

April 4th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Moxarti i futbollit, Matthias Sindelar është cilësuar si futbollisti austriak më i madh i të gjitha kohërave. Golat, driblimet dhe shpejtësia kanë mrekulluar mijëra fanatikë, madje edhe një person jo aq të lidhur me futbollin, një diktator i Rajhut të Tretë, Adolf  Hitlerin. 3 prilli i vitit 1938 shënoi jetën e këtij lojtari, të cilit i dhanë emrin “njeriu prej letre” për shkak të aftësisë së tij për të shmangur rivalët. Dy muaj nga fillimi i Kupës së Botës në Francë, djaloshi i lindur në Çeki mori një vendim të rëndësishëm për jetën e tij. Ai dhe familja u vendosën në një lagje vieneze të “Favoriten” dhe ishte në ato rrugë, ku filloi të lëvronte pasionin e tij për topin. Në moshën 15 vjeçare debutoi me ekipin e “Austria Wien” duke fituar disa kupa kombëtare, derisa në vitin 1926, në moshën 23 vjeçare u bë pjesë e përzgjedhjes kombëtare. Djaloshi u bë pjesë e një ekipi të famshëm “Wunderteam” (ekipi mrekulli në gjermanisht).
 

Në vitin 1934 vendi i tij shkoi në gjysëm finalen e Botërorit të Italisë, ndeshje që e humbën para mikëpritësit me rezultatin 1-0. Ishte 1.75 m i gjatë dhe 63 kg, “Motzl” ishte një poet i futbollit. Luante si sulmues qendror, por shquhej edhe për saktësinë e hapave të tij. Aftësia e tij me topin dukej se i përkistë një epoke tjetër, ndoshta një ose dy dekada më përpara. Luante futboll si askush tjetër.  “Kishte fantazi,” – shkruante poeti austriak Friedrich Torberg për lojëtarin, i cili kishte shënuar 600 gola gjatë gjithë karrierës së tij në Austri. 4 vite më vonë po afrohej Botërori në Francë, megjithatë aneksimi i Austrisë nga Gjermania naziste rrëzoi gjithë famën që kishin ndërtuar për futbollin.

U shkri liga, u përjashtuan klubet hebreje, u zaptuan terrenet dhe u dëbuan lojëtarë me origjinë çifute. “Wunderteam” nuk bëri përjashtim. Lojëtarët e mëdhenj të këtij ekipi iu bashkuan klubit  gjerman duke patur parasysh se pas pak muajsh do të merrnin pjesë në Kupën e Botës. Kështu në 3 prill të vitit 1938 erdhi ndeshja finale e organizuar nga autoritetet naziste në  “Prater Stadium” të Vienës me qëllim që t’u jepej mirëseardhja e lojëtarëve të rinj. Sindelar ishte kapiteni i atij ekipi legjendar austriak që do të luante ndeshjen e tij të fundit. Gjermania nuk do të humbte, pavarsisht se ishte një ndeshje miqësore. Njeriu prej letre e dinte shumë mirë këtë,   gjatë pjesë së parë u përpoq të shmangte rivalët, të mbërrinte në zonën rivale dhe të shfrytëzonte mundësitë para syrit të Hitlerit. Nuk ishte i njëjtë gjatë pjesë së dytë, ai do të sfidonte Führerin.

Ekipi i Rajhut të Tretë u mund me rezultatin 2-0 dhe një nga golat u realizua nga Sindelari. Ky rezultat nuk duket se e shqetësoi diktatorin aq shumë, sesa festimi i fitores sw yllit austriak, i cili u ngjit në podium dhe në vend që ta përshëndeste e festoi këtë ngjarje duke kërcyer dhe që shfaqte refuzimin e politikave të regjimit të ri. Kjo do të ishte ndeshja e fundit e vienezit, i cili do të vazhdonte jetën e tij sportive në ilegalitet duke mohur të ishte pjesë e skuadrës gjermane që dy muaj më vonë do të mundej para Zvicrës në çerekfinalen e Botërorit të vitit 1938. Në total ka luajtur 44 herë për vendin e tij dhe ka shënuar 27 gola. Duke qenë se nuk ishte hebre, nuk pati masa ndaj tij. Në ndryshim nga mijëra viktima që la regjimi nazist, ai mund të ecte lirshëm në rrugë.  E megjithatë disa vendime të tij si mbajtja e kontakteve me ish presidentin hebre të Austrisë, ose  fakti i blerjes së një bari që nazistët e detyruan t’ia shiste një miku të tij çifut rezultuan shqetësuese për diktatorin gjerman.

Miqësia e tij me “armiqtë” bëri që policia sekrete gjermane, Gestapoja filloi ta ndiqte. “Vdekje nga inhalimi i monoksidit të karbonit” shkruhej në autopsinë që bëri Instituti i Mjeksisë Ligjore të Universitetit të Vienës kur u gjet trupi i ish futbollistit 35 vjeçar në krahët e të dashurës së tij, edhe kjo e vdekur,  më 23 janar të vitit 1939. Rreth 40 mijë njerëz i dhanë lamtumirën e fundit futbollistit austriak të historisë, vdekja e të cilit nuk u besua kurrë, por pati fjalë se u vra nga duart e forcave naziste dhe që nuk u sqarua kurrë. / horizonti.al

Fundi i mistershëm i Matthias Sindelar, Mesit austriak që refuzoi të ishte pjesë e Gjermanisë së Hitlerit

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DANIEL HEINRICH/ Putini te Erdogani: Spektakli i harmonisë
Previous article 100 vjet nga “Die Kaiserschlacht”, përpjekja e fundit e dëshpëruar e Gjermanisë për të fituar Luftën e Madhe

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k