• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
EDI JAKU: Monika si Zhan D’Ark apo Monika si Maria Antonietta?
Home
Blog

EDI JAKU: Monika si Zhan D’Ark apo Monika si Maria Antonietta?

December 23rd, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Nje shkrim i Frrok Çupit per Monika Kryemadhin, qe e krahasonte me Zhan D’Ark, heroinen kombetare te Frances dhe njekohesisht shenjtore e kishes katolike Romane, beri xhiro dje me shpejtesi ne te gjitha mediat online. Dihet se portalet jane te etura per klikime dhe kjo i shtyn ne peshkim te titujve bombastike. Epra titull me godites se ky zor se mund te gjendej, pasi u ezauruan dhe reagimet per voten e Shqiperise ne OKB. U mora shume me titullin, pasi permbajtja linte shume per te deshiruar. Autori rrekej te paraqiste protagonisten si nje luftetare sypatrembur, stratege dhe njohese e mire e dobesive te “invazoreve” ambasadore europiane dhe amerikane qe dridheshin para saj. Dhe ashtu siç Zhan D’Ark e Frances kishte luftuar me shpate ne dore kunder pushtuesve Angleze, ashtu edhe Monika me çizme ne dore po ben nje lufte te shenjte ne parlamentin e uzurpuar nga tradhetaret dhe bashkepunetoret e pushtuesve te BE dhe te USA. Nuk po vazhdoj me poshte me analizen e shkrimit sepse do me duhej edhe mua ashtu si autori te bej kapercime te çuditshme dhe pa lidhje brenda te njejtit shkrim. Te tipit; femrat shqiptare ne politike jane alla Kardashian, plot operacione plastike. Ne fillim edhe Monika ra ne kete gracke, por tani e hodhi tutje ate ngrefosje. Mesojme gjithashtu ne mbyllje te shkrimit qe gruaja e mbretit te Kambogjias qe vizitoi Shqiperine ne vitet 60 ishte shume e bukur dhe quhej Monika dhe pikerisht kjo frymezoi prinderit e heroines tone, t’ja vinin vajzes se tyre kete emer te shume te veçante per kohen.

Kisha kohe pa lexuar diçka kaq cope-cope nga gazetari qe aq shume e kam admiruar per kthjelltesine e tij ne vitet e veshtira 97-98. Por kjo e sotmja vetem gazetari nuk mund te quhet. Eshte vetem lepirje e nivelit te bejtexhijve qe vine neper ahengje dhe te thurin kenge per te marre ndonje 5 mije lekesh.
E ftoj Frrokun vetem per disa minuta te lexoje komentet e shqiptareve poshte shkrimit te tij apo poshte çdo lajmi qe flet per kryetaren e LSI. Dhe do kuptoje qe urrejtja popullore e shqiptareve per Monika Kryemadhin eshte e njejte me urretjen popullore te francezeve per Maria Antonieten ashtu siç pershkruajne librat historike te periudhes. Ndoshta Monika ne fillimet e saj ne politike, vertet mund te kishte premisa per tu krahasuar me Zhane D’Ark sepse pavarsisht nivelit jo fort te larte intelektual, ne vitet 90 ra ne sy si nje organizatore shume e mire e FRESSH-it te asaj periudhe. Por ne vitet qe pasuan, me jetesen lluksoze si bashkeshorte e ish kryeministrit dhe presidentin aktual Meta, ajo u shkeput aq shum nga varferia ku jetojne sot shqiptaret, sa do ta krahasoja me Maria Antonietten bashkeshorte e trashegimtarit mbreteror te Frances te ciles kur i thane qe populli nuk ka buke te haje tha; “le te hane briosh”
Per kete arsye Monika sot nuk eshte e besueshme per shqiptaret kur me duar e me kembe bertet se ju djeg zemra per varferine e tyre. Shqiptaret nuk u bene te varfer keto 5-6 muaj qe Monika nuk eshte me ne pushtet. Si rrjedhoje lufta e saj nuk behet per popullin e varfer, por ngaqe ndjen se po i rreshqet toka nder kembe nga reforma ne drejtesi dhe po i rrezikohet gjithe pasuria e vene ne kurriz te shqiptareve. Une nuk i uroj Monikes as fundin e Zhan D’Ark as fundin e Maria Antoniettes, por sado te fyeje, te shaje, te kercenoje dhe te gjuaje me çizme, drejtesia do te behet dhe te gjithe pa perjashtim shume shpejt do japin llogari para ligjit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRIZIDA GJIKONDI: Plaku i Vitit të Ri apo Gjyshi i Krishtëlindjeve
Previous article ANDREA DANGLLI: Historia e përplasjeve Berisha-Donald Lu dhe “betejat” e forta në emër të (pa)drejtësisë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k