• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
FRROK ÇUPI/ Pse është 2 prilli një “kalë” dhe pse Basha mblodhi në Shkodër më pak njerëz se në varreza?
Home
Blog

FRROK ÇUPI/ Pse është 2 prilli një “kalë” dhe pse Basha mblodhi në Shkodër më pak njerëz se në varreza?

April 2nd, 2019 F.autor Blog 0 comments

Ky është kali ku hip herë njëri e herë tjetri, për të kalëruar drejt pushtetit.

Kryetari i PD shkoi sot në Shkodër për të përkujtuar 2 prillin dhe iu mblodhën rrotull më pak se në varreza për përvjetorin e një të dashuri.

Basha i PD, me këtë rast, provoi se 2 prilli nuk ishte as ‘një varrezë’.

Për katër djem të pashoq që ranë në 2 prill 1991, me ide demokracie në shpirt, do të ishte mbledhur gjithë Shkodra atje te varrezat, por jo në mitingun e Bashës.

Kështu kanë bërë edhe të tjerët deri më tani.

Basha provoi se 2 prilli nuk është as ‘dhimbje’. Ai sot kishte një zë të tmerrshëm lufte, të çjerrë- natyrisht, por edhe pa pikë oktave të ulët e njerëzore. Vetë fjalimin e tij e dedikoi për luftën, jo për humbjen e dhimbshme, as për ide demokracie.

Kështu kanë bërë edhe të tjerët, deri më tani.

PD e Bashës, pjesa e mbetur pas goditjes së fundit që i dha lidershipi i saj, provoi sot se 2 prilli është një ‘shkelje’ dhe hajt kalo! Sa e dhimbshme është, por shumë e vërtetë, se edhe sot u shkel mbi trupat e katër të rënëve si heronj të demokracisë. Këta mendojnë se prindërit dhe të dashurit e katër djemve dëshmorë e pranojnë ‘shkeljen’ me lumturi, sepse ‘mbi ta po shkel këmba e liderit’… Sa turp. Këtu kanë kaluar dhe kanë shkelur që të gjithë, që nga 2 prilli i vitit 1991.

Këta nuk janë njerëz, e jo më liderë…Media pranë Bashës, idiote e vetvetes, sot transmetoi foton e nënës së një nga 4 djemtë që ranë për demokraci. Nëna e shkretë që fliste për djalin, nuk kishte dhëmbë në gojë, e rrënuar deri në fund, një grusht kocka të paushqyer e të pa kuruar… Këtu, mbi trupin e kësaj nëne kaluan të gjithë. Qeveria e Partisë Demokratike, 13 vjet në pushtet, nuk i shkoi kurrë te koka këtyre nënave. Vetëm i shkel sa herë vjen 2 prilli dhe ‘bye-bye!’ tani në akcent ‘dutch’. As qeveria socialiste kurrë nuk u ndal mbi gërmadhat e ‘gjermanit’ armik, që të dëshmonte pak fisnikëri për nënën e armikut nga Shkodra.

Kështu kanë bërë të gjithë.

4 dëshmorët e demokracisë paskan qenë ‘gurë’, nuk paskan qenë njerëz. Kështu i trajtuan teksa u kaluan pranë. Ata ishin vënë në ‘tabelën e Mendelejevit’ për të qenë trupa të ngurtë, ndërsa të tjerët kishin lindur për të ‘hipur, në kalin prej guri. Luli kishte lindur për të qenë një Zero, por me fat që takoi Berishën. Pas kësaj ai mori bekimin për të shkelur mbi Arben Brocin dhe mbi tre të tjerët; mbi Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Gjovalin Çekinin dhe Sokol Olldashin. Çfarë ishin këta heronj mendjendritur të demokracisë, para Lulit dhe bandës së hipsave të ‘kuajve’? Luli i bëri zero!

Kështu bënë të gjithë.

Nganjëherë, në një tmerr të zi shpirtëror, mund të thuash ‘sa mirë që nuk janë’ as Arben Broci, as Azem Hajdari, as Gramoz Pashko, as Sokol Olldashi… Se po të ishin, po ta shkonin Partinë Demokratike të rrëzuar në baltën ‘bashiane &Co.”, atëherë do të pëlcisnin nga vreri. Po kush po i linte që të pëlcisnin?! Para se të pëlcisnin, do t’i kishin përjashtuar nga Partia Demokratike. A nuk e përjashtuan vajzën e Azem Hajdsit, Rudinën, veç pse kërkoi demokraci të stilit Perëndimor- si i ati, si Gramozi, si Arbeni, si Sokoli…

Të gjithë që kanë ardhur në Shkodër për 2 prill, kanë ardhur si osmanët te varri i Skënderbeut. Luli e tha qartë sot: Kam ardhur të marr pushtet si në vitin 1991! Ai i bëri thirrje 4 dëshmorëve që të ngrihen nga varri, t’i japin hajmalitë dhe pushtetin Lulit dhe… prapë në varr. Luli kërkoi kalin e Kostandinit.

Vetë 2 prillin e kanë kthyer në kalë për të mbërritur te pushteti.

Të gjithë njësoj!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SANDËR LLESHAJ/ “Polici moderne, për një Shqipëri moderne”
Previous article LUTFI DERVISHI/ Zgjidhet kriza politike!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k