• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
FRROK ÇUPI/ Dyshja e Kuvendeve të PD është “ide homoseksuale”
Home
Blog

FRROK ÇUPI/ Dyshja e Kuvendeve të PD është “ide homoseksuale”

November 17th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Sa shumë pyetje po hallakaten fushave për dy Kuvendet e PD, njëri i Berishës e tjetri i Bashës! Sa shumë ‘shkencë’ derdhet për të gjetur ‘pse-në’. Askush nuk kënaqet me atë që gjen, të gjithë ngatërrohen e bëhen bashkë në ‘rastin’ psikologjik se të dy ishin Një: Si Berisha me Bashën.

…Po ça ndodhi? Frojdi thotë se çdo individ vihet përposhtë nga një dashuri e parezistueshme.

Shkruan Sigmund Frojd:

“Den wo die Lieb’ erwachet, stirbt/

Das Ich, der finstere Despot”-

(Aty ku zgjohet dashuria/, vdes Uni, Despoti i errët).

Armiqtë tani janë dy por ishin Një; familjet ishin një por tani janë dy; Kuvendet janë dy, por ishin Një. Këta që rrihen me grushte nëpër mbledhje kryesie e nëpër Kuvende, këta janë zgjedhur veç për të krijuar sfondin e lumturisë dhe të dashurisë në ‘martesë e në ndarje’.

Raporti i Berishës me Bashën dhe vice – versa është veçse një raport dashurie. Edhe kur t’u mbijë bari Kuvendeve, aty do të këndohet me vaje se ‘këtu u varros një dashuri’ e burrave të shtetit.

Pastaj do të bëhen mijëra pyetje e ngrihen kureshtje të shekullit:

Kureshtja e parë:

Pse vallë, Berisha- Basha, është një raport intim?

Po ja, është një histori që ‘heronjtë, as u kujdesën ta fshehin. Heronjtë e melodramës ishin aq serbes saqë mund t’u deklaronin të gjithëve ‘gjithçka kishte brenda sepeti’ i martesës. Ishte një histori që nisi në Jutbinë, diku aty afër, mes Kotorrit, Prishtinës dhe Beogradit. Të dy familjet aty u ngjizën në një: Vajza, djali, dhëndëri, Luli…, besimi. Më i rëndësishmi ishte Luli, sepse Luli do të mbante mbi shpinë kryqin e besimit. Të tjerët ishin të lirë edhe të tradhtonin, por Luli kurrë..

Por kur ndodhi, Berisha dhe familja morën shkëmbinj e lisa nga Jutbina dhe ia hodhi në shpinë. Ka nisur fjalori i ‘tradhtisë’, i ‘pabesisë’, i ‘besëprerit’. Kjo tregoi se në atë mes kishte pasur veç dashuri, por jo politikë…. Në politikë nuk ka të tillë fjalor me ‘tradhti’ e me ‘të pa besë’.

Kureshtja e dytë:

A ishin të vetëdijshëm ‘heronjtë’ se nuk po bëhej politikë, por veç dashuri?

Jo, nuk ishin në vetëdije. Përgjigja mund të jepet shumë prerë, sepse këtë guxim na e jep Frojdi me ‘rastet’ e tij. Ai pyet: “A ka vetëdije kjo gjendje?”. Dhe përgjigjet: “Jo, nuk ka vetëdije, kjo vjen prej gjendjes dhe neurozave të mbrojtjes”.

Sali Berisha u ndodh para korrupsionit dhe krimeve që kishte kryer; por jo thjesht para tyre. U ndodh para ndëshkimit nga Shtetet e Bashkuara. Atëherë i duhej Basha dhe mbrojtja nga PD. Në PD nuk kishte asnjë familje ‘të korruptuar’ sepse nuk lejohej, por çdo familje u urdhërua të mbrojë familjen e korruptuar Berisha. Kur nuk ndodhi as kjo, atëherë shpërtheu neuroza e mbrojtjes. Berisha ndërtoi foltore, pastaj ngriti alibi për gjyqe në kontinentin e Vjetër, pastaj iu sul Amerikës’’’, dhe më në fund ndërtoi Kuvendin. Por Kuvendin e ndërtoi si Kuvend të dytë; sido që të vijë puna, në një dyshe mund të kthehet prapë dashuria.

Kuvendi i Berishës, që ndodhet jashtë gardhit të PD, tenton të mbrohet nga dy armiq:

Armiku i parë është Amerika; ndërsa i dyti ndodhet brenda vetes: Sëmundja për të mposhtur tendencën homoseksuale.

Në fakt nuk kemi të bëjmë me faktorë të llojit seksual, përkundrazi. Mes meshkujsh këta faktorë kthehen në faktorë poshtërimi dhe përçmimi social. (Nuk i shikoni dishepujt e Berishës si e shajnë Bashën, herë-herë edhe si homoseksual. Ka hyrë në Kuvende fjalori erotik, njëri i thotë tjetrës se ti ‘e kishe vendin në zyrën e Berishës’, tjetri i thotë sekretarit të Bashës se ‘ty ta dimë sëmundjen’. Të gjitha këto nuk janë gjë tjetër, veçse dëshira. Aq më shumë që kemi të bëjmë me politikë ku nuk ka vend aspak për fjalorin ‘të ndenja në zyrë’ e ‘më ndenje për kundruall’.

Kureshtja e tretë:

Pse ndodhi që brenda ditës Basha të bëhej i keq dhe PD ilegale?

Kjo ndodhi njësoj si në dashuri. Në atë marrëdhënie u zbulua një gjë shumë e madhe. Aq më tepër që në rastin tonë është angazhuar në luftë familja Berisha, sidomos dhëndëri i tij. Dhëndëri që sulmon gjithë botën- ai me këtë ose do që të dëshmojë besnikëri seksuale ndaj familjes së madhe, ose do të kërcënojë Bashën për meraqet e tij.

Të gjithë ndodheshin në një strehë, e si ndodhi e keqja menjëherë?

Kjo e bën të pabesueshme urrejtjen si fillesë; fillesa është dashuri.

Kureshtja e fundit:

Pse nuk arritën ta fshehin simptomën e paranojës? Por para kësaj, Frojdi pyet: “A duhet fshehur simptoma homoseksuale e paranojës? Po, duhet fshehur, përgjigjet… Po si? Duhet kryer persekutimi…”

Ideja delirante e persekutimit lindi si themel i dy Kuvendeve; tani të dy Kuvendet bazohen mbi delirin e persekutimit. Persekutimi, si ide, nisi në hotel Rogner ditën pasi Basha përjashtoi Berishën nga Parlamenti, dhe tani ka marrë rrugët.

Tani ka shkuar deri në pikën kur Berisha rri prapa gardhit e kërkon Partinë. Madje edhe tenton të ngrejë në këmbë ‘anëtarësinë’ dhe ‘qytetarët’ për të linçuar zyrtarët e PD dhe paqen qytetare.

Çfarë e bashkon politikën me erotikën?

E bashkon deliri. PD dhe Berisha janë të mbushur plot me delir, Berisha ka dëlirin se PD është ‘veç e tija’ dhe PD ka dëlirin se është ‘veç e Berishës’. “Fenomenet delirante nxjerrin gjithmonë në dritë marrëdhënie të tilla, duke i rikthyer ndjenjat sociale në zanafillë, të përfaqësuar gjithmonë nga një dëshirë e mirëfilltë sensuale, e tipit erotik”, shkruan Frojd.

Këto janë arsye të shpërthimit në PD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LORENC VANGJELI/ Drama në PD, një jelek eksplozivi me buton të fshehur
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ A mund rikthehet dënimi me vdekje, duke u votuar me referendum popullor?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k