• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Frank Shkreli/ Përsëri anashkalohet Shqipëria
Home
Blog

Frank Shkreli/ Përsëri anashkalohet Shqipëria

June 20th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) njoftoi të shtunën se Ndihmës Sekretari Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wes Mitchell, filloi të dielën një vizitë prej pothuaj një jave në Evropë. Në njoftimin e DASH thuhet se kësaj radhe, Ndihmës Sekretari i Shtetit do të ndalet në Bukuresht të Rumanisë ku pritet të takohet me udhëheqës të lartë të vendit dhe me analistë të pavarur për të diskutuar mbi sigurimin rajonal dhe për bashkëpunimin ekonomik. Gjatë qëndrimit të tij në Rumani, zyrtari i lartë amerikan për punët evropiane do të kryesojë delegacionin amerikan, i cili po merr pjesë në Dialogun e gjashtë amerikano-rumun dhe do të mbajë një fjalim në Universitetin e Bukureshtit. Pas Bukureshtit, diplomati i lartë amerikan Wes Mitchell do të vizitojë Zagrebin ku do të takohet me 19 qershor me zyrtarët më të lartë kroatë për të biseduar me ta mbi zhvillimet e fundit në Kroaci dhe në rajon, duke përfshirë, sipas njoftimit të DASH edhe stabilitetin në rajon dhe sigurinë energjetike.

 

Nga Kroacia, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë do të niset për në Pragë për të marrë pjesë në Dialogun Strategjik-amerikano-çek dhe do të mbajë një fjalim të sponsorizuar nga Samiti Evropian i Pragës dhe Instituti Globsec. Në vazhdim të vizitës së tij në Evropë, diplomati i lartë amerikan do të shkojë në Bruksel ku përveç takimit me Zëvendës Kryeministrin belg, Alexander De Croo, pritet të diskutojë me zyrtarët e lartë evropian, bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe të mbajë një fjalim në Institutin Carnegie të Evropës, para se të kthehet në Washington. Një vizitë në Shqipëri nuk pasqyrohet në itinerarin e vizitës në rajon të zyrtarit më të lartë amerikan për Evropën dhe Euroazinë.

Marsin që kaloi, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wes Mitchell, si i ri në këtë detyrë, zhvilloi vizitën e tij të parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke vizituar me atë rast, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë, Greqinë dhe Qipron. Në Prishtinë, zyrtari i lartë amerikan zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të Republikës së Kosovës, përfshirë Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe me përfaqësues të tjerë politikë dhe të shoqërisë civile të Kosovës, ku u bisedua për marrëdhëniet e ngushta midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen ekonomike, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për tejkalimin e sfidave rajonale që do të bëjë të mundur stabilitetin dhe integrimin në organizmat perëndimore. Edhe kësaj radhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wes Mitchell nuk vizitoi Shqipërinë, megjithëse ishte si të thuash aty në mëhallë.

Diplomati i lartë amerikan për çështjet evropiane dhe aziatike as në vizitën e tij të parë në Evropë, nëntorin e vitit të kaluar, nuk e kishte në shënjestër Shqipërinë duke e anashkaluar edhe me atë rast Tiranën, megjithëse vizita e tij ishte kryesisht në kryeqytetet e mëdha evropiane, si Parisi, Londra, Berlini, Varshava e Kievi, qëllimi i të cilës ishte që të ritheksohej angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës transatlantike dhe ndaj partneritetit amerikano-evropian, nga administrata e Presidentit Trump.

Kuptohet që gjatë kësaj vizite të krye/diplomatit amerikan për punët evropiane dhe euro-aziatike në vendet kryesore aleate të Amerikës, të mos përfshihej vizita e tij në Shqipëri, por është pak e vështirë të kuptohet ose të arsyetohet se pse është anashkaluar Shqipëria dy herë gjatë vizitave të këtij diplomati, në rajonin e Ballkanit perëndimor.

A po ndodhë diçka në Shqipëri që po tundë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë duke afektuar kështu negativisht edhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikano? Është e pamundur të mos bëhet pyetja se pse po anashkalohet Shqipëria nga vizita të tilla të zyrtarëve të lartë amerikanë, sidomos kur janë aty për vizita zyrtare në Ballkanin Perëndimor, duke vizituar vendet kufitare me Shqipërinë? Anashkalimi i Shqipërisë është krejt në kundërshtim me vizitat e zyrtarëve të lartë amerikanë që po ndodhin në rajon dhe i pa shpjegueshëm. Është një “hap pele”, siç thotë fjala popullore, nga Prishtina, Shkupi ose Athina, por edhe nga Beogradi e Zagrebi, për të shkuar në Tiranë, por duket se është një anashkalim i qëllimshëm.

Duhet bërë gjithashtu pyetja se ndonëse anashkalimi i Shqipërisë nga vizitorë të lartë amerikanë si Dr. Wes Mitchell është i dukshëm ose më mire të themi është i qartë, është më pak e qartë se cila është arsyeja ose arsyet që shkaktojnë një anashkalim të tillë?

Këto janë pyetje që duhet të bëhen nga të gjithë ata të cilëve u interesojnë marrëdhëniet e mira midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe për të gjithë ne të cilët kemi shfaqur shqetësim me kohë se diçka nuk po shkon mirë në këto marrëdhënie. Marrëdhëniet e ngrira midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë nuk janë në interesin afat gjatë të Shqipërisë, të shqiptarëve në përgjithësi dhe as të paqes dhe sigurisë në rajon. Nëse zhvillimi normal i këtyre marrëdhënieve po preket negativisht nga flirtimet me influenca të huaja, siç janë Turqia, Rusia dhe Kina, ose nga gjendja e brendshme politike në Shqipëri, ose nga trafikimi i drogës, nga krimi i organizuar e korrupsioni, nga mungesa e sundimit të ligjit, ose nga vet marrëdhëniet personale (ose mungesa e tyre) të udhëheqësve më të lartë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, kjo mbetet për t’u parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Bon, bon, edhe nëse s’bon, s’bon...”
Previous article Agron BERDAJ/ Mes dy botësh

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k