• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
FRROK ÇUPI/ PD është infertile edhe po lindi, kthehet në barkun e nënës
Home
Blog

FRROK ÇUPI/ PD është infertile edhe po lindi, kthehet në barkun e nënës

September 5th, 2024 F.autor Blog 0 comments

Dikur kishim dëgjuar tek mallkonin edhe ashtu- ashtu, por edhe rëndë. Më e rënda, (edhe kjo kishte lidhje ombilikale), njësoj si fati sot i Partisë Demokratike: ‘Veç në hysh në barkun e nënës, pa fati i zi do të të gjejë!’, mallkohej.
Më erdhi në mëndje këto ditë zulmesh ‘me thonj e me dhëmbë’, kur PD po thotë se është gati të lindë disa ‘të vegjël’ që do të quhen edhe ato ‘parti’. Një prej tyre është e vetë Bashës, Alibeaj është gati, Tabaku përflitej për një lindje të re por u kthye në strehëz- ndoshta për pak kohë, Topalli ka partinë e vet por vërtitet natën nëpër kotecet e PD-së.
Të gjitha që kanë lindur nga barku i PD janë harruar, kanë mbetur vetëm emrat e baballarëve: Partia e Cekës, partia e Pollos, partia e Baletës, partia e Dashit, partia e Bamirit, partia e Hajdarit, partia e Murrizit, partia e Patozit… Ku janë sot? Të gjitha janë kthyer në barkun e nënës, sipas mallkimit të vjetër.
Nuk është i veçuar fenomeni në PD. Në botë, çdo vit, rreth 50 milionë çifte janë infertilë.
Infertiliteti (shterpësia) është mbreti i Partisë Demokratike; nuk është Sali Berisha, siç e thonë. Madje edhe ky është në krye të PD, pse është infertil. Erdhi në këtë jetë politike dhe po shkon pa lindur asnjë ide, asnjë projekt të mirë për vendin, asnjë mirësi, asnjë dobi, asnjë hap përpara, as demokraci… PD, vetë u kthye në barkun e Partisë së Punës nga ku kishte lindur.
Tani habiten njerëzit se si PD, ende pa ardhur, dogji veprat e industrisë, shkolla, ferma, ushtri, dhe shkatërroi ekonominë kombëtare. E gjitha lidhet me sëmundjen ombilikale të shterpësisë. Kur ishte koha që shterpësia stigmatizohej, ajo quhej ‘shtriga pa fëmijë’ që kishte për zakon të helmonte fëmijët e të tjerëve. Partia Demokratike, pse ishte infertile, bash për këtë arsye dogji e shkatërroi veprat e popullit që i quajti ‘fëmijë të Enverit.
Në Anglinë e shekullit të 16-të, gratë pa fëmijë u përbuzën. Dhe në Francën e shekullit të 19-të, shumë mjekë e lidhën mungesën e fëmijëve me sëmundjet veneriane ose shthurjen. Me përbuzje, kudo.
Edhe kur ka lindur PD, ka lindur të tillë që nuk e durojnë dritën dhe kthehen menjëherë në barkun e nënës. Duket si makabre, por kështu duket. Vetë Berisha, që mbahet si kryetari pjellor, në 8 janar 2022 i hyri me hunj e sëpata selisë së PD buzë Lanës, desh ta digjte e të vriste ‘bletën’ brenda saj. Por sa kaloi pak, ai u kthye në mitrën nga kishte dalë, aty buzë Lanës. Urrejtja ndaj shterpësisë i nxiti demonët që ta shqyente atë mitër ‘pa fryt’. Por ja që ndërroi.
Nuk ka gjasa që PD të lidë ndonjë gjë të vlerë. Gratë mungojnë qind për qind, u tha dje në mbledhjen e Byrosë. PD ka vetëm bosa, por nuk ka meshkuj. Ka rënë prej kohësh paradigma se ‘vetëm gruaja është fajtore’ e infertilitetit. Kudo në botë po rritet debati publik mbi infertilitetin mashkullor.
Ato pak gra që vijnë rrotull në PD, as këto nuk shikojnë nga pjellshmëria, të gjitha kanë hallin ‘si nuk po na lirojnë liderin Berisha’. Prapë kanë hallin e burrit. Por ja edhe e liruan!… Ai e ka treguar veten se është infertil… Të tjerët poshtë tij dhe nën ballkon, akoma më keq.
Nuk ka shpresë se lind gjë në PD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GUXIM ALIMANI/ Një sqarim shterues dhe aspak entuziasmues për shpifësit profesionistë!
Previous article YLLI PATA/ SPAK dhe opozita, një marrëdhënie e komplikuar pa arsye

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k