• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
FRROK ÇUPI/ Këta mahniten e pyesin “Pse Yuri Kim takon Lul Bashën?”
Home
Blog

FRROK ÇUPI/ Këta mahniten e pyesin “Pse Yuri Kim takon Lul Bashën?”

December 20th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Mbrëmë vonë gazetarët panë që Yuri Kim kishte hyrë në një restorant ku priste Lul Basha, dhe vunë buritë ‘çfarë po ndodh’. Natyrisht, Kim dhe Basha morën nga një gotë verë dhe puna mori nja tre a katër orë. Restoranti është në qendër, në zonën më të dukshme, rreth selisë së qeverisë. Mediat e kthyen në një mister: ‘Pse zonja Kim (e SHBA) takoi Bashën (e PD)?’.

Po vetëm ky takim nuk duhet të ngjallë asnjë ‘mahi’, siç thonë në Kosovë. Shtetet e Bashkuara, sot e përditë, është garant e stabilitetit tonë, e paqes (kaq sa e kemi) e  mos-rrënimit prapë si më parë.

E pra, sikur shtatë herë në ditë Amerika të kontaktojë ‘Lulin’, prapë nuk do të ishte tepër. Madje Amerika, sot për sot, ka më shumë arsye që të takojë kryetarin e Opozitës se sa kryetarin e qeverisë.

Çfarë arsyesh? Shumë të thjeshta:

Arsyeja se kazani i opozitës po zien, jo kazanë të tjerë. Aty përgatiten ‘ puçet’ kundër njëri tjetrit, aty gatuhen molotovët, aty është përqendruar frika e liderëve se mos po vjen Drejtësia e na merr me vete, aty është strehuar presidenti i republikës duke braktisur ligjin, aty po bëhet gati ‘revolucioni permanent’ i dhunshëm deri në zgjedhje; aty po ravijëzohet edhe njëfarë anti- amerikanizmi që do ta ndikojë rajonin drejt një dorëzimi ndaj kaosit e pastaj drejt Rusisë… Ja pra pse është e njohur një nga arsyet.

Arsyeja se PD duhet të ndahet prej traditës së dhunës që e ka lodhur kombin tonë që prej vitit 1996, shto 4 dekada më parë. Luli nuk ka aq shumë mundësi sa ta ndajë muhabetin, por të paktën me vulën e tij të mos marrë ‘visto’ dhuna në bulevarde dhe mbi institucione. Preludi i një kaosi të përgatitur, me partinë e presidentit në krye, u duk këto ditë me rastin e ‘Klodianit’.

Luli ka rastin të rreshtohet ‘me Amerikën’.

Grupimi i ‘pushtetit të vjetër’ po tenton ta zgjerojë rrezen e një kaosi të mundshëm para zgjedhjeve ose para gjyqeve; rrethi duket se po shkon që këtu deri në Kosovë e Tetovë. Ud presidente Vjosa Osmani vrapoi në Tiranë për t’i dhënë mbështetje pushtetit të vjetër. Nesër mund të ndodhë më keq me aktet e VV ose të disa luftëtarëve që i ka lajmëruar Meta ynë; ata këtej rrotull kanë qenë. Po me këtë rast, Luli mund të luajë edhe rolin si ‘nip Kosove’ e të thërrasë krahinën për maturi.

Ka edhe arsye më të tejshme: PD duhet të përgatitet që të dalë nga strofulla dhe të kthehet në politikë. Sado e vogël të mbetet, pas pastrimit, PD duhet të marrë përgjegjësi si shtetare. Mund të jetë e volitshme që pas zgjedhjeve të 25 prillit, PD të hyjë në koalicion qeverisës me PS. PS, edhe sikur 94 deputetë të fitojë, përsëri do të ishte e shëndetshme që të merrte në gji edhe PD-në. Duhet stabilitet.

Ka plot arsye: Më e afërta është që PD të ndahet nga korrupsioni dhe krimi i vjetër e i ri. Opozita duhet e pastër- para së gjithash. Zonja Kim këtë kërkesë e bëri direkt para Bashës. ‘Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër’, tha ajo. Tani është punë e Lulit nëse mund të përjashtojë nga listat gjithë ata ‘të mallkuar’ të pushtetit të vjetër. A do të mund ta përjashtojë, për shembull, zotin Berisha? Se këtu fillon puna. Ose a mund t’u largohet kthetrave të Metës?

… E këta mahniten ‘ pse Kim takon Bashën?’

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ Si do ta heqë traun Shqipëri-Kosovë, Lulzim Basha?!
Previous article LORENC VANGJELI/ Një qiri në errësirë apo luftë me semaforët

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k