• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
FRROK ÇUPI/ Ku ra PD, në Tiranë apo në Uashington?
Home
Blog

FRROK ÇUPI/ Ku ra PD, në Tiranë apo në Uashington?

May 4th, 2023 F.autor Blog 0 comments

Ata që shtrojnë dilemat ‘ku na ra PD?’ janë vetë pasagjerët që ndodheshin në barkun e madh të avionit. Të tjerët që janë jashtë, përjetësisht jashtë, e kanë parë gjithë ngjarjen që nga fluturimi deri në rënie. Të gjithë këta janë të qartë çfarë ndodhi…

Tragjedia e fundit dhe më misterioze në botën e tragjedive ajrore, është fluturimi i MH270 nga aeroporti i Kuala Lumpur për në Pekin. 8 mars, 2014. Sa hyri në hapësirën e Oqeanit Indian, avionit me 239 pasagjerë në bord, iu fikën dritat, i humbi çdo lidhje. Ku ra? A ra apo gëlltiti nata? E grabitën piratët e qiellit? Apo e rrëzoi vetë piloti? Dikush hyri në barkun e thellë të MH 370 dhe shtypi betonet e vdekjes? Apo u kthye fshehurazi për në Malajzi?. U gjetën disa mbetje të avionit, por asgjë nga asnjë pasagjer… Mijëra pikëpyetje, por asnjë përgjigje deri më sot.

PD270 (kështu po e quaj Partinë sipas fjalorit të qiellit duke vënë PD në vend të MH) ka rënë në disa ngjasime me avionin e shoqërisë malaziase, por edhe me disa dallime.

Dallimi i parë:

Pasagjerët e PD janë të gjithë gjallë, por të shpërndarë ku e ku…. Avionit MH270 iu gjetën copa të shpërndara ku e ku në brigjet e Oqeanit Indian, por asnjë njeri, as edhe një gisht.

Dallimi i dytë:

Ku shkuan pasagjerët e MH270?; nuk u gjet asnjë shenjë. I rrëmbyen UFO-t? Mund të ketë ndodhur si në 8 janar 2022 në Tiranë, ku në SHQUP, piloti i vjetër dhe i xhindosur u hyri njerëzve me mjete primitive dhune dhe desh t’i zhdukte të gjithë. Ata shpëtuan gjallë, kokërr më kokërr, dhe ikën nga sytë këmbët; tani selia e PD i përket pilotit të dalë në pension Berisha, që e përfytyrojnë edhe si UFO.

Një ngjashmëri mes PD dhe MH270:

Instinkti shtazarak i mbajtjes së guaskës, duke zhdukur gjallesën brenda, u aplikua në PD. Qeveria e PD në jetën e saj ka pasur mijëra akte ku ka sulmuar për vdekje të vetët dhe njerëzit jashtë saj, por ka mbrojtur shtëpinë e vet. Ndryshe nga MH270. Edhe SHQUP- i ishte seli e Ushtrisë, por ditën e fundit të mandatit qeveritar, PD e manipuloi dhe e ktheu për vete. Kështu ndodhi me shtëpinë e ‘pilotit’, me vilat dhe me korrupsionin ‘për shtëpinë time’. Kështu ndodhi me avionin e Malajzisë ku u gjetën disa copa nga guaska e metaltë, por asnjë shenjë njeriu. PD ka vrarë e zhdukur njerëz, që nga Kune e Tropojë deri edhe në bulevardin e Madh, aty ku as Nazizmi, as Fashizmi, as Enveri e as Mao nuk mundën ta bënin.

Gjithë diskutimi sot bëhet prapë si para 9 vjetësh: Ku ra PD?

Shikojeni: As ka kandidatë të mjaftueshëm për në zgjedhjet e 14 majit, as ka komisionerë, as ka ‘sy për çapje’ se fiton ndonjë zonë; as ka ndonjë lidhje me vendin ku jeton. Pjesa tjetër që posedon zhguallin por nuk ka shpirtin PD, ajo ka marrë dhènë duke mallkuar Amerikën që ‘na vrau mareshalin’, dmth., pilotin.

Po ku ra PD?

Të gjithë aktorët e krimit, nga më i madhi Mareshalli e deri te krehësi i bishtit të kalit- të gjithë këta akuzojnë dhe mallkojnë Amerikën. Po të mos ishte Amerika që t’i zbulonte krimin e kryer ‘Mareshallit’, atëherë PD mund ta kishte kaluar Oqeanin.

Pjesa tjetër, që tani po bëjnë sikur nuk e duan Berishën, këta po bëjnë sikur janë në krah të Amerikës dhe thonë se ‘PD ra në Tiranë’. Këtyre u erdhi goja dhe po kthehen në ciceronë të skenës së krimit:

-Ja këtu u dogjën njerëzit të gjallë në shekullin 21 dhe quhej Gërdec…, këtu u vranë demonstruesit në të njëjtin shekull sipas Ciceronit, atje u vendosën kullat dhe televizionet e Shkëlzenit (shekulli 19, ky është emri i atëhershëm i një mali)…

Kështu tregon pjesa ‘e mirë’ e pasagjerëve që supozohet se kanë mbetur gjallë gjatë fluturimit të PD.

Do të kalojë shumë kohë derisa të shfaqet dikush i mbetur prej tyre dhe të mund t’i lidhë koordinatat ku ra PD. Fillesa e studimit, me siguri, do të jetë kështu:

-PD ra në Uashington sepse kishte kryer krime në Shqipëri. Vice- vërsa: PD ra në Tiranë, sepse kreu akte të këqija kundër njerëzimit dhe kundër Perëndimit, duke nisur që nga Uashingtoni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion
Previous article Historiku elektoral dhe faktori “Luiz” në Shkodër

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k